Haki Çako pret homologun malazez: Bashkëpunim i shkëlqyer mes dy policive

25 Prill 2017, 15:45Kronika TEMA

Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues, Haki Çako priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të  Policisë së Malit të Zi, Slavko Stojanoviç dhe delegacionin që e shoqëronte.

Ky takim u zhvillua në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit të përbashkët policor të koduar “Lux/Rover”, i cili është vlerësuar nga qendra SELEC (Qendra e Zbatimit të Ligjit për Europën Juglindore) si “Operacioni  më i suksesshëm në Europën Juglindore për 6 mujorin e dytë të vitit 2016”.

Dy drejtuesit e lartë  vlerësuan operacionin e përbashkët policor të koduar Lux/Rover, i cili është vlerësuar nga qendra SELEC si model që duhet ndjekur edhe për operacionet e tjera që do zhvillohen ndërmjet policive homologe.

Gjatë takimit, Çako dhe  Stojanoviç e konsideruan të nevojshme dhe të domosdoshme rritjen e kapaciteteve bashkëpunuese në aspektin e shkëmbimit të informacionit dhe të përpunimit për çështjet e radikalizmit fetar dhe antiterrorizmit, si një rrezik shumë i  madh jo vetëm për ne, por për gjithë Europën, pasi një pjesë e lëvizjeve të migracionit të paligjshëm nga zonat e luftës, mbartin brenda tyre indvidë të  cilët kanë tendenca terroriste dhe radikale duke qenë një rrezik shumë i madh për sigurinë e vendeve tona dhe të gjithë Europës.

Të dy Drejtorët e Policisë kanë theksuar se është shumë e rëndësishme e me interes të ndërsjelltë, vlerësimi  i protokollit për bashkëpunim të përbashkët për sezonin turistik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje