FOTOT/ Aurela, zonja holandeze që kërkon të bëhet “Zonja e Parë” e shqiptarëve!

Kohët e fundit, që prej ngritjes së çadrës së PD-së para Kryeministrisë, Aurela Basha, bashkëshortja e Lulzim Bashës, shfaqet gjithmonë e më shumë në krah të këtij të fundit.

Ajo madje, ka mbajtur edhe fjalime në çadër, duke folur për varfërinë dhe hallet e njerëzve, dhe shpresën që sipas saj, sjell Basha, i cili do t’iu përmirësojë jetën shtetasve të këtij vendi.

Madje, mban edhe takime me politikanë të huaj, siç ishte rasti i takimit të saj me ministrin e Jashtëm të Holandës.

Aurela si duket po përpiqet që të kompensojë kohën kur ka munguar në Shqipëri dhe kur nuk është shfaqur shpesh krah të shoqit, ndërsa ai mbante poste të ndryshme drejtuesve në vend, si ministër apo kryetar Bashkie.

Kjo, duke qenë se Aurela e ka dorëzuar shtetësinë shqiptare për atë holandeze, dhe kohën më të shumtë e kalon në Holandë.

Tashmë është rikthyer dhe kërkon që të jetë “Zonja e Parë” e shqiptarëve.

Një “Zonjë” që do të behet e para e shqiptarëve, por që ka lënë nënshtetësinë shqiptare për atë holandeze!

Ironike, por kjo është e vërteta!

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/aurela-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/aurela-1.jpg","attachment_id":"672479"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/aurela-1-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/aurela-1-1.jpg","attachment_id":"672480"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/aurela-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/aurela-2.jpg","attachment_id":"672481"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/aurela-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/aurela.jpg","attachment_id":"668748"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/aurela-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/aurela.jpg","attachment_id":"636985"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/aurela-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/aurela.jpg","attachment_id":"616300"}]
                 Loading...