Tubimi, Zef Brozi: Kush bllokon rrugët, qytetar apo politikan, të shkojë në burg

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-­kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë Zef Brozi ka reaguar sërish sot nga SHBA në lidhje me tubimin të opozitës që ka për objektiv bllokimin e rrugëve për një orë.

Ai shprehet se nëse një qytetar do të bllokonte Bulevardin edhe per disa minuta duke protestuar, policia duhet ta ndalojë, prokuroria do ta ndjekë penalisht dhe gjykata do ta dënojë, pasi atëherë Shqipëria do bëjë hapa demokratikë.

“Por kur partitë bllokojnë për javë e muaj Bulevardin; Kur partitë bllokojnë rrugët dhe dëmtojnë edhe pasurinë publike e private, pra shkelin ligjet­Shteti toleron!. Qytetari, pushtetari, politikani, partite dhe kushdo tjeter duhet te jemi njesoj pergjegjes para ligjit­ nese duam vendosjen e shtetit ligjor dhe progresin e demokracise ne Shqiperi”.

Opozita sot nga ora 11:00­12:00 ka lajmëruar se do të bllokojë rrugët në të gjithë vendin

në shenjtë proteste për qeverisjen, që sipas saj është e kriminalizuar.

Statusi i plotë i Brozit në rrjetin social:

Kur ligji të jetë mbi partite dhe jo partitë mbi ligjin dhe shtetin ligjor­atëherë Shqipëria do ketë bërë një hap të madh demokratik.

Nëse një qytetar do të bllokonte Bulevardin edhe për disa minuta duke protestuar, policia do ta ndalonte, prokuroria do ta ndiqte penalisht dhe gjykata do ta dënonte.

Por kur partitë bllokojnë për javë e muaj Bulevardin; Kur partitë bllokojnë rrugët dhe dëmtojnë edhe pasurinë publike e private, pra shkelin ligjet­Shteti toleron!

Partia, ciladoqoftë ajo, nuk duhet të jetë bunkeri që mbron dhunuesit e ligjit. Kjo padrejtësi e madhe duhet të marrë fund menjëherë, që nesër dhe përgjithmonë.

Qytetari, pushtetari, politikani, partitë dhe kushdo tjetër duhet të jemi njësoj përgjegjës para ligjit­nëse duam vendosjen e shtetit ligjor dhe progresin e demokracisë në Shqipëri.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Tubimi, Zef Brozi: Kush bllokon rrugët, qytetar apo politikan, të shkojë në burg”

  1. asd says:

    Nderkohe qe derdimenet kane dale ne kryqezime, policia te shkoje, te shkrehe cadren dhe te vije makina e ujit te shpelaje vendin dhe te dizinfektojne trotuaret. Jam kurioz te shikoj shprehjen ne fytyrat e budallenjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *