Ibrahimoviç: Nuk tërhiqem, e vendos unë kohën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Zlatan Ibrahimovic nuk do të tërhiqet nga futblli i luajtur. Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e Europa League u mendua se suedezi po konsideronte seriozisht mundësinë e mbylljes së karrierës, por është vetë Zlatan që nëpërmjet një positimi në rrjetet sociale qetëson gjithë tifozët e tij.

Do të luajë në “Old TRafford” apo në një stadium tjetër? Kjo mbetet për t’u parë por sulmuesi me origjinë boshnjake do të vazhdojë të zbresë në fushë. “Përpara së gjithash dua t’ju falënderoj për mbështetjen që më keni dhënë. U dëmtova dhe për këtë arsye do të qëndroj disa kohë larg futbollit gjithsesi do ta kaloj edhe këtë pengesë siç kam bërë përherë dhe do të rikthehem më o fortë se më parë. Kam luajtur edhe me një këmbë prandaj nuk mendoj se do ta kem problem. Një gjë është e sigurt, do të vendos unë kur t’i jap fund me futbollin e luajtur. Për momentin, tërheqja nuk është një alternativë”. Shumë i qartë gjigandi suedez, pak fjalë dhe një qëndrim i kuptueshëm.

Për momentin ai po konsultohet me mjekët për operacionin në kavilje çka do të thotë se sezoni me Manchester United është mbyllur përpara kohe. Dëmtimi në kavilje rezultoi i rëndë për sulmuesin e Manchester United, një problem shumë i madh për trajnerin Jose Mourinho i cili është në garë për vendin e katërt në Premier League dhe trofeun e Europa League.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *