VIDEO/ Rrëfehet Erion Veliaj, flet për ish të dashurën në Kosovë dhe legalizimin e kanabisit: E kam provu, s’jam shumë krenar për këtë

 

Erion Veliaj ka dhënë një intervistë për emisionin “Me Shukin” në RTV Dukagjini të Kosovës ku përveç karrirës politike Veliaj flet edhe për jetën personale. Gazetari e pyet Veliaj për legalizimin e kanabisit dhe kryetari i bashkisë thotë se shoqëria dhe vendi nuk është gati për këtë hap.

“A e ke provuar ndonjëherë barin”, e pyet Shuki duke e vënë dukshëm në vështirësi Veliajn. “Unë e kam provu, s’jam shumë krenar për këtë. Por, kjo është një gjë që e ka bërë çdo adoleshent që është rritur në Tiranë”, thotë Veliaj.

Kruan zërin dhe krijohet një farë pauze. Kryebashkiaku vazhdon: “Por besoj që është tjetër gjë, diçka që një adoleshent e provon për kuriozitet dhe është tjetër gjë diçka një qeveri që e promovon aktivisht. Unë mendoj që problemin do ta zgjidhte legalizimi në Itali, se kështu do të binte oferta. Nuk jam për legalizim në Shqipëri, se ne nuk menaxhojmë dot eksesin”.

Veliaj ka treguar për herë të parë se ka pasur një të dashur në Kosovë.I pyetur nga Shuki (minuta 25.50) ai tha “Kam pasur motit, kur kam jetuar ne Kosovë. Ne 1999-2000”. Veliaj tha se do te donte të merrte edhe një mandat të dytë si kryebashkiak. “Unë kam edhe dy vjet mandate. Me ligjin e ri kryetari i Bashkisë mund të kandidojë deri në 3 mandate. Nëse populli ma jep pëlqimin, do të vazhdoja me kënaqësi ti shërbeja Tiranës”.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO/ Rrëfehet Erion Veliaj, flet për ish të dashurën në Kosovë dhe legalizimin e kanabisit: E kam provu, s’jam shumë krenar për këtë”

  1. arushi says:

    UJIN dhe ato tubat mizerje qe as vendet me te humbura nuk i kan duhet ti besh ne te gjith TR sepse ne 12 vjet drejtim bashkiak asnje gje nuk u be . UJI , USHQIMET e ngopura me helm nga fshataret duhet te jen prioritet. Mblidhni mendjen vendosni pikat mbi i dhe gjobisni per ushqime me te mira, mos rrini duar kryq, degjoni o shtet se njerezit po vdesin si pula dhe ju hani ushqime cilesore dhe pini uj ku dim ne se ku. Keni femij ju , familje, po ne ca jemi? Ka perendi per ne ?, Zoti ju ndershkoft nese beni gjoja se po perpiqeni, VEPRONI !!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *