Refuzoi të bëhet pjesë e protestës së PD-së, Topalli: Ja çfarë protestash mbështes

Gjatë protestës së opozitës ditën e sotme ku u bllokuan rrugët kryesore të vendit, ra në sy mungesa e figurave të rëndësishme të Partisë Demokratike si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Arben Imami apo Eduart Selami.

Këta të fundit janë shprehur gjithmonë kritik dhe të pakënaqur nga puna e kryedemokratit Lulzim Basha.

Deputetja demokrate Jozefina Topalli, e pyetur për “bojkotimin” e protestës së sotme, la të kuptohet se nuk pajtohet me këtë formë proteste.

Ish-kryetarja e Kuvendit nënkuptoi me mesazhin e saj se nuk i pëlqen rruga që po ndjek Lulzim Basha për të sjellë opozitën në pushtet.

“Mbështes çdo protestë për punë, për bukë, protestë kundra padrejtësive, kundra drogës, krimit, kundra korrupsionit, kundra kalbëzimit të qeverisjes.

Qëndrimet e mia i kam bërë të qarta çdo seancë parlamentare e do vazhdoj ta bëj.

Kam folur kur shumica heshtte.

Kam luftuar kur shumica kërcënonte e do vazhdoj të bëj betejën si opozitare, në respekt të bindjeve të mia, parimeve demokratike e rregullave të demokracisë,” tha Topalli.

Ish-kryetarja e Kuvendi ka theksuar për BalkanWeb se ka 3 vite që përsërit nevojën për një opozitë të fortë ndaj qeverisë, ndërsa ka vënë në dukje faktin se në kushte normale Partia Demokratike duhej të ishte sot në fushatë.

“Ky vend është në zgrip të humnerës.

E qytetarët e tij janë më të varfër se kurrë në këta 25 vite.

Ne jemi në një pikë kritike.

Kam të paktën 3 vite që e përsëris dhe kërkoj opozitë të fortë. Kjo qeverisje meritonte të përmbysej prej kohësh.

Në kushte normale tani duhej të ishim në fushatë.

Por në vendin tonë asgjë nuk është më normale. Dhe kjo situatë është shumë preokupuese”, është shprehur Topalli.

Që disa nga figurat kryesore brenda PD-së, janë të pa kënaqur nga puna e Lulzim Bashës, tashmë ky nuk është më një lajm i ri.

Por ata kanë nisur edhe të mos respektojnë vendimet që ai merr.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Refuzoi të bëhet pjesë e protestës së PD-së, Topalli: Ja çfarë protestash mbështes”

  1. Lumi Ottawa says:

    Ti je njeriu i gabur te flasish per moral. Ti je e korroptuar, primitive dhe antishqiptare. S`ke lene gje pa bere kundra shqiptarve te ndershem. Ti hajdute dhe e gjithe banda qe te rrethon mos u ktheshi kurre ne pushtet pasi jeni barbar. U zhduket lloji i juaj. S`keni lene gje pabere kur ishit ne pushtet dhe tani ne oposite po ja nxini jeten popullit. Dhet nje rrevulucion tu zhduke te gjithve.

    1. may says:

      Me pelqen qe nuk ke marr pjese ne kete proteste dallkaukesh te PD-se, bashke me disa figura pak a shume te nderuara te PD-se, qe kane dale ne rruge por po ti pyesesh perse nuk dine cfare te thone, e di Luli me Salen thone, kjo eshte ti besh njerezit lavazh truri, Megjithate nuk pajtohem me ty qe flet per varferi dhe skmaje me te keqe ne keta 25 vite, kjo eshte shpifje e rradhes, flitet me shifra dhe fizikisht, dhe rezultojne qe ne keto 3 vite po jetohet me mire se ne 8 vitet e fundit te pushtetit dhe shtetit tuaj, do ishte bere akoma me shume po te mos ishit ju pengese ne zhvillimin e ketij vendi, ju jeni nje PD- opozite me kriminalja dhe anti shqiptare, nuk doni tja dini per te miren e ketij vendi te beheni bashke, por shikoni se sa ju fitoni personalisht, kjo ju lumturon juve, jo e mira e ketij vendi, ju i vodhet deri ne palce fondet per investime i late gjerat pergjysem, i late me borxhe te medha kompanite e rrugeve, dhe sot te kesh goje te flasesh qe eshte me keq se ne derjtimin tuaj, kjo eshte shume tragji komike.

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Lumi Ottawa
    Te lumte !

  3. XENI says:

    PD-ja ka marrë fund!FATKEQËSI PËR NE!!
    KY POPULL E KA HAK BERISHËN !!!!👎👎👎👎👎

  4. Fieri says:

    Ti je nje shpirt katrane! Ti je nje servile e Berishes ! Ti je nje gure e parlamentit ! “Surratin” tend e pame per 8 vjet si kryetare e parlamentit! Ato te qeshurat tuaja idiote ende degjohen ne parlament e na bejne te gajasemi se qeshuri! Ti je nje njeri me nje fjalor me te dobet e me mesjetar…….. Ti lulezove para kohe,keshtu qe bryma te la pa kokrra……….. Ti …ti…ti….. Te respektoi vetem per mos pjesmarrjen ne demostrat. Varjantet per demostrat i ke te mira,por nuk qendrojne pasi jeta jone kur ishit ju ne pushtet ishte me e zezeper popullin,por me e lumtur per hajdutet e kriminelet,pasi ne krye ishte kryekrimineli Sali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *