Mark Frrokut i bllokohen 1.7 milionë euro pasuri

Pasi u shpall fajtor nga Gjykata e Tiranës për tre vepra, atë të fshehjes së pasurisë, pastrim parash dhe ndërtim të paligjshëm, Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkon gjykatës të kalojë në favor të shtetit pasuritë e ish-deputetit Mark Frroku.

Duke iu referuar ligjit antimafia, por edhe një dënimi në Holandë që e implikon ish-deputetin në çështje droge, prokurori i thotë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, se pasuritë e ish-deputetit Frroku duhet të konfiskohen.

Prokurori shpjegon se ka dyshime se për 15 vjet, ish-deputeti dhe familjarët e tij kanë grumbulluar pasuri të pajustifikuara për burimin e të cilave nuk kanë bashkangjitur argumenta bindëse.

Bëhet fjalë për harkun kohor nga 1998 deri në 2013, për të cilën ish-deputeti nuk ka arsyetuar  të ardhurat e aseteve pasurore të gati 1.7 milionë eurove, thotë prokurori i çështjes, Klodian Braho.

Pasuritë të cilat më herët janë vendosur nën sekuestro, janë një sërë apartamentesh në Tiranë, Orikum dhe Shëngjin, vlera e të cilave është vlerësuar nga ekspertët rreth 500 mijë euro. Gjithashtu, në listën e pasurive janë edhe garazhe në Tiranë si dhe sipërfaqe toke në Lezhë.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Mark Frrokut i bllokohen 1.7 milionë euro pasuri”

  1. keli says:

    Marku i Rilindjes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *