Besnik Mustafaj: Ndërkombëtarët kot që të vijnë, nëse nuk kanë zgjidhje. Por Basha gabon që i sulmon

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Besnik Mustafaj ka analizuar në studion e “News24” situatën politike në vend dhe protestën e opozitës.

Në rubrikën “Opinion”, Mustafaj u ndal tek vizita e zyrtarëve të PPE në Tiranë ditën e nesërme.

Sipas tij, këta zyrtarë duhet të kenë një platformë të qartë në mënyrë që t’i vijnë në ndihmë zgjidhjes së krizës, në të kundërt këto takime rezultojnë të mos jenë produktive.

“Nëse vijnë me dosjen bosh, atëherë këto takime janë të pamjaftueshme”, u shpreh ai.

Mustafaj thotë se më shumë gjasa zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit nuk do të mbahen.

Ai tha se zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës lënë të papërfaqësuar gjysmën e shqiptarëve, dhe kjo sipas tij do të çojë pashmangshmërisht në zgjedhje të parakohshme.

“Ndonëse afati për regjistrimin e koalicioneve ka mbaruar, partitë kanë ende afat për t’u regjistruar. Unë besoj se edhe vetë mazhoranca e di që nuk do të bëhen zgjedhjet në 18 qershor.

Ju thoni se ka edhe zëra brenda PD që deklarojnë se tashmë kjo forcë politike duhet të ishte në fushatë.

Kjo është logjike. Do të ishte në fushatë nëse do të ishte zgjidhur kërkesa e saj kryesore. Kjo është një tezë hipotetike, jo e mbështetur mbi zhvillimet e muajve të fundit.

Unë nuk dua të bëhem “gjykatësi” nëse PD humb më shumë apo fiton më shumë, mendoj se nëse protesta mbyllet pa rezultat, PD është totalisht e shkërmoqur.

Nëse bëhen zgjedhje pa opozitën, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Nuk mund të qeveriset Shqipëria nga një qeveri ku minimumi 40 % e opinionit publik është e papërfaqësuar”, tha ai.

Një situatë e tillë sipas tij është shprehje e ngërçeve të mëdha, funksionale, demokratike që ka shoqëria jonë:

Kjo nuk sjell dobi. Zgjedhjet formale nuk mund të kenë dobi”.

Sakaq ai u ndal edhe tek roli i LSI, dhe tek deklaratat e Bashës ndaj disa ndërkombëtarëve.

“Për reformën në drejtësi Meta dhe LSI ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm. Deri më tani me gjuhën e tij paqtuese, Meta nuk ka luajtur rol negativ. Pretendimet ndaj tij janë më të mëdha. Por ai është kryetar i një partie që ka objektivat e veta në kuadër të fushatës elektorale.

Nuk më pëlqen që të acarohen marrëdhëniet ndërkombëtare. Shqipëria është një vend që ka nevojë për miq, për partnerë”, u shpreh Mustafaj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Besnik Mustafaj: Ndërkombëtarët kot që të vijnë, nëse nuk kanë zgjidhje. Por Basha gabon që i sulmon”

  1. Demokrati Mustaf says:

    Maloku mbetet malok. Nuk ke c’ben. Pune genesh. Te mesuar gjithe jeten me dajak tani u duket se mund te japin dhe leksione demokracie. A o. Enver! Ti e ke fajin qe shkollove shpellare………

    1. armand says:

      40% te paperfaqesuar?
      E pse s’vijne ne qadere o Mustafaj?
      Pa zgjidhjen kot qe vijne nderkombetaret. E kane zgjidhjen ,pa merak. Dy kembet ne nje opinge hollandeze do ja fusin luluqes.

  2. Besoj says:

    Njeres qe flasen per te mare nje kocke…..pa bosht logjik.

  3. ali says:

    Tropoja ka burra, dhe si kudo, eshte e vertete qe deri sa ka pyll do kete dhe derra.
    Por ti kenke nje derr i ndyte, goje helm, qe na kujton edhe se kush eshte burre shteti,
    qe udheheq nje parti-grupim privat, qe vetem me demokracine dhe qytetarine nuk e lidh gje.

    Por shoku Besnik, ne KQ ka pase edhe burra te mire si Tosi, Fatmiri e tjere, por edhe skutha dhe hizra
    si puna jote.

  4. BB says:

    Njeri pa shtylle kurrizore. Sja vlen .

  5. beni says:

    PO PO O MARKSIST-LENINISTI I TROPOJES.. NDOSHTA NE TROPOJE ESHTE DEMOKRACIA KESHTU SI MENDON TI,,I TEKEN KRIMINELIT BERISHA TE KERKOJE QEVERI TEKNIKE PER TE SHPETUAR BYTHEN E TIJ DHE FAMILJEN E TIJ KRIMINELE DHE KUJTON SE QEVERIA MERRET KESHTU FAP FAP…JU PAGUAN ESDHE JU QE TE LEHNI SA ME SHUME HAHAHA DASHKA TE VIJNE NDERKOMBETARET ME NJE ZGJIDHJE…CFARE ZGJIDHJE…CFARE KA NDOSHUR KETU…ASGJE NU KA NDODHUR …ZGJEDHJET DO TE BEHEN NE DATEN E CAKTUAR DHE PD NESE NUK MERR OJESE NDER I BEN SHQIPERISE SEPSE DO ZHDUKET VETE NGA SKENA POLITIKE DHE PASTAJ KUSH KA PUNE ME DREJTESINE DHE LIGJIN TE MARRE ATE QE MERITON POR PASI TE KETE DOREZUAR GJITHE PASURITE E VJEDHURA. APO JO O MARKSIT-LENINIST. GAZETA TEMA JU LUTEM BOTOJENI EDHE NJE HETE ATE VJERSHEN E KETIJ MEDIOKRI “UNE DHE MOTRA IMED DO TE VOTOJNE”

  6. joe smith says:

    po ti spiun ca po ben? po i mbron?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *