BATUTAT/ Rama thumbon Blushin dhe çadrën e PD: Blushi njeh vetëm grenxat jo bletët… hashashi ka dehur ata të çadrës, fol e fol dhe u dehën

Kryeministri Rama ka ironizuar ish deputetin e PS Ben Blushi lidhur me delaratat e këtij të fundit të pak ditëve më parë ku tha se një numër i madh bletësh kanë ngordhur për shkah të hashashit.

Nga Vlora ku ishte i pranishëm në një drekë me blektorë e bujq, Rama tha se “Blushi na qenka shetësuar për bletët, njeri i lexuar medemek, ai njeh grenxat”.

Por  Rama nuk mundi që të mos ironizonte dhe ish kryeministrin Berisha me deklaratën e tij ku nxorri një tren në facebook dhe që thoshte se ishte i ngarkur me plehra.

Këtë Rama e ka quajtur turp pasi sipas tij treni ishte i mbushur me skrap dhe ka 15 vjet që furnizon Kurumin.

“Kishte nxjerrë Saliu trenin me skrap që furnizon Kurumin 15 vjet, ai thoshte ja mbeturinat kalojnë. Ky është turp.”- tha Rama.

Më tej Rama ironizoi dhe çadrën e PD ku tha se hashashi ka dehur ata të çadrës, fol e fol dhe u dehën fare.

Batutat

Gjinkuri: E pyeta këtë të bletëve, ore bletëve u ka ikur hashashi, nëna mbretëreshë.

Rama: Cfarë idiotësie është kjo. Ato nuk kanë neureceptor, nuk sugjestionohen. Hashashi ka dehur ata të çadrës, fol e fol dhe u dehën fare.

Gjiknuri: E hedhin si fjalë dhe kthehet si anekdodë pastaj.

Rama: Përfitojnë nga fakti që këtu ka lum të madh fjalësh, thashethemesh.

Gjiknuri: Jo për këta se këta e dinë, por atje në qytet.

Rama: Ja pra ishte shqetësu Blushi për bletët më thanë. Blushi njeri i lexuar medemek.

Blektori: Mos bën ndonjë roman ai.

Rama: Ai njeh grenxat. Kishte nxjerrë Saliu trenin me skrap që furnizon Kurumin 15 vjet, ai thoshte ja mbeturinat kalojnë. Ky është turp.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “BATUTAT/ Rama thumbon Blushin dhe çadrën e PD: Blushi njeh vetëm grenxat jo bletët… hashashi ka dehur ata të çadrës, fol e fol dhe u dehën”

  1. lol says:

    Ky kryeministri ngeli duke ngrene qyl.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *