Ngërçi politik pas futjes së PD në çadër/ Rama dhe Meta nisin negociatat me zyrtarin e PPE

25 Prill 2017, 15:23Politika TEMA

Ka nisur takimi i Kryeministrit Rama dhe Kryeparlamentarit Meta me dy negociatorët e BE-së, David McAllister e Knut Fleckenstein. Në fokus të bisedimeve midis tyre siç është bërë e ditur edhe më parë do të jetë zgjidhja e ngërçit dhe diskutimi i mundësive për daljen nga kriza politike që ndodhet vendi, që pas futjes së PD në çadër.

Takimi mes tyre po zhvillohet tek Kryesia e Kuvendit dhe ka nisur në orën 15:00. Në këtë takim Kryeministri Rama shoqërohet nga kreu i grupit parlametar të PS-së Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla.

Pas takimit me Ramën dhe Metën, zyrtari i PPE, David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein do të takohen me Bashën.

 

2 komente në “Ngërçi politik pas futjes së PD në çadër/ Rama dhe Meta nisin negociatat me zyrtarin e PPE”

  1. Petrit Shkembi says:

    Bobobo do na çaj trapin prap luloqja menjefjale…
    Se sot kishte vene njerin qe i thote vetes deputet, thoshte pse Flenkestein se esht i Sorosit. Të huajt duhet te takojne Luloqen para, pastaj kryetaret e Qeverise dhe Kuvendit!

    Keta jane jo kova, por legena…

    Burgut nuk i shpetojne dot as Bashka, as Salehu, Shkerdheni, Kargita etj

    Dhe me e bukra; e kane hak…

  2. Lida Al says:

    Ky nuk quhet shkarkim, po transferim ne nje detyre tjeter, levizje brenda nje ministrie, aparati drejtues, drejtorie etj. Nuk eshte lajm i bujshem, pervecse titullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje