Fatos Lubonja: E vërteta e dëshmisë sime kundër babait

24 Prill 2017, 17:15Sociale TEMA

Fatos Lubonja ka reaguar pas publikimit të një dokumenti, në të cilin thuhet se ai ka dëshmuar kundër të atit.

Lubonja thotë se po manipulohet me këtë fakt dhe po sulmohet egërsisht nga Edi Rama me anë të Henri Çilit, pse ai është kundër qeverisë.

Ja si e shpjegon Lubonja, të vërtetën e tij, me atë që ka ndodhur në burg, në një shkrim për gazetën Panorama:

Manipulimi me dokumentin që kanë nxjerrë është në tre plane; së pari, ai nuk niset të kërkojë të vërtetën e Fatos Lubonjës në raport me të atin dhe Kadarenë në atë proces, por të denigrojnë Fatos Lubonjën, së dyti, me faktin se dokumentin e kanë nxjerrë nga konteksti dhe së treti, edhe vetë tekstin e kanë deformuar dhe interpretuar sipas interesave të tyre.

Përsëris, e vërteta është se unë jam arrestuar në të njëjtën kohë (Korrik 1974) së bashku me babain, xhaxhain dhe burrin e hallës, pasi Sigurimi, nëpërmjet agjentëve të tij dhe teknikave operative të përgjimit, arriti të zbulojë të fshehura në shtëpinë e xhaxhait në Tiranë disa armë të babait së bashku me shkrime të tij e të mijat që përbënin “agjitacion propagandë armiqësore”. Pra, që këtu bie sedërgjia sikur unë, nuk paskam gjetur kënd tjetër në këtë jetë për të denoncuar që të marr favore, por njeriun më të dashur, tim atë.

Ne kemi qenë së bashku, për shtatë muaj nëpër qeli të ndryshme në një proces të tmerrshëm hetimor, të drejtuar nga famëkeqët Nevzat Haznedari e Koço Josifi pa asnjë të drejtë njerëzore si avokati, takimet me familjen e të tjera si këto. Ndonëse shkrimet i kishte fshehur im atë, mora përsipër se e kisha bërë unë dhe kështu mbeti. Por ndërkaq, pas arrestimit tonë, gjatë kontrollit në shtëpinë time në Tiranë, kishin gjetur një letër me shkrimin e tij që ma kishte dërguar nga Lezha, ku ishte i dëbuar asokohe, që u bë drama e gjithë hetuesisë sime. Pjesa e parë e saj ishte një reagimi i tij ndaj lajmit që i kisha çuar unë nga Tirana nëpërmjet vëllait pas sëmundjes së infarktit që diktatori kishte kaluar në dhjetor 1973. Im atë përdorte nofkën ”dajarja”, të cilën e përdornim kur flisnim për të në shtëpi, duke e etiketuar si “imbecil paranojak”, “narçizist mizerabël” që i është “prishur me kohë ekuilibri i trupit dhe mendjes” etj. Mjaft të lexoje përmbajtjen e kësaj letre për të kuptuar se në ç’gjendje u ndodha. I pyetur se për cilin bëhej fjalë, u thashë një herë një emër e pastaj një tjetër që nuk korresponduan asnjëri me personin që u kishte dhënë im atë. Ndërkaq sa në sajë të teknikave operative të përgjimit që ata kishin vendosur në shtëpi, si dhe nga spiuni, të cilit i isha hapur në birucë, ata e dinin se për cilin bëhej fjalë. Pasi më thanë se im atë e kishte pranuar dhe ishte varur pa gjyq, jo pushkatuar, dhe se edhe të gjithë njerëzit e familjes ishin brenda dhe e pohonin, e pranova se bëhej fjalë për Enver Hoxhën. Përveç kësaj prove shkatërruese, ata kishin materiale nga dosja e përpunimit që më kishte hapur Sigurimi qysh para një viti, me bashkëpunëtorë dhe përgjime, nga dëshmitarë që i thirrën me hir dhe pahir të flisnin për aktivitetin tonë “armiqësor”, si dhe analizat e tre ekspertëve: ai i romanit, ai i ditarëve dhe ai i poezive. Ndër këto më të rëndat ishin deponimet e Mihallaq Luarasit, që ishte arrestuar e dënuar afro një vit më parë. Mes të tjerash, ai kishte thënë edhe se im atë i kishte dhënë faqe të romanit tim, që m’u gjet i fshehur, i shkruar sipas “rrymave të romanit të ri francez që Todi i lavdëronte”. Madje kishte treguar edhe diçka nga përmbajtja edhe se si ishte vazhdimi sipas çka i kishte thënë im atë. Kjo provonte se im atë kishte dijeni edhe për shkrimet e mia.

Përballë këtyre provave që m’u dukën të pakundërshtueshme me moshën dhe pjekurinë që kisha në atë kohë (23 vjeç), nën kërcënimet se po të mos pohoja gjithçka dija, do të më fusnin në dhomën e torturës, u rezistova presioneve rreth akuzës për terror që donin të na shtonin lidhur me armët e gjetura, por pranova, duke u hequr sikur po u thosha gjithçka, disa nga akuzat. Por u përpoqa t’i justifikoj çfarë kisha thënë e shkruar, dhe veçanërisht, pse im atë kishte shkruar një letër të atillë, jo me urrejtjen e thellë principiale që kishim për atë regjim dhe atë diktator, por me pakënaqësira personale të miat e të tim eti ndaj vendimeve të paekuilibruara apo disinformimit të Enver Hoxhës. Gjithsesi dokumentet nuk pasqyrojnë saktë fjalët e mia, por një versionin ku këtyre u shtoheshin interpretimet rënduese të hetuesve, gjë që ka qenë në stilin e hetuesisë së asaj kohe.

Më pas, arrita të kuptoj se im atë ishte gjallë, pasi i dëgjova zërin teksa e çonin në banjë dhe nuhata se mund të kishte thënë se letra bënte fjalë për dajën tim, ngase më pyetën një ditë nëse daja kishte qenë i sëmurë. Arrita të shkëmbeja me të edhe një pusulle që ma bëri të qartë se ai s’i kishte pranuar akuzat. Atëherë ndërrova version duke u thënë se ishim keqkuptuar për dajaren. Për të mos më lënë të konkordoj me të, nuk më bënë as akt ballafaqimi që parashikohej nga procedurat, madje atë e ndanë nga ne të tre dhe i bënë proces më vete, ku unë kam thënë versionin e keqkuptimit për dajaren.

Me përvojën, pjekurinë dhe forcën psikologjike që fitova më vonë, sigurisht nuk do të kisha rënë në ato gracka ku kanë rënë shumë të arrestuar, madje duke pranuar edhe gjëra të paqena që i kanë çuar në pushkatim. Këtë e provon hetuesia e dytë ku kam refuzuar të firmos çdo dokument që nga urdhri i arrestit, si edhe gjithë qëndrimi im në burg, që u bë shkak të ridënohesha e të lirohem nga burgu vetëm me grupin e fundit të të burgosurve politikë më 17 mars 1991”.

21 komente në “Fatos Lubonja: E vërteta e dëshmisë sime kundër babait”

  1. Kellira says:

    Te gjitha jane te qarta dhe dihen lidhur me marifetet e asaj kohe vecse nuk iu pergjigje pyetjes:
    “Pse e permende Kadarene pa te pyetur?”

    Se me papjekurine mund te justifikohen shume gjera. Mund te kerkosh dhe nje falje te thjeshte dhe ta mbyllesh diskutimin pa e tjerrur shume.
    Por mund te lindin dhe ca pyetje lidhur me marifetet e asaj kohe: “Mos e garantuat jeten duke zhytur te tjeret?” etj

    1. arturi says:

      … dhe, per me teper, tani Fatos Lubija ben moralistin ndaj te tjereve! ?

    2. Taqi says:

      Sa kohe dhe kunder kujt deponove e spiunove ne burg o Tosi I Lubonjave? Tone se ke denoncuar edhe vete Enverin tek Enveri. Hahaha, kujtova se kishte vdekur – thua o palace. Prandaj edhe hedh llum pa hesap per kedo qe ka vdekur, o plehre e shoqerise. Bravo Cili, te nxorri masken dhe te hodhi ne plehra. Mos e nxirr surratin e qelbur me neper ekrane, se na kutrbon televizori ere plehre dhe na prish diten dhe naten.

  2. aqif tahipi says:

    O analist pompist ,mos kujto se votuesit e ps e rruajne hajdarmalluten per ty dhe qilin.Te dy jeni bolelepiresit e sales per 21 janarin.Mjafton qendrimi juaj prej bolelepiresish ,kur u pushkatuan 4 njerez te varfer nga padronet tuaj salilyl per te kuptuar se sa i perkrahni ju te varfrit dhe sidomos te majtet.

  3. Besoj says:

    Tani eshte vone ti mbyllesh ato qe ke bere mor njeri i lig per familjen tende pa le per te tjeret. Beri shume mire Rama qe i hapi letrat e ketyre maskarenjve qe hiqen me fanatike se Papa dhe kjo eshte aresyeja qe keta e luftojne pa principe Ramen dhe jane ne krahun e regresit me Salen ne krye.

  4. ish i denuari politik says:

    O pleher, ke deshmuar kunder babait tend, te pakten mbylle gojen dhe mos fol me, mos na dil pernate te na hapesh barkun i paguar me parate e Frangajt. Spiun i ndyre.

  5. Tata says:

    Ik o Fatos se ke rrjedh fare. Nuk I kercet kujt per raportet e tua familjare as per ate kohen e zeze ku keni jetuar.

  6. Ilir says:

    Keqardhje per Ty, Fatos Lubonja, por qe u zvogelua pas leximit rresht pas rreshti te reagimit tend si me siper. Konkludoj tashme se te kane denuar me te drejte, dhe hakmarrja jote ndaj Enver Hoxhes dhe Socializmit eshte shprehje jo e asaj c’ka ke pesuar, por e ligesise qe e ke te trasheguar nga yt At, Todi – miku me i afert i Ramiz Alise. Tani kuptohet se nuk ishte Mehmet Shehu armiku i Socializmit, por Ramiz Alia, i cili me dredhi iu shmang goditjes qe meritoi ne fillim te viteve 70-te, duke vendosur ne tabaka e peshores se drejtesise Todin dhe Fadil Pacramin, ku bashke me Ta u vendose edhe ti, Fatos.
    Nuk ta ka pase fajin as Partia e Punes, as Enver HOXHA, tashme kuptohet qarte qe yt At te ka mbjelle megallomanine e mbivleresimit te vet-vetes dhe te personave te rrjetit ku Ai bente pjese, bindjen e mos-vleresimit te vlerave te PPSh dhe Sekretarit te Pare Enver Hoxha, por edhe te veprave dhe transformimeve qe ishin kryer dhe po kryheshin ne ate kohe.
    Fatos, nuk ka lidhje PS, “Rilindja” dhe as kreu i saj Edi Rama me PPSh-ne dhe Enver Hoxhen. Perkundrazi Ti, H. Cili dhe Ismail Kadareja keni lidhje me njeri tjetrin, keni te perbashket urrejtjen dhe ligesine ndaj gjithckaje te bukur dhe me vlereq’ u krijua nen udheheqjen e Enver Hoxhes, te cilat i keni shprehur dhe e shprehni hapur .

  7. tela says:

    Cfare jane keto idiotesira ne komente! Si ka mundesi asnje te mos e kuptoje qe kjo eshte manover politike kunder Lubonjes!! Popull idiot!!

    1. Kellira says:

      Manover kunder Lubonjes?!
      Kush eshte Lubonja?!

  8. thumansi says:

    Ti ke qene ,ne kohe trim i cartur,po ku kishte problem ai sistem ty dhe te tate,te mos ju kishit sherbyer,ju kishin cuar te te shumtet,trima me ate sistem nuk ka patur dhe kush thote te kunderten,genjen,po qe ju keni spiunuar njeri tjetrin,ti nuk je as i pari as ifundit dhe cfare do argumenti qe jep nuk te beson kush,po me uren cpate.

  9. emigrant says:

    Duhet pasur nje minimum respekti per njerezit qe kane vuajtur ne burgjet e tmershme te kominizmit. Gjithcka mund te jete gabim ne artikullin e Lubonjes ,qe s’e kam idene se kush eshte, por per nje gje ka plotesisht te drejte. ISMAIL KADEREJA shkrimtari me i talentuar shqiptar I SHERBEU OBORRIT TE MBRETIT DMTH KULTIT TE ENVER HOXHES. E them kete per fat te keq me bindje te plote dhe per ata qe nuk e kane perjetuar kohen e regjimit te eger komunist. Duam s’duam kjo eshte e verteta. Ne keto vitet e te ashtuquajtures “demokraci” ne Shqiperi analistet,opinionistet,gazetaret,media TV etj etj nuk e kane fare per gje te shtremberojne historine e gjerave qe kane ndodhur ne Shqiperi ne te kaluaren. S’kan fare pergjegjesi per ate qe shkruajne mjafton qe te fitojne ndonje “kacidhe” ose behen servile(ose me mire sahanlepiers) te ndonje qe vjen ne pushtet. Prand ne shqiptaret jemi komb me nje identitet te cuditshem(dyshoj se mund te jemi nje komb.).

  10. Deda says:

    NUk kisha besuar kurre se ne ndergjegjejen e ketij njeriu qe nuk lene kend pa e atakuar e akuzuar rendojne mekate te tilla.Nuk ka mekat me te rende e me makaber se sa te denoncoshe dhe ta trathetoshe prindin qe te lind dhe te ritte.O Zot Fatos ,nuk kisha dashur te jem ne lekuren tende per tere boten.Ore si ka mundesi qe perpiqesh ta relativizosh mekatin mortor qe ke bere.Ore a e din ti se asnje egersi as turtur psiqike a fizike nuk e arsyton ate.E din ti se shume njereze madje me te rinje se ishe ti atehere perjetuan turtura fizike e psiqike me mizore madje edhe sharritje gjymtyresh e krypje te mishit per se gjalli por nuk i denoncuan shoket as bashkemendimtaret madje duke dhene shpirt nuk i rane mohit as idealeve se lere ma prinderve dhe gjakut te tyre.Nuk ishin as Rama as Kadare e as CVili me ty ne ato seanca as nuk kishin fare lidhje me ligesine tende . Pasi e ke bartur tere kete kohe kete mekat mortor madje duke hedhur gure e helm kunder njerezeve per faje te imta.Si ore ke mundur apo nuk ke ndergejeje njerezore.Ku i besohet njeriut qe ka trathetuar babain e tij per te shpetuar lekuren e tij.

  11. A.N says:

    Eshtë e pa drejtë të fyesh dhe të akuzosh një njeri për gjëra që jo vetëm nuk i ka, por që për të gjithë ata që e kanë njohur Fatos Lubonjën në rini, është nga të paktët që nuk ka fajësuar asnjë nga shokët e tij për të lehtësuar veten, e jo më të jatin e tij të cilin e adhuronte.
    Eshtë po kaq e pa drejtë, biles e turpëshme që një njeriu të pafajshëm, që kaloi një pjesë të mirë të jetës në burg, me një qëndrim dinjitoz, që nuk pranoi bashkëpunimin me sigurimin për të fituar disa lehtësira, siç benë shumë nga bashkë të dënuarit e tij, ta akuzoi nje Cil për t’i bërë qejfin Kadaresë.

  12. sala says:

    Lubonja spiun Serb i jati dhe punetor Serb i biri , mut i biri mut i jati

  13. TNT says:

    Ti Fatos perpelitesh me menyren tende dhe ka shume qe nuk te besojne qe natyrisht kane pak te drejte. Une hyj te ajo pjese qe beson versionin tend duke kujtuar cmendurine e hetuesise se asaj kohe, dhe moshen tuaj te re. Por une Fatos te urrej ty me shume se kushdo per cfare po ben. Ti o njeriu me i pafytyre qe ka prodhuar media shqiptare ke kohe qe Babain tend, xhaxhain e burrin e Halles i ke bere te ndjehen me keq se kurre. I ke turperuat. Ti je bere shoku dhe miku me i mire i persekutuesve tuaj dhe te te vi zor qe permend emra hetuesish dhe nuk permend emrin e Mehdi Bushatit, dhenderit me te ndyre ne Bllok. Ti ore i pafytyre po ecen krah per krah me te birin e tij me ate qe ju shkerdheu faren Andi Bushatin . Pusho, mbylle gojen se je vetem nje qelbesire

  14. ziza says:

    Gjithnje e me shum bindem se keta te denuarit e asaj kohe jane me faj dhe denimet i kan merituar , jane denuar ne baze te kushtetutes agjitacion propagande , plus arme te fshehura ku edhe sot i han 10 vjet burg. Po eshte mire ta mbyllin gojen se po na e nxjerrin Enverin Shejtor per nga drejtesia.

  15. tironsi puro says:

    Lubonja o ku…ve burgu.Po si ska nje zot qe tju fshije nga faqja e dheut ty, ate Fugen bucen tjeter,Fahri Balliun, Cim Peken, Berat Buzhalen, Andi Bushatin e te gjithe monstrat e ketij kombi qe te shpetoje ky vend njehere e mire.O zot ne ke sy e veshe vertete ndihmoje kete vend te behet njehere ne jete.

  16. ana says:

    Te gjithe komentuesit junder Lubinjes duhet te mbyllin gojen se nuk kane provuar ne kekuren e tyre birucat e turturat e shkerllatave komunista

  17. anahttp://www.mapo.al/2017/08/video-qe-te-le-pa-fryme-ja-si-lind-femija-me-nderhyrje-cezariane/1/4#gallery_photo says:

    Te gjithe komentuesit junder Lubinjes duhet te mbyllin gojen se nuk kane provuar ne kekuren e tyre birucat e turturat e shkerllatave komunista

  18. Mimoza says:

    Askush nuk permned faktin seeshte fjala per nje te ri 23 vjecar, te ndodhur ne kthetrat e Nevzat Haznedari. Do te doja te shihja te gjithe keta komnetues, so do te reagonin ne rrethana te tilla. A nuk eshte Kadareja qe i ka derguar nje leter diktatorit per te motren te cilen e paraqet te ” cmendur” ? . Keta nuk mund te gjykohen perballe nje sistemi makaber. E jema e Jamarber Marko, thuhet qe ka firmosur dokumenta per te cilat nuk kishte asnje dijeni se c’fare ishin, kur ka pare djalin e lidhur. Ka presione te cilat kalojne cdo cak njerezor . C’fare do te bente secili nga ne ? Kete pyetje duhet t’i bejme vetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje