VIDEO/ Pranga 4 personave në Tiranë, transportonin 102 kg lëndë narkotike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Tiranë ka goditur një rrjet të shpërndarjes së drogës në kryeqytet.

Përmes një operacioni të mirë organizuar, blutë kanë sekuestruar 102 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga katër shtetas të cilët në bashkëpunim me njeri tjetrin, kryenin shitjen e drogës.

Njoftimi i policisë

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 102 kg Cannabis Sattiva

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas

Më datë 22.04.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotikët në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Befasia”, në kuadër të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1. A. M., 43 vjeç, banues në Mallakastër.

2. Sh. S., 40 vjeç, banues në Mallakastër.

3. E. Z., 33 vjeç, banues në Mallakastër.

4. N. D., 41 vjeç, banues në Tepelenë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin, kryenin aktivitetin e jashtligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar te llojit “Cannabis Sattiva”, kryesisht në periferi të Tiranës.

Në bazë të informacioneve është bërë e mundur goditja e këtij grupi dhe më saktësisht në aksin rrugorë Pezë – Ndroq.

Nga kontrolli në automjetet e këtyre shtetasve, në bagazhin e automjetit tip Mitsubishi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 thase të zinj të fshehur poshtë disa thasëve të tjere ngjyre të bardhë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 102 kilogram lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.
– 2 automjete të markave të ndryshme.
– 8 aparate celulare të markave të ndryshme.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2, i Kodit Penal

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *