PD kërcënon Policinë e Shtetit: Policët që pengojë protestën, do filmohen dhe do mbajnë përgjegjësi penale

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Menjëherë, pas thirrjeve të Policisë së Shtetit që qytetarët t’i shmangen protestës së PD-së për të bllokuar rrugët, pasi do të shkaktohej kaos dhe destabilitet, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike.

Edhe pse nuk ka marrë leje për të zhvilluar tubimin për të bllokuar akset kryesore të vendit, PD nuk heq dorë duke e quajtur thirrjen e policisë së shtetit si këcenim.

Kjo forcë politike i është kundërpërgjigjur me një kërcenim duke thënë se të gjithë policët që pengojnë qytetarët që të bllokojnë rrugët, do të filmohen dhe do të mbajnë përgjegjësi penale kur PD të vijë në pushtet.

DEKLARATA E PD

Me urdhër të Edi Ramës, krerët e policisë që nuk luftojnë krimin, trafikantët, banditët, por bëhen palë me ta, kërcënuan sot qytetarët e lirë të vendit, në një përpjekje të dëshpëruar për të ndalur popullin të shprehet.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, i bëjnë të qartë sot kupolës së policisë të heqin dorë nga keqpërdorimi politik dhe të mos pranojnë të dalin kundër popullit për interesat e Edi Ramës.
Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar i bën të ditur publikisht çdo punonjësi dhe funksionari të policisë, se do të filmohet e do të regjistrohet emër për emër kushdo që tenton të pengojë apo intimidojë qoftë dhe një qytetar të vetëm.

Do të mbajnë përgjegjësi penale para ligjit, dhe nesër do të përgjigjet deri më një, cdo drejtues, shef apo punonjës policie që do tentojë të cënojë të drejtën sovrane të qytetarëve për të protestuar paqësisht.

Protesta nesër do të jetë paqësore, por e vendosur dhe e pathyeshme.
Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar kanë 65 ditë që protestojnë, pasi mbajtën një nga mitingjet më të mëdha që ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të gjitha veprimet kanë qenë paqësore dhe shembull i qytetarisë më të lartë europiane që ka dëshmuar shoqëria shqiptare. Nuk ka patur asnjë provokim, asnjë incident të vetëm, asnjë prishje të qetësisë apo pronës publike.

Protesta e Opozitës së Bashkuar dhe qytetarëve do ta shpëtojë Shqipërinë nga krimi që ka sjellë Edi Rama. Me besimin tek vlerat e demokracisë dhe lirisë, Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojë qëndresën qytetare me çdo mjet demokratik deri sa të sigurojmë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të bashkohen masivisht nesër mes orës 11 dhe 12 paradite në këtë protestë kundër krimit dhe drogës me mbështetje qeveritare, për të ndalur krimin, për të ndalur pushtetin e lidhur me krimin dhe për të siguruar të drejtën themelore të qytetarëve në demokraci, të drejtën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “PD kërcënon Policinë e Shtetit: Policët që pengojë protestën, do filmohen dhe do mbajnë përgjegjësi penale”

  1. Eri says:

    Ju te PD jeni pederasta Rob me te veshtire vini era gjak. Ju jeni vazhdimi i diktatures komuniste ne shqiperi. Robt ku ti keni. Ptyyyy.

  2. dede says:

    O minister leshi, o Xhafaj po jep ore urdher e shkoni terhjekni zvarre prej qadre e drejt e ne burg te burrelit keto shkerdhata, po kercenojne policine nga qadra e ju po bani sehir, qitni jashteketo. isha vrastare nga qadra dhe shdepni dru…..

  3. Tirona says:

    Kjo do jete nje prove per prokuroret dhe gjyqtaret se si do zbatojne ligjin, nese zbatojne ligjin bllokuesit e rrugeve shkojne ne burg dhe behet mesim per te tjeret, nese nuk zbatojne ligjin , keta prokurore dhe gjyqtare pas Vettin-gut shkojne ne burg per shkelje te ligjit dhe behet mesim per prokuroret dhe gjyqtaret e tjere qe te zbatojne ⚖️⚖️⚖️⚖️

  4. PE says:

    O Lulzim,
    more Lulzim,
    puna jote,
    aferim ,
    gamor ti ,
    gamor , kush t’vuni,
    sot a neser ,
    valo druni.

  5. I drejti says:

    ORE LULUSH PEDERASTI PO PSE DASHKE TE BESH ÇTE DOJE BYTHA JOTE E SHPUAR, PO PERSE ESHTE POLICIA MORE KARABUSH PER TE TE PARE TY SE ÇDO BESH. NESE SHKEL LIGJIN TE MERREN TE GJTHA MASAT PER RUAJTJEN E RENDIT PUBLIK PER TE LEJUAR JETEN NORMALE PER NJEREZIT QE AS DUAN TJA DINE SE ÇBENI JU.

  6. pellumb says:

    Vetingu do te behet pa diskutim per ti shtypur koken kerrmave te korruptuara

  7. Orli says:

    Cfare nuk na degjojne veshet!ne vend qe policia e prokuroria te dergojne para ligjit shkelesit e ligjit ata bejne presion mbrojtesve te ligjit!!!une mezi po pres qe serbi sali karaxhic te filloi luften qe ta heqim njehere e mire kete monster te percarjes se shqiptarve nga faqja e dheut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *