Dy eurodeputetët gjermanë vijnë nesër me zgjidhje konkrete, konferencë në orët e vona të natës. Tani topi është në dorën e Bashës

Bashkimi Europian ka ngarkuar reporterin për Shqipërinë Flekenshtain dhe zv. kryetarin e komitetit të jashtëm të Parlamentit europian McAllister, të bisedojnë me palët në Tiranë për arritjen e një zgjidhjeje të situatës parazgjedhore.

Dy eurodeputetët gjermanë do të vijnë në Tiranë, këtë të martë.

Takimet e tyre do të nisin në mesditë, me përfaqësues të shumicës qeverisëse dhe opozitës shqiptare.

Sipas planit, konferenca për shtyp për mediat, pritet të mbahet në orët e vona të së martës, përafërsisht 23:30.

Axhenda e rezervuar, por dhe fakti që deklarimi në media do të jetë në orët e vona të mbrëmjes, si në asnjë rast tjetër nga BE, lidhen me bisedimet që parashikohet të jenë të vështira.

Por qëllimi i të dërguarve të BE është që të dalin me një produkt zgjidhjeje nga takimet me politikën e Tiranës.

Flekenshtain ka qenë pranë zhvillimeve të vendit edhe në situata të tjera, ndërsa angazhimi i McAllister, reporter për Serbinë në Parlamentin europian, bëhet edhe më intrigues, duke qenë se ai shihet si krahu i djathtë i kancelares Angela Merkel.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Dy eurodeputetët gjermanë vijnë nesër me zgjidhje konkrete, konferencë në orët e vona të natës. Tani topi është në dorën e Bashës”

  1. zambi says:

    pse e ka firmosur Rama zgjidhjen qe ngeli topi te Basha?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *