Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, ka komentuar protestën që do të zhvillojë nesër opozita, ku do të bllokojë për rreth një orë rrugët në mbarë vendin.
Idrizit, tha se bllokimi i akseve rrugore nuk është zgjidhje.
Ai argumentoi se duhet të zhbllokohen rrugët e krizës.
“Zgjidhja është zhbllokimi i rrugëve të krizës. E pamundur një krizë që na nxjerr jashtë institucioneve. Kemi bërë disa propozime, por nuk ka vullnet politik. Këtë krizë shqiptarët s’ ja kanë borxh politikës”, tha kreu i PDIU-së.