Një bisedë e pabotuar mes Kadri Roshit dhe Luftar Pajës: Kadri Roshi sot do thoshte “Eja më puth në prapanicë, o Sali…”

25 Prill 2017, 11:14Kulturë TEMA

Gazetari Xhevdet Shehu ka sjellë një bisedë të pabotuar më parë mes dy aktorëve të mëdhenj, Kadri Roshi dhe Luftar Paja, në një drekë ku ai ishte present bashkë me dy aktorët.

Këtë bisedë, gazetari Shehu e ka botuar në gazetën Dita si replikë pë rata që kanë hapur debatin për ndalimin e filmave shqiptarë të prodhuar gjatë kohës së komunizmit.

Ja se çfarë shkruan Shehu, për atë drekë:

“Ishte viti 2003. Mesi i janarit ka qenë. Po haja një drekë krejtësisht të zakonshme në një nga lokalet më modestë të Tiranës të asaj kohe. Lokali ishte diku nja pesëdhjetë metra prapa Ministrisë së Arsimit dhe më ka mbetur në mendje emri i të zotit të lokalit pasi e frekuentonim herë pas here. I thërrisnim Diu (mund ta quanin Hamdi, nuk jam i sigurt). Kadriu dhe Luftari ishin klientë të shpeshtë aty.

E vetmja tavolinë e lirë ishte një thuajse në mesin e sallës dhe ne pa asnjë pretendim u ulëm aty.

I zoti i lokalit, pra Diu, e dinte paraprakisht menynë. Ca bërxolla, një sallatë e… natyrisht nga një gotë raki.

Pavarësisht se dy artistët e mëdhenj i kisha miq dhe njihesha prej kohësh, këtë radhë doja që ata të bisedonin vetëm për artin që kishin bërë e për rolet e luajtura nëpër filma e në teatër. Pastaj bëra të heshturin, doja të ndiqja me vëmendje bashkëbisedimin mes tyre. Një bisedë mes artistësh nuk mund të jetë ndryshe, veçse artistike, edhe kur flitet për punë politike. Artistët janë shumë të çuditshëm. Janë magjistarë në njëfarë mënyre. Seç kanë një magji që të shkëputin nga e rëndomtja dhe të ngrenë në ca lartësi të panjohura të një bote që ëndërrojmë.

E tillë ishte biseda e asaj dite. U kujtuan episode nga filmat që dy artistët e shquar kishin realizuar në vite. Natyrisht, kujtoheshin prapaskenat e filmave, jo ato skena që i kanë parë të gjithë në ekran. Dhe ato mizanskenat apo episodet që nuk përfshihen në film, janë po aq interesante sa dhe vetë filmi.

Fillimisht dy artistët kujtuan filmin “Këshilltarët”. Ai film, si vepër artistike që është, përgjithëson ngjarjen e dhimbshme të pushkatimit të dhjetë këshilltarëve të Hekalit tim në vitin 1943, por edhe të 45 këshilltarëve të këshillave antifashiste në gjithë Mallakastrën që u vranë brenda rreth një muaji. Kadriu në atë film luan në mënyrë të shkëlqyer rolin e kryetarit të këshillit (Islam Sadikut), ndërsa Luftari është në krah të tij dhe në momentin e pushkatimit, ia merr këngës:

Ti o popull, lamtumirë,

Me një Shqipëri të lirë!..

E, në atë klubin e Diut, Luftari u ngrit e i puthi dorën Kadriut.

Tha Luftari:

“Ta puth dorën, o Kadri, se me atë film më duket se kam shlyer një borxh të madh. Këshilltarët e Hekalit u vranë në Gorishovën time. Pse të vriteshin aty? Gjithnjë më ka munduar ky peng. Këshilltarët i vranë ballistët dhe gjermanët, po sot, pas kaq vitesh na dalin ca lapangjozë e na thonë se janë vrarë për hasmëri… Po filmi ku ti luan rolin e kryetarit të këshillit, tregon të vërtetën e madhe… Ja pse të jam mirënjohës, o Kadri…”

“Faleminderit”, tha Kadriu. Pastaj kujtoi rolin e Luftarit te “Gjeneral Gramafoni”. E ke qarë, i tha. U ngrit Kadriu dhe i puthi dorën Luftarit.

Mandej Luftari kujtoi rolin e Kadriut tek “Arturo Ui”. Sa shumë të urrej në atë rol për personazhin që luan, aq edhe të dua te personazhi i Ezopit te “Dhelpra dhe rrushtë”. Dhe u përkul mbi tavolinë dhe i puthi dorën mikut tij artist.

Pastaj, Kadriu kujtoi “Udhën e shkronjave”. Ah, more hanxhi, sa mirë i ke ditur ato punët e verës së holluar më ujë. U ngrit e i puthi dorën Luftarit.

U bënë dy me dy, thashë më vete. Kaq mjafton mendova. Kur fap, Luftari i kujton filmin “Ballë për ballë”.

– Një rol episodik kisha në atë film, tha Kadriu. Nuk është ndonjë gjë e madhe…

– Mirë, mirë, por filmi ishte një vepër e madhe për një ngjarje të madhe që ka ngelur në histori, i tha Luftari dhe fap u ngrit e i puthi dorën Kadriut.

“Tre me dy”, numërova unë me vete.

Pasi kthyem nga një gotë, Kadriu e mori sërish fjalën dhe kujtoi personazhin e Çobo Rrapushit që e ka përjetësuar në mënyrë të shkëlqyer Luftari në atë komedinë e shkruar nga Pëllumb Kulla mbi motivet e një tregimi të Shefqet Musarait.

U ngrit Kadriu dhe deshi t’i puthte dorën Luftarit…

“Stop!” Thuajse bërtiti Luftari në mënyrën e tij gjysmë arrogante. “Ti je artist më i madh se unë ndaj dhe ta putha dorën tri herë se je artist më i madh se unë. Ti ma puthe dorën dy herë. Kaq mjafton…. Se po të filloj ne t’i numëroj unë rolet e tua s’do kishim të mbaruar o Plaku Mere… Për shembull, kujdestari tek “Lulëkuqet mbi mure”…

… Më ka pjellë belaja me atë film, kujtoi Kadriu. Ka plot njerëz që më kanë urryer për atë rolin e kujdestarit. E mban mend kur ishim me xhirime në Berat e po ktheheshim të lodhur në hotel. Verë ishte, zheg. Një autobot freskonte rrugët. Unë isha në mes të rrugës kur shoferi nxori kokën nga dritarja e më tha “Mos lëviz” e sa hap e mbyll sytë më lëshon me furi ujin e më bëri qull nga koka te këmbët. “Po ça të kam bërë, u njeri?”, e pyeta unë i zgërlaqur. “Kriminel! Ti je kriminel! Ti e vrave atë jetimin, atë djalin e shkretë Sulo te filmi…”. U ula në gjunjë dhe e falënderova me gjithë zemër, sikur të kisha njëmijë spektatorë përpara….

Ra një heshtje për momentin dhe ne vazhduam të konsumonim ato që kishim përpara. Në këtë moment, ngrihet një klient krejt i panjohur nga një tavolinë aty pranë dhe, gjysmë i përlotur, vjen në tavolinën tonë dhe i puth me dashuri dy artistët në ballë.

“Të më falni”, tha. “Nuk më njihni dhe as kini pse të më njihni. Jam një qytetar krejt i zakonshëm që pëlqej dhe i dua shumë filmat tuaj, që u gjenda rastësisht në këtë lokal. Por, kur pashë dy artistë të mëdhenj që i puthin dorën njëri-tjetrit, u preka shumë…. Të më falni edhe njëherë…. Ah, sikur politikanët tanë t’u ngjanin sadopak juve!”

Pashë se edhe dy artistët që kisha në tavolinë u mallëngjyen nga ai gjest i atij qytetari që nuk ia mësuam emrin asnjëherë.

E kujtova këtë takim të paharruar ditët e fundit me Luftar Pajën: “Po, kështu ka ndodhur. Eh sa kujtime kam me atë njeri…”

E ndërpreva Luftarin dhe e pyeta se si do të reagonte Kadri Roshi po të ishte gjallë dhe të dëgjonte këtë debatin për ndalimin e filmave të prodhuar në kohën e socializmit. Luftari u mendua pak dhe tha:

-Si do të reagonte Kadriu? Ja ta them unë. Do të thoshte pa e vrarë mendjen fare si tek roli që luan në filmin “I teti në bronx”: “Eja më puth në prapanicë o Sali, që ta kem kujtim në botën tjetër…”.

E kishte llafin për Sali Protopapën, jo për ndonjë Sali tjetër, sikurse mund t’i shkojë mendja ndonjërit.

11 komente në “Një bisedë e pabotuar mes Kadri Roshit dhe Luftar Pajës: Kadri Roshi sot do thoshte “Eja më puth në prapanicë, o Sali…””

  1. lani says:

    s’u be qameti dhe po e mendoi njeri dhe ngaterroi S.Protopapen me sali levozhgen,qe na ka mbetur ne dere o Xhedtet.Kjo thenie eshte perfekte.

  2. Pali (jo shen) says:

    Thuaj sa te duash e ka per ate te dikurshmin por ajo mbetet thenje aktuale sot e kesaj dite.

    1. 173 says:

      pordh me rigon..lufkar paja artisti modh hahahaha

  3. Roland says:

    Qesha me lot………brilant , asgje me teper

  4. coli says:

    Ik o Luftar, sta kemi borxh leximin…skece si hapi syte e zese moj ke luajtur….

    1. Lugati says:

      o gazetear karrr4rrrrrr….e para kadri roshi osht artisti modh pa dyshim..po mos e perzi me kte pabuksin..pijanec..mashtrus..morracak. luftar paja ..sa per frazen ae di si ke msu o gazetar.. si puna enver hoxhes..nuk mkyjtohet emri kysh viq..dhe e di ca nxorri ppsh .trroje partia desh me thone se une kom maru..ene puna jote . desh me thone kadri roshi po nuk e tha..si tja bojme tashi???!!!!

  5. Merqez Gorishova says:

    Pa na thuaj se ke kishin vrare ata keshilltaret e hekalit me pare o shoku luftar, pse nuk e con deri ne fund te verteten por vazhdon lexon veprat e enverit bashke me shokun kadri qe bertiste parti Enver jemi gati kurdohere ne 92

  6. Petrit says:

    Kadri Roshi ka qene vertete nje aktor i madh
    Luftar Paja ???????
    Me mire te kishe inskenuar dike tjeter

  7. Meri says:

    O Merqez, nga emri e nga cfare shkruan , shko merr ca derra bej mish te shesesh andej nga mehalla ku je. Aktoret e mdhenj si Kadroi Roshi e Luftar Paja nuk i gjikon do ty. Shko bej ate qe thot Saliu ne film nje te puthur Luftarit atje e di Ti………

  8. Vlore says:

    Shpifje pas vdekjes! Turp!

  9. D says:

    Pijanece ordinere apo sajesa te ketij gazetarit enverist?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje