FOTOT/ Arrestohet shqiptari që çuditi policinë italiane, laborator droge në Sanremo

24 Prill 2017, 17:23Bota TEMA
FOTOT/ Arrestohet shqiptari që çuditi policinë italiane,

Një shtetas shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pasi ju gjetën në banesë rreth 83 kg marijuanë.
Ai është identifikuar si Arian Bashmeta banues në qytetin e Sanremos.

42 vjeçari kishte mundur të ndërtonte një lobarator të  vërtetë droge  për përgatitjen e konfeksionimin e dozave të saj.

Për të fshehur aromën e fortë të drogës e për të mos ngjallur dyshime tek fqinjët e tij, trafikanti shqiptar kishte pozicionuar në kantinë mjaft deodarante ambienti.

Efektivët e policisë kanë shfaqur çudinë e tyre për këtë rast pasi kishin patrulluar shumë herë pranë banesës së 42 vjeçarit por nuk kishin arritur të shihnin asgjë që mund t’i ngjallte dyshime.

Në vitin 2015, për shkak të përfshirjes në shpërndarjen e lëndëve narkotike, është dëbuar nga shteti fqinj.

Në 2016 ka hyrë në mënyrë klandestine në Itali, ku është arrestuar në Breshia për dhunim të dekretit të dëbimit e është riatdhesuar përsëri drejt Shqipërisë.

Pak kohë më parë është rikthyer në qytetin e Sanremos, duke përfituar nga bashkëshortja e tij e cila zotëron leje të rregullt qëndrimi në Itali.

Arian Bashmeta konsiderohet një nga trafikantët më të rëndësishëm të drogës në provincën e Sanremos.

Sasia e drogës e sekuestruar në banesë, do të sillte për shqiptarin një përfitim prej 100 mijë euro.

Policia e vendit fqinj, ka ngritur një grup hetimor për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.

1 komente në “FOTOT/ Arrestohet shqiptari që çuditi policinë italiane, laborator droge në Sanremo”

  1. tironsi says:

    Shpejt qeveri teknike, dhe kur ta zhdukin drogen kismet te bejn zgjedhje. He se e mban Basha dhe italin me qeveri teknike se ka problen. Mban dy neshtetesi jome dy shtete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje