Pavarësisht deklaratave të përfaqësuesve të opozitës, se bllokimi i rrugëve nuk ka asnjë kosto për qytetarët, mesa duket kjo gjë nuk është aspak kështu.
Mësohet se 8 ambulanca me të sëmurë e kanë pasur të pamundur të shkojnë në spital për shkak të bllokimit të rrugëve nga protestuesit e PD.
Por një rast i paprecedentë është regjistruar me një të sëmurë nga qyteti i Fierit. Ai ishte në gjendje të rëndë, por përfaqësues të PD kanë dyshuar për vërtetësinë e saj duke e menduar si një inskenim.
Për këtë arsye një prej protestuesve të tyre ka hapur derën e ambulancës për të parë të sëmurin. Kjo gjë ka shkaktuar zemërim dhe tek familjarët e tij.
Gjithashtu burimet bëjnë të ditur se është dashur ndërhyrja e punonjësve të policisë për të negociuar më përfaqësues të opozitës që këta të fundit të bindnin protestuesit që t’i hapnin rrugët. Ajo njofton se është hapur rruga vetëm pasi është bërë thirrje me altoparlant.
Protestuesit e PD kanë bllokuar prej mëse 60 minutash ditën e sotme trafikun në qytet duke krijuar kaos në qarkullim.
Phhtuuu fare e keqe!!!!!
Plumbin kokes do i kisha dhene
Nuk ka shtet ,prandaj Basha ben cfare te doje , nuk mund ta imagjinoj te ndodhi kjo , ne Europe .
Nje Plumb dhe gjithcka Would be Quiet.
Ah Enver ku je se po te therret Historia !
Fashistë!!!
Kështu do bëhet shteti që është premtuar?! Duke bërë negociata me vandalët antishqiptarë për të qenë pakëz më njerëzorë në dhunimin e ligjeve e duke qenë parimorë e të ashpër me të sjellshmit?!…