REPLIKAT/ Komentuesit sulmojnë Bashën në faqen e tij: Mos blloko rrugët, po voto vettingun

24 Prill 2017, 12:13Politika TEMA
REPLIKAT/ Komentuesit sulmojnë Bashën në faqen e tij: Mos blloko

Postimi i Lulzim Bashës në “Facebook”, në të cilin fton qytetarët të bashkohen në bllokimin e rrugëve në të gjithë vendin është sulmuar nga dhjetëra qytetarë, të cilët njëzëri e quajnë këtë vendim të papërgjegjshëm dhe të paarsyeshëm.

Ndonëse shumica e komenteve kritikeve fshihen brenda disa minutash, disa prej tyre që i kanë shpëtuar për pak fshirjes, kanë treguar revoltën për bllokimin e rrugëve.

Komenti më i votuar është ai i një demokrati, i cili pyet liderin e tij mos do ishte më mirë të ndodhej në Parlament për të votuar vetingun, se sa duke bllokuar rrugët.

Një tjetër qytetar ironizon duke thënë: :”Per c’fare afrsye do behet protesta!!! Per Zgjedhjet te lira e te ndershem qe nuk jane bere akoma?

Ndërkohë, një studente ankohet se për shkak të bllokimit të rrugëve, iu desh të humbiste provimin e saj.

Këto janë vetëm disa prej komenteve të shkruara në faqen e Lulzim Bashës:

Komentuesi: Si demokrat i pa informuar . Po pyes a nuk do ishte mir qe per te miren e popullit te votohesh vetingu ? Per ti hapur rruge popullit qe te futet ne Europe dhe te punoj i lire

Komentuesi 1: Per c’fare afrsye do behet protesta!!! Per Zgjedhjet te lira e te ndershem qe nuk jane bere akoma?

Komentuesi 2: Pse ma fshin komentin apo ste vjen mire !!! Pse na i bllokon rruget ditet qe universitetet kane provime gjysem finale o kafsh !!!

Komentuesi 3: O injorant nuk shkohet në Europe me bllokime! Hap rruget se sta kan borxh njerzit se tu ka tek ty të behesh kryeminister! 4 Vite në krye të Tiranes nuk bere asgjen me të vogël, imagjino të te besojm ty gjithë shqiperin!

Komentuesi 4: Kjo nuk eshte e drejt e drejta nese jeni i drejt do fitohet nga votimi te cilin presidenti e ka dekretuar nese ju me Ramen keni … popullin lejeni te qet

Komentuesi 5: Budalliku mo i modh qe mkan pa syt rrumuj trrafik

Turp turp turp

Smeret pushteti shku mer po juand sjeni as per pushtet as me nejt ntiron kshu qe zhdukuni tgjith nga tirona me far e keqe

? ? ? ? ? ? ? ?

Komentuesi 6: Dhe ne enderr ktij i del vetingu  ?

Komentuesi 7: Me keto qe ben mendon se do jesh akoma je nje hic te ben babe sala si do kolltuku nuk meret me genjeshtra dhe me vjedhje e patet dhe nuk bete asgje mendoni vetem per xhepin tuaj dhe per luksin tuaj dhe jo per popullin se ju vin kaq keqe jepni nga leket tuaja dhe ti ndimoni fukarenjt por nuk e beni se jeni ajdute koke e kembe dhe dilni e pellisni si gomer

Komentuesi 8: Lulzim shko ne zgjedhje si PD. Dhe. PS.

Komentuesi 9:  Me 100 veta do e rrezosh qeverine eee ,hahahahah ik se le kokrren e namit! Kur Rilindja të perfshij Shqiperin si kurr më perpara, ateher do e marresh edhe ti pergjigjen.

2 komente në “REPLIKAT/ Komentuesit sulmojnë Bashën në faqen e tij: Mos blloko rrugët, po voto vettingun”

  1. Milan says:

    Derri do plumb. thote nje fjale e urte

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Skema e bllokimit te udhetarve ne 91 dha rezultate, sepse cdo gje ishte shtetrore !
    Trenat u bllokuan dhe u shkateruan nga barbaret,duke mos ju lene asnje xham.
    Ne ate kohe trena dhe autobuze kishte.
    Te bllokosh sot trasportin privat,nga nje parti e djathte,eshte me shume se cmenduri.kjo eshte shume larg kerkesave per “votim te ndershem…” !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje