295 milionë euro merkato, ja milionerët e rinj te Manchester City…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një tjetër sezon bosh në “Etihad”. Pep Guardiola po mbyll vitin e parë pa tituj në karrierën e tij, çka hap një horizont të ri për Manchester City. “Ne do të përmirësohemi. Disa lojtarë do të qëndrojnë, të tjerë do të largohen, të tjerë do të vijnë. Sezonin e ardhshëm do të jemi më të fortë”, – rrëfeu ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich. I zhytur ende në luftën për të mbajtur një vend në katërshen e parë të renditjes së Premier League, çka do të thotë pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, Guardiola ka nisur tashmë të mendojë për merkaton e ardhshme dhe zhvillimin e projektit në krye të “qytetarëve”. Pasi investoi 213 milionë euro përforcime për këtë sezon (Sané, Stones, Gabriel Jesus, Gundogan, Nolito…), sipas shtypit britanik Pep do të duhet të harxhojë edhe 295 milionë euro për të tentuar Manchester City që duan drejtuesit dhe ai vetë.
Një ekip, në të cilin Aguero, Silva, Sterling dhe De Bruyne, ndër të tjerë, do të mbeten pika të rëndësishme, por që do forcuar në të gjitha linjat. “Qytetarët” e kanë mbajtur të paprekur portën e tyre në 16, nga 50 ndeshje të këtij sezoni. Kjo do të thotë se përforcimet duhet të fillojnë nga prapa. Ana e djathtë e mbrojtjes është një pozitë shumë e ndjeshme: në ndeshjet e fundit, Jesús Navas ka zënë një zone, ku ka vepruar edhe Fernandinho, në të cilën Zabaleta dhe Sagna nuk e kanë bindur trajnerin Guardiola. Të dy lojtarët në fjalë janë në fund të kontratës, ndaj vështirë të vazhdojnë në “Etihad”. Të pëlqyerit për zëvendësues të tyre janë: Kyle Walker (Tottenham) dhe Héctor Bellerín (Arsenal), siç bën me dije “The Sun”. Lojtarët e Manchester City, që janë duke i dhënë fund kontratës në “Etihad”: Jesús Navas, Yaya Touré, Gael Clichy, Bacary Sagna, Pablo Zabaleta dhe Willy Caballero, shkruan “Telesport”.
Për krahun e majtë të prapavijës së “qytetarëve” pëlqehet Mendy, një nga të spikaturit e Monaco. Ai mund të vijë për të rrëmbyer një korsi, në të cilën nuk ka vend më për Clichy, marrëdhënia e të cilit me City përfundon në qershor dhe nuk ka gjasa të vazhdojë. Në qendër të mbrojtjes synohet një “kullë” e re. Van Dijk është i preferuari. Mbrojtësi i Southampton është një nga më të lakmuarit në Premier League për të forcuar një pozicion, ku tashmë luan Stones dhe Otamendi. Mes shtyllave të portës mbetet i vetëm Bravo, sepse Caballero e përfundon kontratën. Pra, nevojitet edhe një portier i ri. Në mesfushë, Tolisso i Lyon tingëllon bukur për të arritur një zonë të gjerë, ku dëmtimi i Gundogan këtë sezon e la “jetim” Fernandinho. Kontrata Yaya Touré përfundon. Dhe “qershia mbi torte” do të ishte Alexis Sánchez. “Ai është një futbollist fantastik, vetëm një hap larg Messit”, – ka thënë Pep, i cili e mori atë në Barcelonë. Sulmuesi i Arsenalit nuk e ka mbyllur ende rinovimin e tij me “topçinjtë”, ndërkohë që Pep do të tentojë ta ketë sërish nën urdhëra.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *