Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot në rubrikën “AMARCORD” përvjetorin e krijimit të Aviacionit Luftarak. Ai shprehet me nderim për të gjithë oficerët dhge pilotët e FA.
“Sot, Forcat e Armatosura shqiptare kremtojnë 66 vjetorin e themelimit të Aviacionit luftarak, premisat e të cilit ngjizën më 1914, kur në kohën e qeverisë së Princ Vidit, u porosit blerja e tre avionëve sulmues Löhner Daimler.
Ndër vite është kurajo dhe energjia e pilotëve shqiptarë që e kthyen këtë armë në një njësi legjendare, si edhe heroizmi i 46 dëshmorëve të dalë prej saj.
Nderim oficerëve dhe pilotëve, që në kushte mjerimi dhe izolimi gjatë diktaturës dhe fill pas saj, mirëmbajtën dhe riparuan me sa mundën instrumentat e sovranitetit tonë ajror, duke dhënë shpesh edhe jetën në krye të detyrës”, shkruan Rama.
Nga ana e saj Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në përvjetorin e aviacionit shqiptar shprehet se janë dy gëzime në një ditë, pasi jo vetëm është dita e aviacionit por dhe janë përcjellë një kontigjent pilotësh në stërvitje në Gjermani.
“Dy gëzime në një ditë! Sot kujtojmë me krenari historinë 66 – vjeçare të Forcës Ajrore, dëshmorët që kanë dhënë jetën në krye të detyrës e të gjithë ushtarakët që kanë shërbyer gjatë këtyre viteve në aviacionin ushtarak shqiptar.
Por jemi krenarë edhe për pilotët që shërbejnë aktualisht, të cilët i përcollëm sot në Gjermani, në të parën stërvitje të përbashkët jashtë vendit të Forcës sonë Ajrore. #66VjetForceAjrore #SaberJunction17”, shkruan Kodheli në rrjetin social.
hahhhhahaha, aviacioni shqiptR..Tallu tare , tallu
Po he se me Plaset KUR THEME, te Blihen Avjone Gjermane , dhe te Sterviten ne Gjermani Pilote Shqipetare…lol
Respekt per Babace Faikun,Fahri Bubesin,Trasha etj qe me nuk me kujtohen me .Keta kane qene pilote te klasit te pare,absolut.