Rama apel Kishes per Vangjel Dulen: E kam mik por ka ikur në drejtim të paditur, ja ka marrë mendjen shejtani. Silleni në vete

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në bashkinë e re Finiq ku shpërndau 250 leje legalizimesh.

Nga kjo zone e minoritetit grek, Rama ka thumbuar edhe deputetin Vangjel Dule për të cilin tha se nuk e kuptonte se çfarë bënte që kishte hyrë në çadër.

“Vettingu, që i ka detyruar ata që të futen në çadër, bashkë me Vangjelin. Se di ca bën ai sot. Sot është Shën Thomai, jo Shën Vangjeli. (Shën Gjergji i thonë të pranishmit) Po i thash Gjergji, do ngrihen ata të Athinës dhe të thonë se ‘na morën Jorgon’.

Se i çon sms Vangjeli. Ça bën Vangjeli në çadër?? (Pyet) (Fle gjumë thonë banorët) Gjumë nuk fle ai, se e njoh dhe e kam mik. Duhet thirrur në rrugë të drejtë, ju të kishës mund ta thërrisni. Po Vangjeli nuk merret me këto punë, se ai merret me demokracinë” u shpreh Rama.

Gjithashtu Rama tha se në 8 vitet e qeverisë së vjetër, në këtë zonë u bënë vetëm 6 legalizime me lek mbi dhe nën dorë, ndërsa në dy vitet e fundit janë bërë 250 legalizime të cilat qytetarët i kanë përfituar falas.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rama apel Kishes per Vangjel Dulen: E kam mik por ka ikur në drejtim të paditur, ja ka marrë mendjen shejtani. Silleni në vete”

  1. korca says:

    ‘silleni ne vehte’ dmth. tja cajne marmiden sikur tya,e bejne ata jane specialista kane shume eksperience…………pedofiliet hahahahahahahaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *