Hashim Thaçi shpërthen në akuza ndaj BE: As nuk do t’ia dijë fare për Kosovën

24 Prill 2017, 19:18Rajoni TEMA

Hashim Thaçi ka reaguar ashpër në Facebook ndaj deklaratave të komisionarit, Johanes Hahn që tha se BE-së nuk mund t’i bëhet presion me pretendime për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’.

Presidenti Thaçi ka thënë se kjo është shenjë se BE-ja ka mungesë të lidershipit dhe të vizionit për Kosovën.

“Komisioneri Hahn i prekur nga shqetësimet e Serbisë, paska shprehur zhgënjimin e tij për deklaratat që gjoja përfshijnë tendencat për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Për më tepër, ai paska shtuar se BE-së nuk mund t’i bëhet presion me deklarata të tilla. Fatkeqësisht, një deklaratë e tillë e një komisioneri të BE-së dëshmon saktësisht atë që e kam thënë shumë herë deri më tash, se BE-ja ka mungesë të lidershipit dhe vizionit për konkretizimin e perspektivës evropiane për Kosovën.

Kjo qasje dëshmon se BE-së, në rastin më të mirë, nuk i bëhet vonë kurrë për Kosovën. Ndërsa, në rastin më të keq, as që do t’ia dijë fare. Diskriminimi dhe izolimi i qytetarëve tanë sot, flet shumë më tepër se deklaratat monotone të disa zyrtarëve të BE-së që përsëriten që nga viti 2000.

Projekti i Shqipërisë së Madhe është produkt i propagandës së Serbisë për të realizuar projektin e Serbisë së Madhe, i cili tashmë pothuajse funksionon nën hundën e BE-së.

Nuk ka Shqipëri të madhe apo të vogël, por ka vetëm Shqipëri dhe vetëm Kosovë.

Dhe do të ishte mirë që edhe BE-ja ta pranojë këtë realitet dhe të fillojë ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, shkruan Thaçi.

4 komente në “Hashim Thaçi shpërthen në akuza ndaj BE: As nuk do t’ia dijë fare për Kosovën”

  1. Albani says:

    O Thaci,
    Te shkon me mire guna e bariut ,se sa kostumi I presidentit.
    Je nje president idiot I dale nga radhet e Ushtrise dhe jo nje intelektual qe te luaje rolin e politikanit dhe diplomatit.
    Nuk je I fuqishem more Kurve qe te nxitosh kaq shume dhe te krijosh konflikt dhe me Evropen.
    EVROPA TA KA BERE TE QARTE MORE INJORANT I VETEDIJSHEM,SHENONI VIJEN KUFITARE DHE ME MALIN E ZI DHE MERRNI LIBERALIZIMIN SI FILLIM.
    PO PERSE MORE INORANT SI DO TE SHKOSH NE EVROPE TI?
    ME NJE KOSOVE QE NUK KA ZGJIDHUR KUFINJTE?

  2. Alban Hamzai says:

    Europa dhe SHBA e bene detyren ndaj Kosoves ,I dhane pavaresine (se vete kosovaret nuk do ta fitonin as per 100 vjet).Por ju I keni zhgenjyer plotesisht ata qe ju dhane pavaresine .Shikoni se cfare shteti keni krijuar :islamizem,xhihadizem,droge,korupsion skandaloz,mafie,largim I kosovareve etj. Pra jeni ju klasa drejtuese e Kosoves qe nuk ju vjen keq per Kosoven ,qe e keni shkaterruar kete shtet te ri ne te gjitha drejtimet. Ju jeni fajtore dhe askush tjeter. Ju lutem botoni komentin tim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje