Rriten tensionet SHBA-Korea e Veriut/ Kim Jong Un çon në 3 numrin e shtetasve amerikanë të arrestuar

23 Prill 2017, 12:21Bota TEMA
Rriten tensionet SHBA-Korea e Veriut/ Kim Jong Un çon në 3 numrin e

Koreja e Veriut ka arrestuar një shtetas amerikan, duke e çuar numrin e përgjithshëm të amerikanëve të ndaluar nga shteti diktatorial në tre.

Personi i ndaluar tek të pesëdhjetat, kishte qenë në Korenë e Veriut për një muaj për të diskutuar mbi aktivitetet e ndihmave, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap të Koresë së Jugut.

Ai u arrestua të premten në Aeroportin Ndërkombëtar të Phenianit teksa po merrte avionin për tu larguar nga Korea e Veriut.

Dy amerikanët e tjerë po mbahen aktualisht në Kornë e Veriut dhe nuk janë liruar ende.Konkretisht  Kim Dong Chul u dënua në prillin e kaluar në 10 vjet punë të rëndë për spiunazh.

Ndërsa amerikani tjetër Otto Warmbier është mbajtur që nga janari 2016 për kryerjen e “veprimeve armiqësore”  kundër Koresë së Veriut duke pretenduar se ka vjedhur një flamur nga hoteli Pyongyang ku ishte duke qëndruar në një turne të organizuar.

Departamenti i Shtetit muajin e kaluar i kërkoi Koresë së Veriut të falte Warmbier, i cili u dënua me 15 vjet punë të rëndë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje