Ngjela: PD i trembet reformës në drejtësi, jo vjedhjes së zgjedhjeve. Ndërkombëtarët si kanë kërkuar dorëheqje Ramës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela këmbëngul në idenë e tij se arsyeja e vërtetë e protestës së opozitës nuk janë zgjedhjet, por diçka tjetër.

“Kjo protestë nuk është për zgjedhjet. Zgjedhjet kanë karakter kushtetues dhe jo populist. Unë nuk kam asnjë rast që një qeveri të ketë dhënë dorëheqjen para zgjedhjeve dhe nuk ma ha mendja që ky Kryeministër të jetë kaq budalla.

Këtë kusht e vendos Saliu sepse e kanë tek reforma në drejtësi që nuk i gjysmon, por treçereku i tyre është i penalizuar, sepse janë të akuzuar për korrupsion. Kjo nuk është opozitë. Kjo ishte në pushtet dhe ka rënë në pushtet nga korrupsioni. Berisha është i rrezikuar së bashku me taborët e tij nga reforma në drejtësi.

Po të kishte një opsion për të dhënë dorëheqjen do ta kërkonin Uashingtoni, Berlini ose Brukseli. Ai kusht që ka vënë Saliu nuk mund të realizohet. Data e zgjedhjeve është kushtetuese dhe kryeministri është kushtetues. Ai që sot kërkon zgjedhje të lira ka manipuluar tre zgjedhje”, deklaroi ai në Top Story.

Ngjela thotë se një parti e madhe opozitare nuk i trembet garës, por e mbron votën. Ai thotë se si dorëheqja e qeverisë ashtu edhe zhvendosja e datës së zgjedhjeve nuk mund të ndodhë dhe si zgjidhje të krizës sheh vetëm një opsion.

“Partia Demokratike duhet të ndërrojë lidership. Të dalë lidershipi i ri dhe të shohësh se në çfarë sëkëlldie vendoset Partia Socialiste dhe e gjithë e majta. Me këta që janë është një politikë e dështuar”, deklaroi ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Ngjela: PD i trembet reformës në drejtësi, jo vjedhjes së zgjedhjeve. Ndërkombëtarët si kanë kërkuar dorëheqje Ramës”

  1. Bulqiza. says:

    Bukur e thua z. Ngjela. Keshtu fillon e ardhmja per PD. Madje e sigurte.

  2. Lyl says:

    O Taku
    Mire e ke po kot sa shkruan se ata te cadres nuk dine se ckerkojne
    Bejuni nga nje padi per prishje te rendit public dhe pastrojeni sheshin nga felliqesirat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *