Protesta e opozitës/ Policia do asistohet nga ekspertë të misioneve të huaja: Në përdorim teknologjia e fundit për identifikimin e protestuesve problematikë

Forcat e Policisë në detyrë sot, përballë protestës së opozitës do të asistohen nga ekspertë të misioneve të huaja pranë Policisë së Shtetit.

Ekspertët e huaj kanë trajnuar Policinë për menaxhimin e tubimeve.

Burime pranë Policisë thonë për gazetën TemA, se ekspertët do të mbështesin me këshilla dhe teknologji për monitorimin e situatës.

Asistenca do të jetë për dokumentimin e protestës dhe reagimin për çdo situatë.

Ndërkohë mësohet se Policia ka vënë në aplikim teknologjinë e fundit, për fiksim, filmim dhe identifikim të personave në protestë.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Protesta e opozitës/ Policia do asistohet nga ekspertë të misioneve të huaja: Në përdorim teknologjia e fundit për identifikimin e protestuesve problematikë”

  1. zambi says:

    pse deri tani nuk i kane filmuar..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *