Lëreni PD të përplaset me popullin!

23 Prill 2017, 19:54Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Partia Demokratike ka njoftuar, se do të bllokojë nesër pesë pika kyçe në gjithë Shqipërinë, për të penguar lëvizjen e mjeteve. Nuk jam i qartë se si do t’i bllokojnë fizikisht. Ndoshta do të vendosin makinat e tyre deputetët, dhe do të qëndrojnë vetë në krye të barrikadës. Ndoshta kanë përgatitur ndonjë makinë zhavor, ta derdhin aty e të heqin sërish pas një ore. Ky është një banalitet që e mësojmë nesër.

Ajo që po mësojmë sot, është se Partia Demokratike ka një vetëekzaltim, sikur ka zbuluar më në fund, se si mund ta shkundë qeverinë. Dhe zgjidhja në të vërtetë nuk ka të bëjë fare me qeverinë, por me popullin. Partia Demokratike ka vendosur të përballet me popullin, që nuk i bindet urdhrave të saj, për të rrëzuar qeverinë.

Tensioni verbal që po rritet mes dy kampeve, duket se është një lojë e qeverisë, për t’ua ngritur edhe më shumë nervat njerëzve me këtë akt të PD.

Por unë nuk shikoj shumë rreziqe për qeverinë, apo për qytetarët nga kjo lëvizje, por thjeshtë një falementim të PD.

Rreziku kryesor ka të bëjë me deputetët që do të ekzekutojnë fizikisht urdhrin. Deputetët që kanë marrë përsipër të bllokojnë pesë pikat kyçe në gjithë Shqipërinë, rrezikojnë ndjekje penale si organizatorë legalë të bllokimit të rrugës që e marrin vetë përsipër. Dikush prej tyre nga i ndjekur penalisht mund të përfundojë dhe i pandehur, dhe me ligjin e dekriminalizimit, nuk bëhet më as deputet. Për fat ligjin e kanë bërë vetë. Dhe me sa pashë pak listat e “bimbashëve” të rrugës, do të ishte një rast i mirë për të bërë “katharsis” brenda PD, nëse disa prej tyre ndiqen penalisht.

Por më shumë se sa bllokimi Lulzim Bashës i intereson konfrontimi. Më shumë se një përpjekje për bllokim, është shpresa se mund të ketë konfrontime, me qëllim që Basha të martën të mos ulet në tryezën e negociatave me të dërguarit e Brukselit. Pra kemi një përballje të PD me qytetarët, vetëm që Basha të shpëtojë nga sikleti i negociatave të dështuara. Kjo bën që Basha të mos e ketë mendjen aq shumë tek bllokimi, por tek konfrontimi.

Nga ana tjetër, bllokimi i rrugëve, është një akt i cili do të prodhojë një alergji kombëtare kundër tyre, dhe do t’i përballë ata me qytetarët e thjeshtë, të clët ndoshta mund të jenë dhe me PD në këtë histori. Ideja se mund t’i imponohesh qeverisë duke bllokuar rrugët, tregon pafuqinë për të përdorur mjetet politike, dhe dëshpërimin e opozitës.

Prandaj nuk ka sens të këshillosh PD sonte të mos bllokojë rrugët nesër. Lereni PD ta çojë deri në fund marrëzinë e saj se kështu ka shanse që dhe qytetarët të jenë më të qartë për të. Kjo histori është një rast klasik, ku ne nuk duhet të mbrojmë qytetarët nga PD, por duhet të mbrojmë PD nga qytetarët. Me këtë që po bën PD, qytetarët do të jenë kundërshtarët realë të këtij akti. Dhe nuk kemi pse e mbrojmë PD nga qytetarët. Duhet ta lëmë të përballet me ta.

Paralelisht me këtë, policia duhet të zbatojë detyrën gërmë për gërmë, duke penalizuar deputetët që do të veprojnë fizkisht për bllokimin, duke i çuar për ndjekje peale, duke sekuestruar mjetet që mund të përdoren për bllokim, e deri duke gjobitur personalisht bllokuesit.

Pastaj PD e ka më të lehtë të kërkojë në negocata, aministi për deputetët e saj dhe bllokuesit e rrugëve. Lereni të përballet me problemet që tenton t’u hapë qytetarëve dhe shtetit, nga kompleksi i mospërfilljes që ka prej tyre.

 

21 komente në “Lëreni PD të përplaset me popullin!”

  1. boom says:

    Rama dhe njerezit e thjeshte nuk duhet te lejojne qe vendi te merret peng nga Putinistet Berisha-Basha. Filmoni cdo serbo-shpellar dhe aktet e tyre terroriste.

    1. Republika Ambasadoriale e Salbanise says:

      Ajo qe me ben me shume pershtypje ne kete histori banale me Cadren e Krimit
      eshte nje pozicjon “off side” I pseudo-ambasadorit Donald Lu dhe te atyre qe e kane emruar ate ato wisnert dhe podestat ..qe jane ultra berishiste qe bejne ligjin ne politiken shqiptare te amerikes duke levizur me pult komandimi jo vetem Donaldin e vogel por dhe Berishin me Lul pordhen..pse jo dhe miun e ambasadave Ilir meta.
      .
      E mira e kesaj revolte te Lul bash sumes eshte se popullit I eshte neveritur jo vetem banda kriminale e Pd por dhe ata antishqiptare te betuar qe do quaja Birishistet e washingtonit dhe lul bashistet e europes..
      .
      Nuk eshte secret te thuhet sot pasi me gojen e tij Bill Rajerson deklaroi para disa muajsh se …””””:E organizuam 2 prillin 1991 per te rrezuar komunizmin I cili duhet te merret I pandehur per dy ceshtje:

      1-Duhet te marre persiper te pakten idene ..se duhet vrare dikush nga mbrapa per te shperthyer situaten dhe me ato qe thote Izet Haxhia tropojanet elezbiberaj dhe azem hajdari ishin dy shtyllat kryesore te krimi te 2 prillit 1991

      2- Eshte nje genjeshter kriminale se kjo u be per te rrezua komunizmin se ai ishte rrezur qe ne 17 dhjetor 1981 qe me vrasjen e mehmet shehut..pra rrezimi I komunzmit ishte sit e thuash te vrases apo te konsumosh nje kufome qe do te thote se ishte nje kanibalizem
      .
      ++++++++++++++++++
      POR ajo qe diskretiton berishistet e washingtonit qe jane regjizore dhe te cadres dhe bllokimit te rruges eshte 14 shtatori 1998..
      .
      Sepse Sali bisha pasi kreu krimin e marrjes se pushtetit me dhune ne vend qe amerika dhe europa te kerkonin prangosjen e tij pa kushte..u bene mbrojtes te tij..

      .Biles nje diplomat-politikan me rendesi ne amerike talli lesht me shqiptaret pasi tha:
      .
      KUJDES SE KA RENDESI SOT:
      .
      pergezojme berishen se ktheu ne menyre paqsore armatin e rende……..komentin e kesaj shprehje le ta vazhdoje lexuesi
      .
      Jo vetem kaq por ne menyre “horror” lejohet berisha qe te jape deshmite e shtatorit 1998 brenda mureve te ambasdes amerikane perpara nej prokuroje amerikane qe eshte turpi me I madhe I diplomacies amerikane per te gjitha kohrat..
      .
      Biles kulmi arriti kur koka te qverise amerikane I bene presion illegal Metes dhe Majkos qe te mos preknin berishin edhe pse po organizonte revolta ne tropoje e gjetke

      …………….

      PSE NUK DUHET FALUR KRIMINEL BERISHA EDHE PSE ESHTE BURRI SHTETIT I ARVIZUSE..KU KY I FUNDIT KA NJE POZICJON ME RENDESI NE DASH….
      .
      Figura e krimit e të pandehurit Sali Rrahman Birisha

      Në 13 e 14 shtator 1998, duke përfituar nga ceremonia mortore e mender me thane Azem Hajdari, PD e kryetari i saj, deputeti Sali Bisha, si dhe persona të tjerë kanë bërë thirrje për përdorimin e dhunës, kanë nxitur qytetarë të ndryshëm për armatosjen e tyre, me synim pushtimin me forcë të rezidencave qeveritare për përmbysjen e rendit kushtetues”. Godinat u sulmuan duke u djegur dhe shkatërruar, situatë që u cilësohte si grusht shteti

      Pse duhet te arrestohet i pandehuri Sali Rrahman Berisha ??

      Në bazë të nenit 221 i Kodit Penal , I pandehuri Sali Rrahman Berisha i datelindjes 15 tetor 1944 duhet të përgjigjet penalisht për veprën e mësipërme dhe, duke qenë se krimi i mësipërm, për të cilin akuzohet, është me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe kombëtare për rendin kushtetues dhe se vetë i akuzuari paraqet rrezikshmëri shoqërore të theksuar çmohet se atij duhet t’i vihen prangat ne cdo kohe

      Pse nuk arrestohet i pandehuri Sali Rrahman Berisha per krimine 14 shtatorit 1998…??

      Deponimi i bere nga i pandehuri Sali Rrahman Berisha perpara ish -ambasadorit te SHBA ne Tirane Robert Frouik dhe konsullja e Ambasades Amerikane ne Tirane Susan p. Lively ne ne19 korrik te vitit 1999 eshte ndoshta skandali me i madh dipllomatik per te cilin dhe sot admistrata amerikane dhe vecanerisht ambasada e rruges Elbasanit dhe posacerisht zoti Lu duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar qe kane “bashkpunuar m e nje kriminelI te rrezikshem si SERBerisha ?
      Nqs sot denojme krimet e Hitlerit ne vitet 40’ dhe ne bote po denohen akoma naziste te fshehur edhe ne moshen 80-90 vjecare per krime te kryer para 70 vjetesh pse ambasada amerikane po mbron nazi-berishistin,biles duke inskenuar dhe duke amplifikuar ceshtjen Doshi & Friends sikur te jete problem kozmik ?!
      Eshte e lexueshme qe gjithe kjo maskarade eshte nje bllof qe po behet ne prag fushate elektorale ku po pregatitet neveritshem nje ardhjee trete e Berishes ne pushtet si ne 1991 me falangat e “agjit-proppit” Elez biberajve ,Hillave dhe Billave dhe ne 2005 te BGR Group,Stuart Stevens.mikut te Fazllicit

      Një deklaratë bombë e ish ambasadorit amerikan Arvizu, i cili krahasoi rrëzimin e Sali Berishës nga pushteti me përmbysjen e Ramiz Alisë në 1992, i dha atehere një dimension historik fitores së të majtës, duke e konsideruar regjimin e Berishës më të rrezikshëm se të Ramiz Alisë.
      Pra pse nuk po e fusin në burg Berishën si Alinë por e tolerojne duke shpikur tragjikomedi me Dosha & Kodosha ,koqkodhima,ben blusha…qe po e cojne vendin ne nje katastrofe apokaliptike shume dimensionale per te shpetuar bolet e fishkura te Berishës..
      .
      E fundit
      Zoti Donald Lu ( dhe berishistet e washingtonit ) duhet ti tregojne shqiptareve se jane me kriminelin Lul Biberishen apo me 10 miljon shqiptaret.
      .
      Fakti qe Donald Lu ..leshoi fishekzjarre kur u kap Shukri Xhelili me breke te grisura dhe e quajti krim te rende..dhe ka heshtur kur Lul Bashibozuku ka bere thirrje dhe veprime terroriste qe ne Amerike te vene prangat ne vendin e ngjarjes ..eshte e frikeshme…se shume shqiptare sot kane filluar te thone:
      Donald Luli dhe Lu Basha…
      njelloj si ne vitin 1992
      kur thonin William Berisha dhe Sali Rajersoni

    2. Ligori says:

      Mero, nese do kete negocime per kapercimin e situates politike, nje kerkese e mazhorances duhet te jete qe kushdo qe ka nje process ne prokurori, apo process te mbyllur me procedure, nuk mund te behet deputet. Ikken saliu, Luli, dhe horrat e tjere.

  2. Agron says:

    Hera e pare qe jam dakord me Mero Bazen. Kjo eshte nje vetevrasje politike. Populli do te largohet akoma me shume nga PD

  3. Milan says:

    Te shohim sa bubureca do dalin neser nqs ju dhimset vetja ?

  4. Grand says:

    Z.Baze me lejo te te shtroj kete hipoteze:
    Basha e di qe nuk ka qeberi teknike dhe as shtyerje date zgjedhjesh. Ai nuk do qe PD te futet ne zgjedhje.
    Ai kerkon te iki jashte pas 18 qershorit. Se bashku me SB. Emigrim poltike ndoshta edhe ne Rusi.
    Po te futet ne zgedhje ai behet deputet. Sigurishte humbet Pd. Qenja deputet nuk i mundedon azilin.
    Krshtu edhe per sb.
    Z.basha kjeshte thjeshte hipoteze. A mund ta hulumtosh ?

  5. DANIEL says:

    PO NE SE NESER NE PROTESTE, NJEREZ TE AFERT ME BERISHEN ,KRYEJNE NDONJE SHPERTHIM TEK PROTESTUESIT, PER TE AKUZUAR QEVERINE ? A BESOHET AI QE KERKON TI SHPETOJE LITARIT.

  6. Lari says:

    Duket qartë se LB dhe SB duan luftë dhe konfrontim. Edi duhet të marrë masat, sepse dy të mësipërmit mendojnë të mbështeten te Bathorja dhe Kamza si edhe te lazaratasit.

  7. kristaq says:

    Jo mero keta duhet te prplasen me ligjin dhe jo me popullin

    1. Abc says:

      Te jap plotesisht te drejte

  8. nord.al says:

    Mos te harrojme se keto diabolike kan eksperience te gjate qe me 2 prill 91. Poshtesia e tyre nuk ka kufi.

  9. v says:

    I lini kriminelet qe te vrasin popullin,
    kete, se kuptoj.

  10. 231 says:

    I LUTEM POPULLIT TE TIRaNES DHE SHQIPERISE TE GODASE ME DRUNJ,GURE, E C’FARE TI ZEJE DORA KETA MASKARENJTE E PD,,,,RRIHINI SI QENTE NEPER RRUGE DHE DETYROJINI TI HEQIN VETE PENGESAT NGA RRUGET,,,ASKUND NE EUROPE NUK PENGOHET POPULLI PER TE SHKUAR NE PUNE,,,,NE DUAM REND,,QETESI ,DHE PUNE,,,PD PO TE DOJE TE TI MBLEDHE NJEREZIT BRENDA SHQUPIT E TE RRINE ATY DERISA TE PLASIN…/////

  11. Ola says:

    LERINI TË DHFREJNË DUFIN !
    Do bëjmë si do bëjmë 1orë.
    HAPI RRUGË BUDALLAIT.!
    NA KA ZËNË DERËN !???????

  12. Legenburre says:

    Neser qytetaret te shmangim udhetimine e tyre nga fasha orare 11.00-12.00 dhe bllokimi i Lul Shalengjturit me gishtin perpjete do te rezultoje nje nul i madh per faktin se nuk ka c’fare te bllokoje,kaq e thjeshte eshte,bile do u kthehet ne bumerang sepse do te behen gazi i botes kur ta shikojne qe kane bllokuar …..ajrin.

  13. sherifi says:

    Kam mendimin qe policia duhet te bei shum kujdes se keta do vrasin vete ndonje si e si qe te fajesoin policin dhe te krijoin probleme, jane specialista ne kte fushe.

  14. breaking news says:

    Para dy vitesh politikani me I dashur amerikan per Shqiperine per te gjitha kohrat Joseph J. DioGuardi ne nje takim konfidencial tha pak a shume se shpesh vihet re ne politiken amerikane nje ‘antiamerikanizem” ne lidhje me shqiperie duke e krahesuar me lehtesirat qe kane serbet dhe greket me ameriken…dhe me tolerimin qe po I bejne Berishes per te cilen kane kaluar kufinjte njerzore.
    .
    Nese serbet e saliut dhe greket e lul bashes e bene feste diten kur rane kullat binjake ne shtator 2011 ndersa ne shqiperi ishte dite zije….pse amerika toleron akoma dy kriminele berishoviqin dhe Luludhe Bashen qe e kane shkruar ne balle qe jane antishqiptare?
    .
    Ne kete kuader sot nje njoftim I cuditshem I ambasades amerikane thekson se demonstrata do jete politike por “shume paqsore”…..mire se VOA eshte bere altoporlant I PD por dhe ambasada amerikane ?
    Lexoni me kujdes keto rrjeshta:.
    Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar shtetasit amerikanë në Shqipëri në lidhje me protestën e nesërme të opozitës, ku do të ketë bllokim të rrugëve.
    Në njoftimin e asaj, ambasada amerikane thotë se do të ketë demonstrata politike, por nuk ka rrezik apo kërcënim specifik kundër shtetasve amerikanë.
    **
    Nqs se do ishte vetm 1% I sinqerte me shqiptaret duhej qe Donald Lu duhet te dilte me nje deklarate qofte dhe formale qe ti terhiqte veshin ketij “kaubojsi” qe flitet se kishte nje pashaporte amerikane ne Hollande..
    .
    Pra perse Donald luja futi koken si Struci kur lul krimineli beri kete thirje terroriste
    Ku ishte ambasada amerikane kur Lul Basha foli si ISISaliberisha ?
    .
    Doni Lu ,Luja eshte me ne
    Doni luftë, luftë do të ketë!
    Qytetarët do të fitojnë
    . Shpojuani gomat e makinës,
    thyajuni dritaret,
    nxirrini zvarre nga zyrat

  15. astrit says:

    Jam dakord me mendimin e Kristaqit se keta duhet te perballen me ligjin.

  16. shoku says:

    Ore une jam gati per tu nisur ne Tr, se kam time me qe ka probleme me zemren, Me thoni ku do ta bllokojne rrugen se per at Zot le te bej gaf.

  17. niazi says:

    le te dalin ne rruge kriminelet e Saliut ! pas kesaj le te veproje ligji !Lulushi le te pergjigjet se populli po e le ne balte !

  18. j says:

    Ruajeni zyrën e kryeministrit se mos hyjë basha fshehurazi dhe të thotë,
    —Tani jam unë kryeministër se më ka vënë berisha.Ky është në fazën që bën gjithshka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje