Kurthi i rrezikshëm i PD-së me qeverinë teknike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Altin Ketro

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, me hapat ekstremë që ka ndërmarrë duke shfaqur kërkesa maksimaliste në dëm të kampit mazhoritar me dorëheqje të kryeministrit Rama dhe krijim të qeverisë teknike, praktikisht ndodhet në një situatë shumë të vështirë brenda kampit të vct. Ai nuk mund të tërhiqet dot nga kjo kërkesë, sepse tashmë e ka shndërruar në kauz kur thotë se, s’mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme me këtë qeveri e kryeministër. Duke qenë se kërkesa është ekstreme, pasi çdo tërheqje nga secili kamp ka kosto të forta elektorale, i bie që ai të mos tërhiqet as nga ajo që më optimistët presin nga delegacioni i nivelit të lartë të BE-së që pritet këtë fillim javë.

Lulzim Basha po e kërkon me shumë këmbëngulje dorëheqjen e kryeministrit Rama, që ta përdorë si trofe përpara të tijve ku, jo pa të drejtë, ta thotë me zë të lartë që arriti ta gjunjëzojë kundërshtarin, duke qenë në pozita kaq të dobëta në inferioritet elektoral karshi tij. Është i vetmi rezultat politik që ai dëshiron të marrë me qëllim që të forcojë pozitat brenda Partisë Demokratike ku ende nuk po arrin të fitojë personalitetin që ka Berisha.

Është e kuptueshme që kryeministri Rama nuk mund t’i bëjë një dhuratë kaq të çmuar kundërshtarit, pasi edhe për vetë atë kjo do të ishte vetëvrasje politike. Në këto kushte, duke qenë se Basha e ndjen se është i humbur përpara koalicionit të majtë, atëherë ai duke mos patur se ç’të humbë tjetër, ka zgjedhur rrugën e prishjes së zgjedhjeve.

Megjithatë, do doja të ndalesha pak tek kërkesa e tij për qeveri teknike, se çfarë ajo do të përfaqësojë. Basha nuk e ka shpjeguar në terma shterrues këtë, pra ka kërkuar thjesht qeveri teknike, me idenë se teknikalitetet do diskutohen më pas me kundërshtarin.

Qeveria teknike, përpos emrit që ka, do të jetë një përbërje mikse e mazhorancës me opozitën, ku secila do të ketë përfaqësuesit e vet. Sado të kamuflojë dëshirat Basha se nuk do që të jetë pjesë e qeverisë, dihet që ministrat që do e përbëjnë atë do të marrin dakordësinë e palëve politike. Askush të mos krijojë iluzionin se ata do jenë disa ministra të nuk i lidh asgjë me politikën dhe do të jenë mishërimi i pavarësisë. Kjo, pasi secili syresh do të jetë shëmbëlltyra e interesave që kanë forcat politike që do t’i votbesojnë.

Normalisht një qeveri e tillë ka kryeministrin dhe ministrat, por nuk dihet se cilat përqindje do t’i takojnë opozitës. Po të nisesh nga numrat në Kuvend, i bie që ajo të përfaqësohet më lart se LSI-ja, gjë që s’mund të ndodhë. Dihet se më i rëndësishmi aty do të jetë kryeministri, por absolutisht PD-ja nuk do të dojë që të jetë aty për fasadë, kështu që ka për të kërkuar që të ketë zëvendës kryeministrin. Jo vetëm kaq, po ai duhet të ketë të drejtë kundra firme, pra që asnjë urdhër i kryeministrit apo vendim qeverie të mos kalojë pa miratimin edhe të tij. Gjithashtu PD-ja do që të ketë kontrollin edhe mbi ministri të rëndësishme, p.sh. ministrinë e Brendshme. Në rast rezistence nga PS që ta ketë ajo ministrin teknik, normalisht PD do këmbëngulë për zëvendësministër teknik të sajin. Edhe ky, natyrisht, me kundra firmë. Kjo frymë mund të vijojë edhe tek policia ku drejtorit të përgjithshëm do t’i bashkëngjitet ndonjë bashkë drejtor, etj., etj.  Me pak fjalë, do të jetë një qeveri me bashkëkryetarë, në rastin konkret bashkë ministra, njësoj si ato komisionet bipartizane parlamentare. Ajo që është më e rrezikshmja në këtë rast, do të jetë bllokimi i njëri – tjetrit, sepse në kushte të tilla ku varen fatet e pushtetit, askush s’mund të tregohet tolerant.

Kjo situatë bllokuese, përveçse do të na bëjë qesharakë në sytë e botës, do të ketë ndikim shumë negativ edhe në ekonomi. Dhe dihet që risqet politike do binin në kurriz të PS-së si partia më e madhe, dhe kjo do të ishte fitorja e dytë e PD-së pas asaj të dorëheqjes së supozuar të Ramës.

Ndokush mund të thotë se po fantazoj me këto paragjykime përderisa asgjë nuk është vendosur. Shumë qetësisht do t’i thosha kujtdo që nuk e beson këtë skenar, se e njëjta gjë ndodhi edhe me Reformën në Drejtësi, ku PD-ja e ngriti si kuaz të madhe deri në Komisionin e Venecias qenien e saj si pjesë e procesit me pjesëmarrje të barabartë 50 me 50 me mazhorancën. Dhe sapo mazhoranca ia miratoi këtë kërkesë, edhe me garancinë e BE-SHBA-së, opozita e shfrytëzoi këtë situatë që iu dha për ta bllokuar reformën.

Bllokimi i punës së qeverisë, ose më saktë, sabotimi i punëve të saj, në kushtet kur parlamenti është i shpërndarë dhe për më keq, nëse deri atëherë nuk do të kemi as President të zgjedhur, do ta fuste vendin në një amulli të pashoqe e cila do t’i interesonte veç dy njerëzve, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. I pari ka treguar se ka mbijetuar vetëm nga situatat e rënda politike, ku gjendja ka dalë jashtë kontrolli dhe palët do u nevojitet një 9 mars i dytë për t’u pajtuar sërish e për të falur për të disatën herë mëkatet e vjetra.

Natyrisht që Partia Socialiste nuk do t’ua japë këtë kënaqësi dyshes Berisha-Basha, as faktori ndërkombëtar nuk ka për t’iu bërë urë shpëtimi kësaj here, dhe ata do të jenë të lirë të dalin nga skena politike me vullnetin e tyre të lirë pas 18 qershorit. Nëse ka të marrë të tjerë brenda kupolës së tyre, dhe opozitës në tërësi, që duan t’u shkojnë pas, marrshin veten më qafë. Shqipëria nuk do bëhet më kurban për ta.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Kurthi i rrezikshëm i PD-së me qeverinë teknike”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Mos u lodh me komente,shembulli ekziston,Qeveria teknike e 91.
    PD-ja “fitoi” zgjedhjet,duke vjedhur masivisht votat,ku bandat e rrugeve mbushen kutit.
    Ne ate kohe,”gjeten shesh,ben pershesh”,por Berishes nga mendja nuk i eshte hequr,ai e quan sukses vjedhjen,kur ajo i sjell pushtetin.

    1. Sali KalGomari says:

      Qeveri teknike me kryeminister Belind Kerricin

    2. ESILDA says:

      KUSH E DO SHQIPERINE, KUSH SDO QE TE PERSERITEN ATO VITE TE TMERSHEME KU ME MIJRA SHQIPTARE U VRANE ME NJERI TJETRN PER KAPRICIOT E SALES,NUK DUHET LEJUAR QE TE PERSERITET AJO KOHE,,KU JANE DEMOKRATET E VERTETE QE E DUAN VENDIN , SKA AS NJE ? KU ESHTE BREGU ,KU JANE SHOKET E OLLDASHT DIKUSH DUHET TE KRIJOJ PARTINE TE REGJISTROHT KU JANE FUTUR DEMOKRATET E VERTETE NE QOFTE SE KA DUHET TE DISTANCOHEN NGA E KEQIA TE CILET PO E SHKATEROJNE PO E NJOLLOSIN VENDIN- JU RINI AS RINI TE QETE JEPNI MENDIME, BENI ARTIK PARIMOR NE GAZETA DUKE DHENE MENDIME, MENDIMET PATRIOTIKE DUHET TI SHTRONI NE PARTI. PATRIOTIZMI KETO KOHE ESHTE SI TE HYJME NE ZGJEDHIE TE VOTONI LIGJET KJO ESHTE KRYESORIA TI NDIMOJNE ATDHEUT JO ME LLAFE PO ME VEPRA,MBLIDHNI MENDIEN SA SESHTE VONE.

  2. Vesi says:

    Luli ka per te fitu noc rrokun. Kerkon gjithcka sepse po humb gjithcka. Nuk behet kryeminister, shkon ne burg dhe perfundon ne Hollande.

  3. Kleidi says:

    Bravo Altin, shume e qarte analiza dhe e thjeshte per tu kuptuar

  4. Adrenalin says:

    Rexultati është 3-0 për PS , Lulza do përsëritjen e ndeshjes në minutat shtesë.

  5. jkoreshi says:

    asnje terheqje, per te toleruar vrasesin serial berisha dhe ronxho-bonxhon e tij basha.

  6. Laluci-Myzeqare says:

    Qeveria “Teknike” eshte nje PRETEKST I “Heroit-Serbe” qe po na Qeverise ne Shqiperi Lulic Bashovici..
    Nese Do te kishim nje OPOZITE Normale me sens Politike,dhe Konstruktive..te merrte Pjese ne Jeten Politike te Vendit dhe tu pergjigjet Sfidave…Te votoj Ligjet e VITINGUT, athere do te ishin HAPUR NEGOCJATAT PER NE BE-dhe Ndoshta edhe Qeveria Gjermane do te kishte VENE DOREN NE ZEMER,dhe Pershpejtuar Futjen e Vendit ne BE- Ashtu sikurese bene edhe per Greqine Dikur..
    Por ne kemi SPIUNAT E UDB-se qe Kerkojne nje Shkaterrim te Kombit Shqipetare, dhe ky Projekt po Vazhdon..”Cadrat” e TRADHETISE NUK JUSTIFIKOJNE ASNJE LLOJE KERKESE PER QEVERI “TEKNIKE” APO QEVERI “BESIMI”…
    Lulic Bashovici..NUK ESHTE SHQIPETARE PER MUA…Ministria e Jashteme Gjermane jo me kot i Shkruajti emrin e te Jatit XHEMAL…pra shkurt Gjerm,anet shkojne ti Thone:ME POLITIKEN TENDE LULIC BASHOCICI JE NE NJE LINJE ME TURQIT..lol

  7. Shigjetari says:

    Analize e sakte Altin. Eshte faktor mjaft regresiv ekzistenca e nje opozite me aktiviste te tipit Berisha, Basha, etj.

  8. Tafa says:

    Te shporren nje her e mire nga PD. Keto komunista dhe antikombetare berisha basha fuck.

Lini një Përgjigje te jkoreshi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *