Shërbimet inteligjente partnere: Rreziku i destabilitetit, interes në Shkup e Athinë për krizën në Tiranë?! Del në skenë Damir Fazlliç…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Damir Fazllic me ish ministrin e transportit dhe telekomunikacionit Lulzim Basha, sot kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe kreu i Partisë Demokratike


Burime konfidenciale i thanë Top Channel se shërbimet partnere kanë një shqetësim në rritje lidhur me të dhëna të besueshme se të paktën dy shtete të tjera po tentojnë të nxisin destabilizim në Shqipëri.

Nuk bëhet e ditur se cilat janë këto dy shtete, por këto të dhëna përforcojnë idenë se insinuatat e bëra në më shumë se një rast nga kryeministri Edi Rama për forca të huaja që nuk i duan të mirën Shqipërisë janë të lidhura me informacione të marra nga shërbimet inteligjente.

Pak ditë më parë, portali i njohur LajmPress në Maqedoni njoftoi për nje takim mes Damir Fazlliç, ish-shefit famëkeq të shërbimit sekret maqedonas Sasha Mihajllov, njëkohësisht kushëri i Nikolla Gruevskit, si edhe një personi nga Shqiperia.

Personi nga Shqipëria është Avenir Peka, ish-zv.ministër i Berishës dhe vëlla i Çlirim Pekës.

Lajmi bëhet i rëndësishëm pasi takimi është konfirmuar nga shërbimet e huaja inteligjente partnere me Shqipërinë. Nuk mund të thuhet me siguri nëse ky takim ka lidhje me çfarë po ndodh në Shqipëri, por qëndrimet e forta të qeverisë së Tiranës në mbështetje të platformës shqiptare e kanë acaruar jo pak Shkupin zyrtar.

Nga ana tjetër, burimet inteligjente flasin gjithashtu edhe për një angazhim shumë intensiv kundër Tiranës zyrtare të qarkut më nacionalist grek, që mbron platformën e aneksimit të “Vorio-Epirit”.

Karshillëku që shefi i qeverisë së Tiranës u ka bërë tezave të ultranacionalistëve grekë, të mësuar prej shumë vitesh me heshtjen e Tiranës zyrtare ndaj pretendimeve të tyre për Himarën ka ngjallur prej kohësh një acarim të madh në qarqet greke dhe Athinë, ku dikur Edi Rama pritej me nderime.

Situata duket kritike, një ditë para mbërritjes në Tiranë të të dërguarit të kancelares Angela Merkel dhe zëvendës presidentit të PPE, McAllister.

Berlini zyrtar është tejet i shqetësuar dhe i angazhuar lidhur me krizat me natyrë etnike apo me sfond përplasjesh gjeopolitike në Maqedoni, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë apo Kosovë dhe nuk mund të pranojë përshkallëzimin e një krize thjesht politike në Shqipëri, si një prej vendeve ku procesi i Berlinit është investuar aq shumë.

Shqipëria ka qenë gjithnjë një faktor stabiliteti në rajon dhe destabilizimi i saj nuk është opsion i justifikueshëm për asnjë nga qendrat vendimmarrëse të komunitetit euro-atlantik.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

18 komente në “Shërbimet inteligjente partnere: Rreziku i destabilitetit, interes në Shkup e Athinë për krizën në Tiranë?! Del në skenë Damir Fazlliç…!”

  1. ak47 says:

    Dihet se PD (klani Berisha) eshte zgjatimi segmenteve me te erreta antishqiptare. Kjo eshte e ditur. Puna eshte qe me qetesi dhe vendosmeri ta groposim qelbesiren, bishen reale qe si litari i te vdekurit po na mban zvarre qe nga 1990. Raportet kane ndryshuar. Miqte e Shqiperise jane shume me te shumte dhe me te fuqishem se armiqte e saj qofte bashke me zvarraniket e brendshem.

  2. AC/DC says:

    Ju hengert m…. Z.popullit!!! Ja keni bere by… E.Rames te lemuar si byc bebeje duke ja lepire!

    1. aqif tahipi says:

      Ik mor spiun i fazlliqit dhe i greqise futu ne qader se aty jeni mbledh krejt ju pasardhsit e esat pashe toptanit.

      1. .. says:

        Ai futet poshte “cadres” se Janullatusit

  3. zambi says:

    Ja ku e nxoren koken armiqte e brendshem dhe te jashtem.
    Po udheheqja jone vigjilente si gjithmone i zbuloi dhe do j’ua cjerre masken.

    Populli ne kembe, Partia ne balle

  4. albti says:

    Berisha eshte kelysh i Ramiz Alise shkaterroi ne fillim ekonomine pastaj rendin pastaj Shqiperine, ndihmoj vellain Miloshevic gjate embargos, krijoi firmat piramidale, pervetesoj me vajzen gjith pasurite e shiptareve, firmosi shkaterrimin e lumenjve dhe pyjeve, i fali detin Greqise dhe shum e shum te tjera, Edi mund te jete trap po eshte patriot te pakten. Sa per dijeni jam student i 90 i emigruar jasht shqiperise.

  5. Egiri says:

    POSHTË BERISHA DHE LYLY KAQOLI!!
    JOZEFIN !!!!!
    SHPËTONI PD-në!!!
    🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇩🇪🇩🇪🇩🇪🇩🇪🇩🇪👍🏻

  6. rumpallhana e ripjelljes says:

    Ne kulmin e revolucionit kulturor per spastrimin e armikut te brendeshem nepermjet vetingut si kinezet e maos dhe viteve 70 te enverit u shfaq armiku i jashtem qe do permbysjen e pushtetit popullor te liderit global qe e ka kthyer kete keshtjelle te pamposhtur ne kerthizen e botes dhe qe do thyejne turinjte gjithe armiqte e brendshem dhe te jashtem. Rilindas mos u dorezoni se lideri jone i zbulon komplotet.

    1. ec aty says:

      Biri i Putanes,bej gati sumen se se shpejti fillon dasma e madhe 😀

  7. boom says:

    Ptuu kurva Putiniane.

  8. Kelmendi says:

    Nuk ka me asnje pike dyshimi qe ky njeri, pra Berisha eshte faktori dhe personifikimi i poshtersise dhe tradhetise se historise moderne te Shqiperise. Sot Shqiperija ka nevoje per gjakftohtesine dhe perkrahjen tone. Ata njerez qe jane blere per nje cope buke apo nje teser partie, apo qe besojne se ky njeri eshte biri i Veriut te hapin syte dhe zemrat e te pranojne qe ky qe hodhi nafte ne plaget e Kosoves nuk i dridhet dora t’hedh helm Veriut e Jugut kur e sheh si te vetmen rruge per te shpetuar lekuren. Ai kurre nuk mund t’a djege Shqiperine pa ndihmen tuaj,…sigurisht nese kjo eshte ajo qe deshitoni.
    Sa me pak te qurravitemi e ankohemi qe ‘jemi komb qe s’behemi’ aq me shume shace kemi per te jetuar si njerez me dinjitet. Politikanet jane sherbetoret tuaj, pra trajtohini si te tille. Leruani atyre ndaresite. E vetmja ndaresi per ne eshte qytetare dhe atdhedashes ose morracak edhe b..lepires

  9. pjeter says:

    jojo nuk jane armiku i jashtem jane shkerdhatat si puna jote e atij ac/dc qe e hane trangullin e ne fillim nuk e kuptojne cfare eshte, kurse ata te brendshmit si sali efendiu e ata qe jane ne rroge te udb, jane akoma me te rrezikshmit, eshte e kote qe ta minimizoni me nje te qeshur, demet kombetare qe do i duhen shume vite shqiptareve tin dreqin, i ka bere tamam ai rrupalla qe ka qeverrisur vendin dhe e kacuar ne lufte civile, dhe ka furnizuar kunetrit e tij nemomentin qe ata kishin nevoje, natyrisht ekan ndjekur nga pas topet si puna juaj.

  10. Sali Ramadani-Uskama

    Nese dikush nuk deshiron te kete dy gjuhe zyrtare,me heret ose me vone,do te kete vetem NJE GJUHE ZYRTARE SHQIPTARE#!

    KJO DO TE JETE SHQIPJA E LASHTE E GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDREBEUT, MERRNI E ZGJIHNI,SI TE DESHIRONI !

    Ne nyesna te ndryshme kemi (ri)boturar ne me shume gazeta dhe revista nga rreth 100 ish,vite dhe dekana me radhe dhe me kete rast,ne vend ne dhjetera-qindra faqe,sidhe rendome,per shkak te angazhimeve te shumta,fillimisht,vetem ne ca faqe stereotipe,te cilat me gjitheate flasin dukshem:
    1. Mos luani me zjarre,sepse,sidhe rendome,nxitesit e elementeve antishqiptare do ta pesojne keqas dhe nuk do te kete as mirekuptim,as deshire,as durim dhe do te jete tehet vone per sanimin e gjendjes se kriuar eventuale,te dilen nuk e deshiron asnje individ me rezon normal !
    2. E kemi theksuar ne me shume raste:”Mos luani me zjarre,sepe provokuesi i pare,do te digjet vere ne te !
    3. Mjeranat potenciale,duket se i ka kapluar skleraza e harreses,interesi i semure per fitore te pa fitore,sidhe rendome,ideatori,inicuesi,imponuesi dehet bartesi i me te keqes,do te deshtoje serish ne menyre katasrofike,si nje condicio sine quan non (Kusht i domosdoshen,pa te cilen s’mundet !)
    4. Antishqiptaret nuk e kane fijen e moralit,fijen e logjikes,fijen e rezonit,moralit…
    5. Shqiptare,hiq donje perjashtim rasti,ne front i fituan te gjitha lufterat.duke perfeshire edhe keto tri te fundit te v..1998/99,2000 dhe 2001,pra edhe kete te fundt,nene FYROM-in sllav-m.,edhepse shqiptaret mjerana te te gjitha ngjyrave,me nderhyrjen e faktorit nderkombetar,me qellimet me te mira,por jo edhe me te favorshme,u kondicuonua si bumerant i pashmengeshem dhe me probleme,bile edhe te fituara ne te tria frontet e “lojerave” ogurzeza per inicuesit ,ndersa me faqe te gardhe per shqiptaret KRYETRIME,sidhe rendomje ne Historine e Levdishme Shqiptare!
    Prandaj:Potencojme,serish: Mos luani me zjarr,sepse,do te digjeni parapraklsht vete ne te !
    Me respekt per te gjithe shqiptaret dhe demokratet e vertete,vdekje nga Zoti per antishqiparet dhe tradhtaret !

    SALI RAMADANI-USKANA
    ex(de facto)Deputet i Popullit Shqiptar Historik,te mos thermi edhe KryeHeroik! (…1994-1998…)
    Koautore: Eksporte Profesioniste:
    Df.Gjeneral Akad.Prof.Dr. Ribashk Shqipta-KIMRIA,S.Defezisha-I.Pellazgia-I.Saliu-H.Shabani-R.Abazi-I.Piashuku…
    ……………………….
    PS: Sidhe rendime,percjellni,perktheni dhe dergoni si ARTIKUll,por edhe art-koment, ne te gjitha mediat e shkruara dhe eleytronke shqiptare etj.,per shkak te pengesave te njohura te hakereve mazioze,filimisht te FYROM-it sllavo-m.dhe shqiptarucave mjerana,sidhe remdome.

    1. me thene te drejten says:

      Qe te jeni patriote,ne rradhe te pare mesoni te shkruani gjuhen shqipe (e cila eshte shume me e lashte se koha e Gjergj Kastriotit)! Ne keto qe keni shkruar me siper,gjithcka eshte e rremujshme dhe krejt pa lidhje. Nuk ka as fill llogjik ne cfare kerkohet te thuhet, e as drejtshkrim te sakte 🙁
      Me mire shkruajeni ne anglisht qe te kuptojme se c’kerkon te thote ky Sal Ramadani,se e perkthejme vete ne shqip!

  11. Toni says:

    Po patjeter jane ne funksion te sherbimeve te huaja e kane mision mbajtjen peng shqiperise komandanti saliceviç.

  12. Ana says:

    Po nusja e ketij Pekes eshte shefe personeli te shish…. Ca behet mor ne ket vend??!!! Keta te bekan hatane… Hajde shiku hajde

  13. trimi says:

    Ne nje kohe qe Shqiptaret e maqedonise kerkojne me Shume se as njeher mbeshtetje e shqipris, individual te PD kerkojn me padurim rremujen e vendit per te larguar ate se Cfar po ndodh ne Maqedoni. Tradhetar Lulzim basha dhuhet te arrestohet hapni syte shqiptare armiku eshte I dukshem.

  14. igli says:

    Avenir peka duhet arrestuar,zoti e denoi po dhe ligji duhet ta denoi, boll ne kurioz te shqipetareve.vete shkon ne maqedoni ,vellain ne shqiuperi dhe te dashuren anen ,ne cader

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *