Ditari i Megi Pjeshkës në barrikadë: Disa incidente me të sëmurë fallco dhe me dhitë e Lulushit

24 Prill 2017, 19:46Antena TEMA

Sot e boshatisëm çadrën në orën 11:00, për t’u organizuar në barrikdat rrotull Tiranës, kundër provokimeve të qeverisë.

Në mëngjes erdhi Paloka dhe na udhëzoi për situatën.

“Thipath të dhënave që kemi, ata do përdorin ambulanca me të thëmurë fallco, për të na nxjerrë para njerëzve si thnjerëzorë.

Por ne do t’i diskretitojmë.

Çdo ambulancë që të kalojë, të hapet dhe të verifikohet i sëmuri dhe përkatësia e thij politike.”

Kjo gjë na e rriti shumë vigjilencën.

Mbërrin ambulanca e parë tek “Shqiponja”.

Policia u afrua dhe na kërkoi të hapnim rrugën.

-Duam të verifikojmë të sëmurin, i tha shoku im laçian.

-Është grua shtatzënë, i tha polici.

-Kemi të dhëna që e kanë bërë si tek filmi i Gjinos, tha shoku im. Ka fut jastëk nën fustan. Duhet ta verifikojmë.

Polici e kundërshtoi.

Atëhere dy shokët e tjerë laçianë, u hodhën si shqiponja tek dera e ambulancës, e hapën dhe i kërkuan gruas të provojë që nuk ka jastëk poshtë fustanit.

-Më vjen keq, tha ajo. Pyesni doktor Halim Kosovën, se ai më ndjek me pagesë. Sot më tha kemi ditën.

Djemtë panë në sy njëri-tjetrin, hodhën sytë rrotull, e panë që mungonte doktor Halimi dhe e lejuan.

-Ai është përgjegjës për dekriminalizimin, tha laçiani. Po të ishte fëmijë socialist, e njihte në bark të nënës.

Pas tij erdhi një ambulancë tjetër.

Hapëm derën përsëri.

-Kush është i sëmuri, pyetëm?

-Unë, tha një burrë i shtrirë.

-Nga se vuan?

Jam me prostatë, kam urgjencë.

-S’ka urgjencë për prostatë, i thanë çunat. Mbaj shurrën dhe një orë.

Burri kundërshhtoi.

Këtu hynë skifterët e Laçit brenda dhe e nxorrën me forcë nga ambulanca.

Burrit i shpëtoi shurra.

-Ja u zhbllokove, i tha ai që po e tërhiqte. Tani dija për nder Republikës së re.

Inicidenti i tretë na ndodhi me Aldon.

Një fshatar nga një fshat i Shkodrës, kishte nxjerrë dhitë në rrugë për të bllokuar qarkullimin.

Aldua e merr vesh dhe i çon fjalë: Duhet të nxjerrësh njerëz, jo dhi, i tha, se kauza jonë ka qëllim Republikën e re.

-Or ti çun, ja ktheu Lushi. I këto janë dhitë e Lushit, e ato aty në Milot dhitë e Lulushit. Populli e bën vetë dallimin kush janë më të hajrit.

Për këtë çështje Aldua raportoi në qendër dhe deshi t’i marrë një mendje dhe deputetit Ruli, para se ta bënte të madhe.

-Po ç’të të them unë o Aldo, i tha Ruli. Me sa shoh qenkan dy lloj protestuesish, një palë nga ata që quhen mendje dhie, dhe tjetra që quhet P…dhie. Ti paske qenë me të parët.

2 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës në barrikadë: Disa incidente me të sëmurë fallco dhe me dhitë e Lulushit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje