Militantët e PD-së dëmtojnë pemët, ironizon Joleza Koka: Të ishte bërë druvar Saliu, kishim shpëtuar

Partia Demokratike gjithmonë vjen me risi kur bëhet fjalë për të protestuar. Pas lajmit se disa militantë të kësaj force politike, kanë dëmtuar të gjitha pemët dekorative  në Bashkinë Mirditë pasi sipas tyre janë mbjellë nga “Rilindja”, ka ardhur edhe reagimi i ish-kryetares së FRESSH-it, Joleza Koka.

Koka bën një paralelizëm me vitet 90’ kur gjatë ndërrimit të sistemeve bëhej thirrje nga Partia Demokratike për prishjen e gjithçkaje që ishte ndërtuar nga Enver Hoxha.

“Prejini portokallet se janë të komunizmit! Hidhni naftë tek rrënjët se janë të Rilindjes! Të ishte bërë druvar ky Saliu do kishim shpëtuar të gjithë, do kishim edhe pemë edhe lule”,  shkruan Koka në “Facebook”.

Lajmi u bë publik nga drejtori i Marrëdhënive me Publikun në Bashkinë Mirditë, Aleksandër Ndoja, i cili në një postim në “Facebook” akuzon mbështetësit e PD-së, që sipas tij iu kanë hedhur naftë tek rrënjët, pemëve dekorative të sapo mbjella në Sheshin “Abat Doci”, në mënyrë që të thahen.

Ndoja ironizon edhe mesazhet e Bashës para protestës së sotme të PD-së, garancia e të cilit ishte se asnjë lule nuk do të preket.

“Porosia eshte asnje lule te mos preket.(Per ata qe u djeg e verteta) E keni perkthyer keq…! Pamje qe nuk duan koment…. Sonte gjate nates te gjithe pemeve dekorative te sapo mbjella ne Sheshin “Abat Doci” u jane hedhur nafte te rrenjet…!”, – shkruan Ndoja në “Facebook”, duke e shoqëruar denoncimin e tij edhe me foto.

Partia Demokratike duket se e ka përkrahur këtë veprim përderi sa  nuk ka reaguar për tu distancuar nga akti i militantëve të saj.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Militantët e PD-së dëmtojnë pemët, ironizon Joleza Koka: Të ishte bërë druvar Saliu, kishim shpëtuar”

  1. kashi says:

    jo as druvar se do tta bente shqiperine shkretetire me mire te ishte bere gryres nejvotoresh

  2. Genta says:

    Keta militantet e PD -se ca nuk kane bere keto dy muaj dhe nuk u hyn gjemb ne kembe… Sulmuan kryeministrine, i vune flaken makinave te policise, shkelen me kembe flamurin kombetar, shkaterruan bulevardin dhe mermerin e piramides… Edhe palmat ne autostrade (700 euro copa) ata i mbollen te thara…. te pallati im i bien citofonise pa pushim. Njoftuam policine. Erdhi, i kapi….por i la prape. Po pse late ore?- i pyeta. Jane femije -me thane. Jo ore jo, jane militante te PD- se qe prishin qetesine e popullit.,-u thashe. A kam te drejte o Mero?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *