Basha i lutet Zotit: Sot kemi shans të fitojmë, Rama do dorëzohet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i opozitës Lulzim Basha duke folur nga çadra tha se pranon dialogun, teksa sot mbërrijnë dhe negociatorët ndërkombëtarë.

Sot kemi shansin ta zgjidhim me dialog.

Lulzim Basha në këtë dialog nuk përfaqëson veten e tij, as vetëm PD, as vetëm opozitën.

Unë shkoj në këtë proces me vetëdijen e plotë se përfaqësoj interesat e një bashkimi të jashtëzakonshëm qytetar, më të madh popullor.

Ndaj e kam shumë të thjeshtë të bëj kompromis, të gjej gjuhën e kompromisit politik për gjithçka që më takon mua dhe PD, po nuk bëj dhe nuk do të bëj asnjë tërheqje për gjithçka që i takon fateve të qytetarëve, të demokracisë shqiptare, të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Zgjidhja që ne ofrojmë është zgjidhje e ndershme”, tha ai.

Ai tha se fundi nuk do të jetë votim pa opozitën por fitorja e kauzës.

“Fundi nuk do të jetë votim pa opozitën, nuk do të jetë shpërndarje e popullit, fundi do të jetë fitorja e kuazës sonë të drejtë.

Ndaj le të urojmë që sot arsyeja e shëndoshë të mbizotërojë dhe në mendjet e sëmura të pakicës që ka kapur peng popullin dhe do të marrë peng zgjedhjet.

Ta urojmë, ta shpresojmë e t’i lutemi Zotit e për kundërshtarët tanë.

Një gjë është e sigurtë përmes dialogut ose përballjes populli do të fitojë gjithmonë”, tha Basha.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

10 komente në “Basha i lutet Zotit: Sot kemi shans të fitojmë, Rama do dorëzohet”

  1. kombi says:

    Ky mendon se nderkombetaret do te bien dakort me pacavuret e Bashes .

  2. Haribo says:

    Zbythje idioti…..

  3. rudini says:

    Po te kishit perfaqesuar nteresat e popullit nuk e kishit bere te pabanueshem kete vend,ju jeni thjesht plehra per riciklim.

    1. Miri says:

      O bullshit ju jeni pakica dhe do te jeni per shume kohe akoma.je vetem nje mercenar i shitur.

  4. deja says:

    Fjala POPULL me duket se ndotet ne gojen e krimineleve e hajduteve, prandaj z.Basha nuk ka asnje te drejte te flasi ne emer te popullit, por te flasi ne emer te atyre qe perfaqeson, te atyre qe shkaktuan ’91, ’96, ’97, ’98. gerdecin, 21 janarin, vodhen rrugen e Kombit, CEZ-in, e shume e shume te tjera.

  5. Milan says:

    Lutu per vitet ne qeli ti edhe Sali

  6. Tema says:

    PD-ja kerkon te vije ne pushtet pa zgjedhje.

  7. armand says:

    E kur na qenke bere shumica?
    Je me fat qe ne “pakica” s’po ngrejme cadren tone ne bulevard, se ate qaderen tuaj do ta perdorim si hale,hajdut ordiner.
    Do ta marresh pergjigjen me 18 qershor. Hargalisuni ne qadere edhe nja 40 dite se shpullat me daten 18 do jene me shume se ato te 4 viteve me pare.

  8. fisheku says:

    nuk eshte per tu habitur me keta qe dita dites po behet qesharake tek cadra e komedise se republikes se vetezgjedhur. dhe cdonjeri e di se edhe kriminelet dhe hajdutet si ky lulushi i luten zotit para(qe mos te zbulohen) dhe pas krimeve te bera qe te mos ndershkohen.

  9. Mbasi vrasin e vjedhin,keta kriminel kujtohen per Zotin qe tju fali gjynahet.
    Shikoni sali kriminelein mbasi shembi kisha e xhamia,spiunoi para 90tes,vrau mashtroi,vodhi shkatrroi pas 90tes flet per zotin.I biri krimineli qe vjedh miliona shkon kthen sumen perpjet ne xhami dhe pastaj shkon neper ishuj te harxhoj paret e popullit……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *