FOTOT/ Tensioni Trump-Kim Jong Un, nëndetësja amerikane mbërrin në Korenë e Jugut

25 Prill 2017, 13:16Bota TEMA
FOTOT/ Tensioni Trump-Kim Jong Un, nëndetësja amerikane mbërrin

Nëndetësja amerikane tashmë ka mbërritur në Korenë e Jugut. Ajo më pas do ti bashkohet flotës së dy anijeve luftarake japoneze dhe areplanmbajtëses amerikane Carl Vinson të cilat janë nisur dret brigjeve të Koresë së Veriut.

Këto anije së bashku me nëndetësen do të vedosen pranë brigjeve koreane për shkak se lideri diktatorial Kim Jong Un ka kërcënuar SHBA se do të vazhdojë që të kryejë teste bërthamore edhe pse amerika i ka bërë ultimatum që të  mos bëjë më prova të tilla.

Duket se situate mes SHBA dhe Koresë së Veriut është tensionuar shumë kohët e fundit. Jo më larg se para disa ditësh Korea e Veriut kërcënoi Amerikën se do të bënte teste bërthamore çdo javë.

Rritjen e tensioneve midis dy vendeve e verteton edhe fakti që Rusi vendosi trupat e saj ushtarake ashtu si dhe Kina në kufirin me Korenë e Veriut pasi i druhen faktin se nëse shpërthen një luftë mes SHBA dhe Penianit, koreano veriorët do të dynden në kufij për tu arratisur nga shteti diktatorial.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje