“AS”: Nëse Zidane nuk fiton asnjë trofe, do të shkarkohet

25 Prill 2017, 16:08Sport TEMA

Këto janë ditë vendimtare për, Zinedine Zidane, i cili ka në dorë suksesin ose dështimin e plotë me Real Madrid që është në luftë për dy tituj të rëndësishëm, “Uefa Chmapions League dhe në “La Liga”.

Është e përditshmja spanjolle “AS” e cila pretendon se Zidane do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Real Madridit nëse legjenda franceze gjatë këtij sezoni nuk arrin të fitojë minimalisht një trofe, shkruan “Goal.com”.

Sipas këtij raporti, tekniku i madrilenëve së bashku me humbjen në “El Clasico” ka humbur edhe besimin e presidentit Florentino Perezit.

Askush nuk e priste, por trajneri aktual i Kombëtares gjermane, Joachim Loë po shihet si zëvendësuesi ideal i Zidanes te Real Madrid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje