VIDEO/ Aeroplanmbajtësja amerikane bashkë me dy anije japoneze drejtohen drejt Koresë së Veriut

24 Prill 2017, 11:55Bota TEMA

Aeroplanmbajtësja amerikane që po lundron drejt Gadishullit Korean, po shoqërohet tani nga dy anije  japoneze.

Njësia lundruese filloi manovrat e përbashkëta detare sot në Paqësorin perëndimor. Aeroplanmbajtësja amerikane USS Carl Vinson, e cila shoqërohet edhe nga një destrojer amerikan i pajisur me raketa kruz, u urdhërua nga presidenti që të udhëtonte drejt Koresë ndërkohë që veprimet e Phenianit kanë shtuar tensionet në rajon.

Nuk është e qartë për sa kohë njësia luftarake amerikane do të shoqërohet nga destrojerët japonezë. Marina amerikane tha se manovrat janë operacione rutinë që synojnë të përmirësojnë reagimin në e mjeteve të marinës ushtarake dhe kapacitetet mbrojtëse, si dhe manovrimin efiçent.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje