REPLIKAT/ Komentuesi: As PD as PS, sdo Shqipëria…. Rama: S’janë të gjithë njësoj, PS  do të bëje shtet, PD  do të na kthejë njëzet vjet mbrapa në ‘97

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Edhe statusi më  i fundit i Kryeministrit është bërë “objekt” replikash mes tij dhe ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

“#VajmedetPD✌️Thotë do filmojmë çdo polic në krye të detyrës sepse për vete e ka braktisur detyrën dhe u kërkon njerëzve të shkelin ligjin”– shkruan Rama në facebook.

Por të menjëhërshme kanë qënë komentet për këtë status ku njëra nga komentueset i thotë Ramës se as PD-në e as PS-në nuk e do Shqipëria. Ndëra Rama i është përgjigjur  duke i kujtuar kometueses se nuk janë të gjithë njësoj. Sipas tij PS  që do të bëje shtet nuk është njësoj me PD që do të na kthejë njëzet vjet mbrapa në rrëmujat e tymin e 97-ës!

REPLIKAT

Qytetarja: “Turp ku na katandisen. Nje gje skuptoj nga ju pse nuk e i kaloni ne referendum ligjet e vettingut e te bim rehat dhe ne e te vazhdojme integrimin”.

Rama: ”Cfare te kalojme ne referendum o Emanuel, e kemi kaluar ligjin ne po keta duhet te sjellin perfaqesuesit e opozites ne komisionet parlamentare qe perzgjedhin anetaret e dy komisioneve te Vetingut! Prandaj kane ikur nga parlamenti, prandaj s’duan as zgjedhje, se parlamenti i ri nuk pyet me per friken e ketyre nga drejtesia!”

Qytetari: “As PD As Ps Sdo shiperia e keni katandis vendin e fundit te botes”.

Rama: ” Vertet e ke ti Nertila? Te duken njesoj ty edhe kush do te pastroje drejtesine nga te korruptuarit edhe kush mbron te korruptuarit nga frika e drejtesise eee?! Mendoje edhe njehere me qetesi se me siguri do ta kuptosh edhe ti se jo jo, s’jane te gjithe njesoj, askund, asnjehere, as PS qe do te beje shtet nuk eshte njesoj me PD qe do te na ktheje njezet vjet mbrapa ne rremujat e tymin e 97-es! Ja kaq e thjeshte eshte Nertila, ne nuk jemi te persosur, po ama te krahasosh PD me PS eshte si te krahasosh naten me diten”.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “REPLIKAT/ Komentuesi: As PD as PS, sdo Shqipëria…. Rama: S’janë të gjithë njësoj, PS  do të bëje shtet, PD  do të na kthejë njëzet vjet mbrapa në ‘97”

  1. sapa says:

    Pse behet shteti duke share cdo dite 4 vjet rrjesht prokuroret e gjykatesit e korruptuar?Po pas 4 vjeteve te tjera qeverisje cfare do thuhet?e dine shqiptaret se e kane perjetuar ne kurriz te gjithe pa perjashtim perdhunimin, vrasjen,vjedhjen qe ju i keni bere ju qofshi politikane qofshi prokurore e gjykates e cdo njeri qe ka pasur dicka ne dore.Shqiptaret e kane te veshtire ta besojne se ju hajdutet e moderuar te PS dhe LSI te keni te drejte morale te denoni hajdutet e dhunshem te PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *