Kriza ekonomike: Greqia privatizon portin e Selanikut

25 Prill 2017, 10:22Rajoni TEMA

Porti i Selanikut në Greqi është shitur me vlerën 231.9 milionë euro.

Blerësit janë një grup kompanish mes të cilave gazeta greke “Protothema” cilëson Deutsche Invest Equity Partners dhe Ivan Savvidis, pronari I ekipit të futbollit PAOK.

Kompania do të ofrojë shumën në fjalë për të blerë 67% të aksioneve të portit në një marrëveshje, vlera e plotë e së cilës është 1.1 miliardë euro.

Në këtë marrëveshje parashikohen investimet 180 milionë euro në 7 vitet e ardhshme, ndërkohë që të ardhurat për shtetin grek nga kontrata parashikohen në 170 milionë euro.

Vendimin final për kontratën do ta japë Gjykata e Auditit, e cila do të vlerësojë procedurat.

Porti është ndër më të rëndësishmit dhe duket se bën pjesë në planet e pranuara nga qeveria greke për privatizimin e shumë aseteve shtetërore, diktuar edhe nga Eurogrupi pas krizës së vitit 2008.

1 komente në “Kriza ekonomike: Greqia privatizon portin e Selanikut”

  1. muhamet evropiani says:

    allah allah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje