Basha sulmon mediat se botuan lajmin e Eureporter: Top Channel publikon lajmin e një port hale

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon të intensifikojë tonet e tij ndaj mediave.

Lideri i opozitës sulmoi sot edhe televizionin kombëtar Top Channel, nën arsyen se pse botoi lajmin e Eureporter.

“Top Channel publikon lajmin e një port hale. Ka edhe uturake të kryeministrit. Na e përdorin këtë që ka shkruar shkrimin për të trembur shqiptarët dhe për të amplifikuar thirrjet e Ramës për të frikësuar popullin me 1997. Pse nuk publikoni Forbes? Ja tua citoj ‘Edi Rama drejton një ndërmarrje kriminale në vend që e ka kthyer Shqipërinë në qendrën europiane të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës’. Pse është zhdukur kjo nga mediat e kapura?”, tha Basha.

Fjalori që ka nisur të përdorë Lulzim Basha ndaj mediave, na sjell në kujtesë ish-kryeministrin Sali Berisha i cili ka sulmuar për një kohë të gjatë disa prej mediave në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Kujtojmë se ish-­kryeministri Berisha e cilësonte prestigjiozen New York Times si letër higjienike (çështja e Gërdeci).

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Basha sulmon mediat se botuan lajmin e Eureporter: Top Channel publikon lajmin e një port hale”

  1. Arbi says:

    Thuama sa s’ta kam thene moj dobicmadhe,Ku ishte Ky gomar deti,kur ne Lazarat behej nami..do te mbuloje mutin me shuttle.

  2. Kola says:

    Qe keto kanale jane oturaqe e hale, kete e ka thene mire Basha, por jo per arsyen qe thote Basha i cili ne keto momente orgazme mund te shaje e mallekoje cilindo. Jam kurioz ta shoh neser kur te kerceje ne litar si ariu i arixhiut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *