“E vërteta mbi spekulimet ndaj kompanisë shtetërore të gazit Albgaz dhe se Greqia do menaxhojë TAP në Shqipëri”

25 Prill 2017, 17:14Ekonomia TEMA

Në media ka pasur disa spekulime rreth kompanisë shtetërore të gazit, Albgaz dhe është aluduar se Greqia do të menaxhojë TAP-in në Shqipëri.

Shaban Murati ka bërë edhe një shkrim për këtë.

Por, Ministria e Energjisë i ka hedhur poshtë këto aludime, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.

Reagimi i Ministrisë së Energjisë:  

Duke marrë shkas nga disa spekulime të hedhura në media dhe konstatime krejtësisht të pavërteta rreth aktivitetit dhe angazhimeve të ndërmarra nga kompania shtetërore e gazit Albgaz Sh.a, Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron opinionin publik sa vijon:

Albgaz Sh.a. është një shoqëri aksionere me 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti shqiptar, e themeluar më 5 Janar 2017, sipas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Albgaz ka një fushë veprimi të kombinuar e cila do të kryej të gjitha aktivitetet e nevojshme për të ndërtuar dhe operuar sisteme gazi për transmetimin, shpërndarjen, depozitimin nëntokësor dhe operimin e terminaleve të gazit natyror të lëngëzuar.

Në kuadër të zhvillimit të sektorit të Gazit Natyror në Shqipëri, Ministria e Energjisë dhe Industrisë në bashkëpunim me konsulent ndërkombëtarë ka përfunduar Masterplanin e Gazit. Njëkohësisht, Albgaz është në negociata për bashkëpunim me Operatorin e Pavarur të Transmetimit të Gazit TAP AG në funksion të ofrimit të mundësisë për kryerjen e shërbimit të mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit në territorin shqiptar. Ky bashkëpunim mund të kurorëzohet pozitivisht nëse përmbushen disa kritere teknike dhe profesionale në një marrdhënie midis dy entiteteve të cilat operojnë në të njëjtën fushë, dhe mund të sjellë një impakt pozitiv në zhvillimet e ardhshme të sektorit të Gazit Natyror. Këto negociata mes Albgaz dhe TAP janë mundësuar në sajë të rishikimit të marrëveshjes së Shqipërisë si vend pritës dhe konsorciumit, e cila garantoi rritjen e përfitimeve për shtetin shqiptar dhe ku Albgaz është përfitues i drejtpërdrejtë.

Siç është njoftuar edhe publiku përmes medias, në datën 13 Prill është nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi midis kompanisë shtetërore të gazit “Albgaz” dhe kompanisë shtetërore greke të transmetimit të gazit natyror “Desfa”. Ky dokument është në vazhdën e përpjekjeve që po bën qeveria shqiptare për të rritur kapacitetet dhe aftësitë e shoqërisë shtetërore të gazit “ALBGAZ” sh.a. për të qenë e aftë që të marrë pjesë në zhvillimin e infrastrukturës së gazit në Shqipëri sikurse parashikohet edhe në MasterPlanin e Gazit që do të paraqitet së shpejti për miratim në Qeveri. Njëkohësisht edhe për të qenë e aftë që të konkurrojë për të marrë përsipër punë dhe detyra në kuadër të operimit të projektit të gazsjellësit TAP. Bashkëpunimi me kompaninë shtetërore greke Desfa është krejt i natyrshëm duke marrë për bazë faktin se kompania shtetërore greke ka garantuar tashmë shërbimin e mirëmbajtjes së pjesës së gazsjellësit TAP që shtrihet në Greqi dhe ka një historik e eksperiencë të gjatë në këtë fushë.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqarom se Albgaz, duke qëne se është një kompani e re dhe duke marrë në konsideratë realitetin në sektorin e gazit në Shqipëri, për të përmbushur me sukses objektivat e së ardhmes, e sheh të nevojshme dhe të domosdoshme bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave me kompani ndërkombëtare te çertifikuara dhe të liçencuara ndërkombëtarisht në transmetimin e gazit. Albgaz është në hapat e para të një bashkëpunimi dhe përfitimi eksperiencash me kompani lider në fushën e Transmetimit të gazit natyror në Europë, të tilla si: Gasune, Plinarco, Enagas, Desfa etj.

Pas firmosjes së marrëveshjes së mirëkuptimit me kompaninë Desfa, kompania Albgaz është në fazën finale të firmosjes së një tjetër memorandum mirëkuptimi me kompaninë shtetërore holandeze Gasunie.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë bën me dije se Albgaz Sh.a e cila ka trashëguar një sektor gazi të pazhvilluar dhe pa eksperiencë, ndaj interesi i kompanive të tilla është i rëndësishëm për të marrë përvojën dhe eksperiencat më të mira në këtë sektor, duke trajnuar stafin dhe zhvilluar kapacitetet e saj në nivelet më të larta.

3 komente në ““E vërteta mbi spekulimet ndaj kompanisë shtetërore të gazit Albgaz dhe se Greqia do menaxhojë TAP në Shqipëri””

  1. Dibrani says:

    Ministria e energjitikes eshte duke folur me arre ne goje ! Shqiptaret jane teper te ndjeshem ne nderhyrjet brutale e fyese , qe greket bejne kundrejt vendit tone , ndaj edhe pergjigja nuk eshte duke dhene sqarime , por duke i veshur me nje “tyl” , per te mos dukur se cfar gatuhet brenda !

  2. arber says:

    PO MIRO O QYPA ,GJITHMONE TEK MUTERIT DO VENI ,NE BOTE KA EDHE GJERMANE ,AMERIKANE ,KINEZE E KU DI UNE ,ESHTE MIRE QE TE HAPEN KARTAT PER TE PARE KU ESHTE DALLAVERI.I NDYRE

  3. Alban Hamzai says:

    Kenaquni poturake ! Ne baze te njoftimeve me te fundit kompania Albgaz ka lidhur mareveshje me kompanine turke Akshamgaz ,me kompanine Ibrikgaz nga Afganistani,me komanine Bodrumgaz nga Jemeni ,me kompanine Comblekgaz nga Uzbekistani ,me kompanine Poteregaz nga Kirgiztani . Ishallah! Marshallah!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje