Rama jep lajmin e mirë: Do ulim çmimin e energjisë për kishat dhe xhamitë

23 Prill 2017, 11:00Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nga bashkia e re e Finiqit ku po shpërndan disa leje legalizimi për zonën, tha se do të ulet çmimi i energjisë elektrike për kishat dhe xhamitë.

Tek sa i dorëzoi lejen e Kishës së Mesopotamit priftit, Rama shkëmbeu me të edhe një bisedë të shkurtër.

Prifti falenderoi shefin e qeverisë por i kërkoi të bënte diçka për pronat e kishave ortodokse.

Prifti: Falenderoj zotin Edi Rama.

Rama: Edi Rama thuaj se Zotin…

Prifti: Do  guxoj të të them… me të njëjtin zell të përpiqesh edhe për pronat e kishave ortodokse.

Rama: Dua të të jap lajmin që do ulim energjinë për kishat dhe xhamitë.

Prifti: Po kishën në…

Rama: Një minutë ore, se jeni të çuditshëm ju me rradhë, do ulim energjinë për kishat dhe xhamitë. Do paguani njësoj si familjet jo si biznes se ju s’jeni biznes .

Prifti: Ne kemi edhe shumë kamata që nga vitet ’90.

Rama:Kamatat e vonesës do i shohim vec, po do e gjejmë një rrugë me ndihmën e zotit që do të na ndihmoni ju për këtë.

Zotit që është zot iu deshën 7 ditë, a iu deshën aq për botën a jo? Gjashtë se e shtata ishte e pushim, ne s’jemi magjistarë…

Çoji një fjalë perëndisë të na ndihmojë për këtë punë.

1 komente në “Rama jep lajmin e mirë: Do ulim çmimin e energjisë për kishat dhe xhamitë”

  1. Ay tall Menderet o Milet says:

    …. per bunkeret dhe hotelin e Koqo Kokdhjemes , ndoshta?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje