Rama me Vlahutin në Apoloni: Ia dolëm që BE të mos financojë vetëm burgje. Ambasadorja: BE është me ju

24 Prill 2017, 10:44Politika TEMA

Kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet sot në Apoloni për ceremoninë e çeljes së parkut të Apalonisë pas restaurimit tërësor falë investimit të dhënë nga BE.

Në ceremoni bashkë me Ramën, ministren e Kulturës Kumbaro, ka qenë edhe ambasadorja e BE­, Roman Vlahutin, e cila u shpreh sot krenare më shumë se kurrë për financimin e BE në këtë park.

“Në këto kodra isha për herë të parë para 2 vitesh pas përmbytjes, uji u tërhoq ne i ndihmuam njerëzit të merrnin veten, dhe kështu duhet të jetë cdo sfidë ka një zgjidhje përgjegjësia është e juaja natyrisht, mos u ndjeni vetëm BE është me ju që të përballeni me cdo sfidë dhe mundësi që qytetarët të jenë krenarë për atë që kanë trashëguar dhe ndëttuar e do ndërtojnë për vendin dhe evropën”­ tha Vlahutin.

 

Rama gjatë fjalës së tij ka vecuar dy njerëz për kujdesin e vecantë të punës. “Falenderoj vecanërisht Piro Thomon, që meriton duartrokitje më shumë se unë dhe ministrja dhe kujdesin maniakal të Maks Velos që e përshendes me kënaqësi për praninë e itj dhe më siguon se gjërat janë bërë më së miri se po mos kishte ndodhur kështu Maksi nuk do vinte”­ tha Rama.

Ai falenderoi BE për fondet, duke theksuar se “Ia dolëm që BE të mos financojë vetëm burgje dhe gjithë infrastrukturën e represionit shtëtëror por të fillojë të financojë edhe infrastruktrën e mirëqenies shpirtërore”­ tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje