SHENIM/ Protesta e ligjshme e bagëtive në Shkodër dhe protesta e paligjshme e PD

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

TemA

Një nga detajet më interesante të protestës së sotme, ishte një tufë me dhi në mes të rrugës kombëtare Lezhë- Shkodër.

I zoti i dhive quhet Lush Lushi, 62 vjeç, nga fshati Malihebaj i Shkodrës.

Në orën 11:50 minuta, ai së bashku me tufën e dhive, bllokuan rrugën kombëtare Shkodër – Lezhë, ku kalon rruga e fshatit Ashtë.

Ai ka dalë me bagëtitë e tij për rreth 4 minuta, duke bllokuar qarkullimin

Pasi policia shkoi në vendngjarje dhe e mori në pyetje, ai deklaroi se ishte në protestë ndaj Drejtorisë së Bujqësisë Shkodër (shefit Selim Kraja), duke pretenduar se i kanë vjedhur subvencionet për bagëtitë.

Lushi ngre pretendimin se nuk i shet dot bagëtitë se nuk kanë numrin e matrikullimit, që duhet ta pajiste Drejtoria e Bujqësisë.

Faktin që ai ka dalë sot në protestë kur ka dalë dhe PD, Lushi e shpejgon me arsyen se e pa si një ditë të mirë për të tërhequr vemendjen.

Pasi deri më sot askush nuk e ka marrë seriozisht shqetësin e tij, edhe pse i ka shkruar kryeministrit Rama në vitin 2013.

Paralel me të, në Milot kishte bllokuar rrugën Aldo Bumçi me një deputete të Lezhës.

Krahasuar me bariun Lush Lushi, ata janë shumë më të paqartë dhe jo legjitimë në protestën e tyre.

Dhitë e Lushit janë vërtet të pashpërblyera, ndërsa “dhitë” e Lulit janë të mbishpërblyera.

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “SHENIM/ Protesta e ligjshme e bagëtive në Shkodër dhe protesta e paligjshme e PD”

  1. Palpithnoka says:

    Ne te dy rastet fundja bageti ishin.

    1. Sebbasstian says:

      Bageti ne formen e shtazeve te egra, tamam shpellare.

  2. Grand says:

    Ne perkujtim te protestes madheshtore, Z.zRama beje nje permendore per keto dhi te dhunshme qe prishen madheshtin e protestes.
    Po keshtu rruges apo vendit ku u ndalua shtatezenia i vini emrin e femijes qe ka lindur, pasi shpetoi nga pijaneci ” paqesor” Paloka qe e coi ne kembe ne maternitetin e korruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *