Kukësi-Tirana, sfidat që u kthyen në “Teatër”

23 Prill 2017, 18:23Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Kukësi dhe Tirana kanë konfirmuar çdo paragjykim që i është bërë gjithmonë para ndeshjes, që këto dy skuadra do të përballen me njëra-tjetrën.

Kanë konfirmuar se 90-minutat që ato do luajnë me njëra tjetrën do jenë një teatër i vërtetë.

Këtë gjë e konfirmuan më së miri edhe sot në sfidën e zhvilluar në “Zeqir Ymeri”, ku Kukësi arriti që të fitojnë pa pikë problemi kundër bardhebluve, të cilët pothuajse nuk ekzistonin fare në fushën e lojës.

Dallohet mjaft qartë se vendasit arritën që të shënonin katër gola mjaft të thjeshtë përballë një mbrojtje e cila ishte spektatore e veprimeve që do bënte Pero Pejic përpara se të realizonte duke mos bërë asnjë ndërhyrje, por thejsht vëzhgonin me sy topin që përfundonte në rrjetë.

Kësaj i shtohet dhe goli i shënuar nga Turtulli që edhe pse nuk luan shpesh me fanellën e Tiranës arriti që të shënojë në këtë takim, por reagimi i tij pas golit ishte mjaft qesharak duke mos festuar fare.

Të dyja këto ekipe ia kanë kthyer mjaft mirë nderet njëra-tjetrës këtë sezon, ku Kukësi arriti që të fitojë me të njëjtën lehtësi dhe në sfidën e fazës së tretë në “Selman Stermasi”, ndërsa i’a ktheu reston Tiranës për Kupën e Shqipërisë, duke e lënë që të kualifikohet për në raundin tjetër.

Që Kategoria Superiore tek ne është e shquar për shitje ndeshjes apo aleanca mes klubeve ku këtë vit Kukësi dhe Tirana e vërtetuan më së mirë kjo nuk ka asnjë dyshim.

Por, të paktën jo kaq ashiqare, mësoni t’i shisni pak më me lezet se e keni bërë balt!

1 komente në “Kukësi-Tirana, sfidat që u kthyen në “Teatër””

  1. Shqiptari Ilirise says:

    Po pse akoma ka budallenj qe shohin kampionatin shqiptar mo???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje