Andi Bushati analizon situatën politike: Basha radikal, më vonë surpriza nga negociatorët e BE-së

25 Prill 2017, 18:05Politika TEMA

Takimet e zyrtarëve europianë me krerët e politikës shqiptare ditën e sotme, janë në vëmendjen e të gjithëve.

Kjo për faktin, se nga ky takim pritet që t’i jepet një përgjigje konkrete faktit nëse do të ketë një tryezë dialogu mazhorancë-opozitë për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

Por sipas analistit Andi Bushati premisat për të patur një marrëveshje me ndërkombëtarët janë të pakta.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Bushati tha se Basha me protestën e djeshme, ku për një orë u bllokuan disa nga akset kryesore rrugore në vend, tregoi se i qëndron kërkesave për qeveri teknike dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Sipas tij, nëse nuk arrihet një kompromis mes zyrtarëve të PPE dhe PE, McAllister dhe Fleckenstein, me krerët e PS, LSI dhe PD, atëherë Kavaja do të jetë pika e kthesës për situatën politike në vend.

Ndërkohë që mazhoranca do të shkojë me kandidatin e saj në zgjedhjet e Kavajës për kryetarin e ri të Bashkisë, opozita ka parashikuar që në këtë ditë, më 7 maj, të zhvillojë në këtë qytet një protestë kombëtare.

Bushati tha se do të jetë pikërisht kjo ditë, që do të vendose kalimin nga beteja e argumenteve në betejën e forcës.

Si i shihni takimet e zyrtarëve europianë me krerët e PS, LSI dhe PD?

Nga njëra anë mazhoranca, dhe sidomos PS pret një trysni që do t’i ushtrohet Bashës, një trysni që shkon në sinkron me atë që tha ministri i Jashtëm gjerman.

Ka burime që thotë që maksimumi i kërkesave që do t’i kërkohet PS nga negociatorët do të jetë një kompromis përgjysmë, jo që të krijohet qeveri teknike.

Është e vështirë që Basha të lëvizë nga pozicionet e tij. Gjithçka mund të ndodhë, mund të kemi surpriza të minutave të fundit, por deri tani zor se do të kemi një kompromis.

Këtë fakt që PD nuk është për momentin e gatshme për një kompromis, e tregoi fakti që edhe pse ishte caktuar data e këtyre takimeve me negociatorët, PD vijoi me përshkallëzimin e protestës ditën e djeshme.

Si e shikon atë që Basha e quan përballje, pra përshkallëzim paqësor të protestave?

Është e vërtetë që policia nuk i provokoi njerëzit, por është e vërtetë që pushteti gjithashtu po përdor një gjuhë provokative, që nga ato inskenimet që u bënë sikur këta po bllokojnë ambulancat, apo po pengojnë jetën e qytetit. Po të kujtojmë kur u bënë protestat e PS, edhe pushteti në atë kohë këto inskenime bënte.

Pyetja është deri ku mund të eskalojë veprimi radikal. Unë besoj se demokratët janë të qetë. As kanë djegur goma, as kanë thyer xhama.

I kanë marzh manovre për ta radikalizuar më tepër në ditët në vijim. Nëse nuk do ketë një kompromis sot, ajo çka pritet do të jetë Kavaja, ku është parashikuar edhe protesta. Pra 7 maji do të jetë dita ku palët do tregojnë forcën. Do të jetë pika e kthesës kur nga beteja e argumenteve, rrezikojmë të kalojmë në një betejë force.

Basha ka patur ditët e fundit një terminologji ndryshe. Sa të gatshëm do të ishin palët për të përballuar një situatë të tillë?

Druaj që në 7 maj, kjo po përgatitet. Gjuha duhet të zbutet për të mos rrezikuar kalimin nga beteja e argumenteve në betejë force.

Edhe sa kohë mund të mbajë Meta këtë qëndrim që po shfaq aktualisht?

LSI nuk i ka skaduar koha që të hajë edhe kekun edhe byrekun, siç thotë populli. Ata kanë mbajtur qëndrime të balancuara. Për LSI nuk mund të vësh bast pasi është një parti që nuk mban qëndrime, është gjysma me njërën palë e gjysma me palën tjetër.

Deri ku mund të shkojë kjo përplasje mes forcave politike?

Nëse supozojmë se Basha është i vendosur se me Ramën dhe në 18 qershor të mos fytet në zgjedhje, atëherë socialistët nuk kanë si bëjnë. Do shkojnë drejt këtij procesi.

Ky do të hapte një problem të madh për opozitën. një pjesë që brenda opozitës dhe brenda PD ka një grup ë nuk e do vettingun dhe ligjet e reformës në drejtësi, nëse Rama edhe për disa muaj do të kishte një Parlament me shumicë të vetën, atëherë PD do të kishte pamundësi për të vënë veton.

Është një pjesë në PD që po ushtron presion ndaj Bashës për ta futur në zgjedhje, pasi nëse nuk hyn Rama mund të krijojë vetë komisionet dhe kalojë vettingun. Kjo gjë i dëmton më shumë ata që nuk e duan reformën në drejtësi dhe vettingun.

Të ndalemi tek protesta e djeshme e opozitës. Shumë eksponentë të PD dje munguan. Si e komentoni qëndrimin e Topallit?

Mendoj se Topalli nuk ka patur rezerva për protestën e djeshme, por për mënyrën sesi Basha në këto 4 vite ka drejtuar PD-në.

Kjo nuk është vërejtja e parë që Topalli i bën Bashës. Sipas Topallit, kjo qeveri duhet të ishte rrëzuar me kohë. Dhe e dyta ishte se tani PD duhet të ishte në fushatë elektorale dhe zgjedhje.

Topalli, i përket asaj pjese të PD, ku hyn edhe Berisha, që nuk pranojnë të ketë një PD jashtë zgjedhjeve. Në binomin Basha-Berisha, duket sikur Basha është radikali, dhe Berisha më liberali. Ka një pjesë të ish-qeveritarëve të PD-së që duan pushtet edhe si opozitë, ndaj nuk e pranojnë idenë që qoftë humbëse PD-ja, Basha të mos hyjë në zgjedhje.

5 komente në “Andi Bushati analizon situatën politike: Basha radikal, më vonë surpriza nga negociatorët e BE-së”

  1. BERISHA LARGOHU says:

    Ti je nje analist me shum problem mendor dhe mbeshtetes i krimit opozitar ?

  2. zana says:

    Po andi, Jozefina eshte me racionalja ne mendime. Ajo do nje PD stabile, te qarte ne rrugen e saj, qofte edhe ne opozite. Zonja Jozefine eshte e formatuar qartazi dhe nuk ben veprime diletante, por te pjekura politikisht prandaj dhe nuk ka qene aktive koete kohe.

  3. Fari~hu says:

    Po,po foli ky,ashtu do jete,se ky eshte krye~anal~isti i te gjitha ceshtjeve,problemi me i madh i tij dhe i shokeve te tij,eshte E.Rama,se jo vetem u shkeput shume prej tyre,ne saje te punes,po duke i njohur shume mire se cfare formimi dhe karakteri kane,as nuk merret fare me ta dhe kur i jepet mundesia,tall b…. me ta.Keta jane aq te neveritshem ne analizat qe bejne per ngjarje te caktuara,qe sikur te mos i kishim jetuar vete keto ngjarje dhe sikur ti ndigjonte dhe besonte kush kete me shoke,ketu do behesh nami.Shyqyr qe njihen.

  4. Grigor says:

    Mos ja vini re Bushatit sepse akoma nuk e ka marre veten nga te qarat e 11 Prillit per vdekjen e Enverit.

  5. Trimi says:

    Basha me ate ze si femer radikal!!!!!!!,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje