“Grupi Berisha, kjo çoroditje mendore kërkon destabilizim nesër por s’do ia dalë. Frika nga drejtësia i përball me SHBA e BE”

23 Prill 2017, 15:40Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Kur një shoqëri fillon procesin për rikrijimin moral të shtetit të vet, gjithçka në fillim duket se po shkon në një krizë shpërthyese. Por ky është vetëm iluzion, dhe një fenomen shqetësimi primar, që e kanë kaluar të gjitha shoqëritë moderne kur e kanë filluar këtë proces. Procesi për rikrijimin moral të një shteti nuk mund të jëtë fare një proces i thjeshtë, sepse, në këtë rast, kur flitet për një akt moraliteti në një shtet, kuptohet se reforma ka nisur ngaqë ai shtet është një shtet i pamoralshëm.

Shteti shqiptar është një i tillë, dhe prandaj kërkon të reformohet moralisht. Dhe, para së gjithash, moral për një shtet dhe një shoqëri do të thotë drejtësi.

Il.Procesi i një katarsisi të tillë është shqetësues në fillim, por optimistik më pas. Ai është shqetësues deri në disekuilibrim mendor vetëm për personat që, si të përfshirë në abuzimin shtetëror që po goditet, janë objekt i goditjes penale.

Por, si po përjetohet në Shqipëri sot fillimi i këtij procesi që ka në qëllimin e vet ristrukturimin moral të shtetit shqiptar?

Ka një shqetësim të përgjithshëm i cili është brenda normales. Ky shqetësim normal në botën intelektuale që kërkon progres moral në shtetin shqiptar, është pritje drejt të mirës. Kurse shqetësimi i botës së abuzimit shtetëror, që janë të korruptuarit e identifikuar, është në fakt një prishje e ekuilibrit mendor të tyre.

Kështu spikat të jetë i gjithë grupi Berisha. Kjo çoroditje mendore, i hedh këta në kërkesën për destabilizim shoqëror të Shqipërisë. Por, në fakt, kjo është një kërkësë e dëshpëruar, sepse nuk ka asnjë sens demokratik dhe asnjë sens moral, pikërisht për kohën kur ajo ngrihet. Ndërkohë, ndërkombtarisht, nga poltika amerikane dhe poiltika gjermane, revoltat që kërkon të bëjë Partia Demokratike, janë cilësuar si një frikë që kanë liderët e korruptuar nga Reforma në Drejtësi. Për opinonin publik shqiptar kjo është qartësim i të ardhmes së vet demokratike.

Është kjo kërkesë që nesër bën provën e parë të forcës. Por a do të mund ta arrijnë destabilizimin ose përplasjen shoqërorë në Shqipëri?

Këta që e kanë nisur, kanë shpresë që “Po”, por, po ta shohësh me qetësi duhet të pyesësh:

Cili është motivi që masivisht shqiptarët duhet të ngrihen sot në një revoltë masive?

Në dukje nuk ka asnjë motiv, sepse, para së gjithash, motivi duhet të jetë interes. Ata që kërkojnë revoltë revolucionare, nuk iu kanë dhënë shqiptarëve asnjë lloj motivi, që të përbënte interes të përgjithshëm. Nëse nuk ka të pjekur realisht një interes të përgjithshëm ku njerëzit të shpresojnë në ndërtimin e një jetë me kamje, kurrë nuk mund të pritet një revoltë e gjerë popullore.

A kanë shpresë liderët e korruptuar te ndihma që mund t’iu japë këtyre Moska, Beogradi ose Athina në dëstabilizimin e Shqipërisë?

Berisha kuptohet se, si në jerm që është, e ka këtë shpresë. Këtë shpresë mund ta ketë edhe Dulja, por është e kotë. Shqipëria është zonë e influencës amerikane, dhe shteti shqiptar është i motivuar që të godasë. Përsa i përket Moskës, kjo edhe mund të ndihmojë për arritjen e këtij destabilizimi, por nuk ka fuqi; kurse Beogradi tani dallon që është inaktiv kundrejt Shqipërisë. Athina nuk di se ku ka kokën ë vet, dhe nuk ka më potencë në Shqipëri.

Nesër gjithçka është përballja e korrupsionit me shtetin aktual shqiptar. Shteti shqiptar ka përkrahjen amerikane dhe gjermane. Sidomos, përkrahja amerikane, e bën “revoltën Berisha” një ndërmarje fëminore dhe pa asnjë peshë, sepse, për faktin që në Ballkanin Perëndimor pleksen interesat e medha perëndimore kundër Rusisë, nuk mund të kenë dot fuqi destabilizuese disa forca antiamerikane të cilat realisht as që e kanë dot një kurajë minimale për të thënë të vërtetën e revoltës së tyre. Po qeveria aktuale shqiptare në Tiranë?

Qeveria aktuale shqiptare, e ka firmosur marrveshjen më politikën amerikane dhe gjermane për Reformën shqiptare në Drejtësi, dhe e ka përkrahjen e plotë amerikanë, në një kohë që Amerika aktualisht është prezente me trupa dhe ekspertë në Shqipëri dhe në Kosovë. Sigurisht që kjo është garanci e sigurt e stabilitetit shqiptar.

Askurrë në histori, interesi i një grusht njerëzish nuk është motiv mbarëshoqëror. Sot shumica e shqiptarëve shpreson te reforma për moralitetin e shtetit shqiptar, aq më tepër kur janë të bindur se kjo reformë po drejtohet nga perëndimorët në përgjithësi, e veçanërisht nga një impenjim i hapur amerikan dhe gjerman njëherësh. E gjthë kjo, pasi e ka çuar Berishën dhe grupin e tij në dëshpërim, nuk i jep atij asnjë mundësi reale për të destabilizuar Shqipërinë, sepse, po kjo i ka çuar njëherësh shqiptarët në aptimizmin e pritjes së progresit të tyre.

Rruga e Saliut është një rrugë pa krye, por duhet të kujtohemi se është një rrugë e zgjedhur nën presionin e vazhdueshëm që ka pasur psikika e tij nga ndëshkimi dhe shpronësimi që mund dhe duhet t’i vijë nga Reforma në Drejtësi.

11 komente në ““Grupi Berisha, kjo çoroditje mendore kërkon destabilizim nesër por s’do ia dalë. Frika nga drejtësia i përball me SHBA e BE””

  1. Besoj says:

    Shume e sakte.

  2. Simon Vrusho says:

    DJALI I SULLTANIT NË NJË ÇADËR NË SHIJAK…

    Pothuaj 100 vjet të shkuara, në një lëndinë të madhe në Shijak haxhiqamilistët dumbabistë ngritën një çadër të madhe me lajle e lule, brenda së cilës ishte ngujuar i biri i sulltanit, të cilit do t’i bëhej teslim kurora e mbretit të Arnautistanit, por ai nuk dilte nga çadra pa ikur Princ Vidi prej Durrësit. Kush donte ta vërtetonte mund të afrohej tek çadra dhe ta pyeste, po në turqisht:
    -A ti je i biri i sulltanit që do të na bëhesh sulltan arnaut?
    Dhe ai përgjigjej po turqisht:
    -Po, unë jam, po nuk dal që të më shihni pa dëbuar Vid Evropën…
    Pas çdo përgjigjeje të tij binin 40 daulle të mëdha dhe 50 të vogla…
    Dhe ata e dëbuan Prin Vidin…

    Por ai që hiqej si i biri i sulltanit, nuk ishte veçse një tregtar nga Kruja që dinte pak turçe, sepse rrihte rrugën e Stambollit për tregti…

  3. Bledar Hasa says:

    ka rrjedhje e rrjedhje, por kjoe djalit te Kicos eshte e nje gjendjeje te pasherueshme

  4. Zgalem says:

    Rruget dhe rrugacet
    Njerezimi u fut ne emancipimin industrial , kur u shtruan rruget , u ndertuan autostradat dhe perdor gjeresisht transporti mekanik . Njerzit kursyen kohen e punes . U rrit siguria . U zhvillua vrullshem tregetia dhe bashkepunimi i njerzve . Rruga eshte kthyer ne sinonimin i perparimit dhe i lirise .
    Duke qene kaq te rendesishme , rruget po behen , nje nder pasurite kryesore te c’do kombi . Rrugacet nuk kane asgje te perbashket me natyren paqesore te rruges . Ata jane e kunderta e qyteterimit rrugor . Te tere njerzit i urrejne rrugacet , keta skiftere , qe sjellin kob dhe zi .
    Jo rrallehere rruget bllokohen nga te pa kenaqurit , ndaj nje ligji , qe pengon zhvillimin e nje treve , ose nje biznesi . Njerzit po thuaj i kane persjhendetur keto sindikata , qe kane frymezuar kete lloj bllokimi , me pasoja jo te vogla ekonomike . Kur ka ndodhur nje bllokim i tille , ne Spanje , nje organizate sindikale , qe nuk njifej extremiste , propozoi te rivendosej denimi me vdekje . Kete eveniment spanjoll , ja permenda nje cadristi aktiv ne bllokimin teresor te rrugeve , me 22 Prill . Ai mu pergjigj , me sigurine , qe te jep fryma revolucionare e pushtetit : Ne duam te shofim Lulin kryeminister , Dash Shehin president, Fat Mediun( akcent amerikan ) .minister te jashtem , Nard Noken Minister te kultures e te t jere , qe ju i njifni me mire se une , sepse “ demokracine “ e tyre e keni provuar ne kurriz .
    Pse me keta figura do na genjeni per Republiken “Lul “ . Largohuni nga autostrada . Jeni rrugace, lacjanne dhe kamzoite ! Nuk meritoni as te bisedohet me ju . Ju duhet te gjykoheni ne Spanje , qe t’i hapet rruga demokracise te vertete . Kriminele dhe hajdute ordinere ! Zgalem

  5. Tani says:

    Habitem me sali horrin e lul mutin per te vdekur keni shkoni dhe vdisni Ne burg seshte ndonje qamet I madh.te ishte koha e komunizmit tashme do ishit Ne litar.

  6. kodrasadikitk says:

    Trazirat , veprimet destruktive , sabotazhet ,shitja e detit ose falja e detit ,bojkoti i reformes ne drejtesi etj jan veprime shum te demshme dhe duhet keq te ndeshkohet me voten e popullit si heren e fundit ..

  7. Arber Iliri says:

    O Ngjela kam nje pyetje.Te destabilizosh apo perpiqesh te destabilizosh nje shtet te tere eshte kriminale apo jo, leri se cfare kane bere e si duhen hetuar me veprimet e tanishme per destabilizim a duhet te pergjigjen penalisht, apo ti i ke vetem per teori perpjekjet e Berisha- Bashes per destabilizim.Kwetu fillon reforma ne drejtesi ne goditjen ekesaj perpjekje antishqiptare e antikombetare.Te tjerat jane llafe, burrat e shtetit shfaqen dhe e tregojne veten ne momente te tilla, une mendoj se eshte momenti i izolimit ligjor ne burg i Bashes e Berishes si prishes se stabilitetit , nuk ka te beje me opoziten e te drejten e protestes.Neser do shohesh perpjekje per shkaterim e kaos dhe keto duhet ndeshkuar ligjerisht e ne radhe te pare Basha qe beri thirjen dhe organizimin e ketij destabilizimi.Cdo mendje e shendoshe brenda e jashte vendit e pranon kete lloj ndeshkimi.

  8. Legenburre says:

    Mire e ke ti avokat por po te njejtat gjera po thua tash 6 muaj,ne nje vrime i bie fyellit,aleanca shqiptaro-amerikano-gjermane ngri e plas.
    Po ndryshoje nje here vrimen se dhe fyelli u cmend …

    1. Lugati says:

      6 muj?????ka i vit o miko..rrak tak tak…hik o tak hik se na lodhe pash zotin

  9. Meti says:

    REPUBLIKA E RE E LULUSHIT, NA SJELL NAKATI.!
    Njerëzit kan hallin e tyre ,jo të Bashës .!
    Bashën s’e ndihmojmë dot.!Të pastroj figurën duke kërkuar hetim të personit të tij,për akuzat që qarkullojnë.!S’janë thjesht thashetheme,por ka fakte të cila le ti hedh poshtë po mundi.!
    Aktualisht,s’ka fityrë të të na flas për Republikë të Re,
    sekur ne të jemi idiot,ose vimë nga hëna.!

    ??????????????????????????Na ndihmoni??

  10. Goni says:

    Harrove veten ti monster! Behe thirrje per 10 ppp te vrare?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje