Bushati: Basha po bën diversion me BE dhe SHBA edhe pse mesazhi i tyre ishte i qartë që PD të futet në zgjedhje

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se ka zgjedhur që të bëjë diversion me BE-në dhe SHBA-të.

Nga Shkodra ky ishte i pranishëm Bushati komentoi dhe mesazhet e marra nga Uashingtoni gjatë vizitës së tij në SHBA ku  tha se ndonëse BE, Gjermania dhe SHBA-të kanë folur për qartë për futjen e partive në zgjedhje dhe qytetarët shqiptarë presin që PD të jetë prezent në 18 qershor

“Mesazhi i dhënë nga zyrtaret amerikane ishte i qartë, si për futjen në zgjedhje dhe për përfundimin e reformës në drejtësi. Është një investim politik, teknik dhe financiar i qartë i BE-së dhe i SHBA-ve, i cili gjithashtu gjënë dhe mbështetjen e qytetarëve shqiptarë. Lulzim Basha ka zgjedhur që të bëjë diversion me BE-në dhe SHBA-të, ndonëse BE, Gjermania dhe SHBA-të kanë folur qartë dhe qytetarët shqiptarë presin që PD të jetë prezent në 18 qershor duke shpalosur alternativën e tyre. PD ka 3 vjet që kërkon zgjedhje të parakohshme dhe tani që u dekretua data nga presidenti duan shtyrje te tyre.”, tha Bushati.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij shefi i diplomocisë shqiptare u ndal edhe tek zgjedhja e Presidentit të ri.

“Ne kemi lëshuar drejt opozitës një kërkesa për dialog, për përmirësim të infrastrukturës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR. Sa i përket zgjedhjes së presidentit duam dhe jemi të gatshëm t’i ofrojmë vendit një president të të gjithëve edhe pse i kemi mundësitë për ta zgjedhur si koalicion. Zgjedhjet janë një datë kushtetuese ku qytetarët vendosin për fatet e tyre, partitë politikë janë instrumente ku qytetaret kanalizojnë bindjet e atyre. Ne nuk e zgjedhim kundërshtarin politik, por PD po kërkon që të zgjedh kundërshtarin politik. Palët duhet të punojnë deri në fund për mekanizëm zgjedhor garantues dhe ne jemi të vendosur për këtë. Afati kushtetues është tagër kushtetues dhe asnjë nuk del mbi Kushtetutën. Për reformën në drejtësi e kanë tendencë për ta bllokuara ata që i ka zënë frika nga drejtësia. Kjo reforme nuk është një proces që do zëvendësoj disa gjyqtar me disa të tjerë. Koha për kaos në këtë vend ka mbaruar. Para se të flitet për rrezikun euro-amerikan për Shqipërinë, që është tashmë një manual i SHQUP, i bëj thirrje opozitës të behet pjesë e zgjedhjeve në 18 qershor”, nënvizoi ministri Bushati.

Krye diplomati nuk iu shmang dhe pyetjeve të gazetarëve për faktin nëse do të shkonit në zgjedhje me aleatin, LSI-në. “Gjithçka do bëhet me parimet ligjore dhe afatet e përcaktuara, por ne po i japim një mundësi dialogut. Javës tjetër do vijnë ne Tiranë negociatorët për zgjidhjen e krizës dhe ne kemi vullnetin për dialog. Ju siguroj se PS do vijoj te jete forca e madhe politike e zgjedhjeve te 18 qershorit” përfundoi ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Bushati: Basha po bën diversion me BE dhe SHBA edhe pse mesazhi i tyre ishte i qartë që PD të futet në zgjedhje”

  1. koha jone says:

    Berisha pranon eleminimin e partise se tij ,vetem per ti shpetuar wetingut . Asnje ndryshim nuk do te kete as nga nderkombetaret . 100% PD del jashte loje ,duke u zhdukur dhe logo e saj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *