Një sqarim i shkurtër për Shkëlzen Berishën

Nga Carlo Bollino

Zoti Shkëlzen Berisha,

Ndryshe nga shumë media online që janë haptazi pranë jush (si psh Syri.net, i cili sot menjëherë publikoi reagimin tuaj kundër meje ne Facebook, pa publikuar asnjëherë analizën time për ju), Shqiptarja.com është një shoqëri e regjistruar në mënyrë të rregullt në QKB, Drejtorinë e Tatimeve dhe atë të Sigurimeve Shoqërore dhe paguan taksa e sigurime shoqërore që nga dita e parë e themelimit të saj. Sikurse mund ta verifikoni lehtësisht, gruaja ime, Alba Malltezi, është një nga pronarët dhe kjo ju shpjegon, pa asnjë mister, arsyen e interesimit tim.

Arsyeja e dytë e reagimit tim është se, ndryshe nga zëdhënësit tuaj, unë punoj si gazetar prej 35 vitesh dhe gjithnjë në karrierën time (e cila nuk ka filluar në Shqipëri) kam luftuar arrogancën e pushtetit dhe jam ndeshur me kërcënimet me censurë e arrestime ndaj kolegëve, nga cilado anë të vinin ato. Ju kërkoni arrestimin e pesë kolegëve të mi, gjë që nuk ndodhte qysh nga koha kur babai tuaj urdhëronte arrestimin e gazetarëve të “Koha Jonë” dhe kur unë dëbohesha nga vendi nga babai tuaj si “persona non grata”, dhe besoni se sot do të rrija në heshtje?

Citova babain tuaj në analizën time, pasi keni qenë ju ai që e ka përmendur atë në padinë penale kunder 5 gazetare te Shqiptraja.com, duke përdorur pikërisht emrin dhe rolin e babait tuaj si një rrethanë rënduese për shpifjen e pretenduar. Kur të paraqiteni para trupit gjykues pa përdorur babain si mburojë, nuk do ta jem unë ai që do ta përmend.

E kuptoj sikletin tuaj tani, kur duhet të justifikoni kërkesën e arrestimit të pesë gazetarëve të Shqiptarja.com për “shpifje”, duke patur parasysh se përfaqësoni një parti, e cila e ka bërë si flamur të vetin (fals) lirinë e shtypit, ndërkohë që babai tuaj, prej të paktën 20 vitesh, e përdor shpifjen pa pikë turpi për të trembur gazetarët. Dhe e kuptoj sikletin tuaj kur akuzoni pesë gazetarët e Shqiptarja.com se “nuk i kanë provat për akuzat e tyre”, ndërkohë që babai juaj, jo vetëm që nuk ka sjellë ndonjëherë ndonjë provë të vetme për akuzat e tij kundër gazetarëve, por përdor si dëshmitar të shpifjeve të veta një anonim, të quajtur “qytetari dixhital”, të cilit i ve në gojë gjithshka që i duhet për të hedhur baltë dhe për të kërcënuar mijëra vetë.

Pavarësisht nga ky ‘background’ familjar, që duhej t’ju bënte më të kujdesshëm kur përdorni fjalën “e vërteta”, duhet t’ju them se gazetarët e Shqiptarja.com nuk kanë gënjyer kurrë dhe as kanë prodhuar në mënyrë artificiale asnjë shpifje, as kundër jush. Kanë botuar vetëm një dokument, të administruar nga ana e Komisionit parlamentar Hetimor mbi skandalin e CEZ-it, që iu është vënë në dispozicion, pa patur nevojë të ngrinit asnjë padi. Por edhe për këtë ju gënjeni.

Në fakt, më datë 27 mars 2017, avokati tuaj Besnik Çerekja ka marrë me postë nga Shqiptarja.com kopjen e dokumentit-provë, sikurse e ka kërkuar, ndërkohë, megjithatë, padia kundër pesë gazetarëve të Shqiptarja.com u regjistrua në Gjykatë në prill 2017. Përse e keni fshehur në përgjigjen tuaj sot këtë detaj themelor? Pse, pikërisht ashtu siç bën edhe babai tuaj, për të afirmuar arsyet tuaja, detyroheni të gënjeni?

Në realitet, veprimi juaj ka qenë një veprim politik i paramenduar: keni nënshkruar një prokurë për avokatin për të ngritur padi me kërkesë për arrestim, më datë 26 janar 2017, shumë kohë para se të dilnin artikujt që vini në diskutim, të cilët u botuan më 17 dhe 18 shkurt. Pra, e kishit dhënë urdhërin për të na goditur, po prisnit vetëm rastin.

Duhet të jetë edhe kjo një mani familjare: edhe ju përdorni epitete ndaj njerëzve të ndryshëm pa treguar as respektin minimal, ose pa kuptuar aspak kuptimin e tyre të vërtetë. Kështu, e mbyllni letrën tuaj duke afirmuar se “mentaliteti juaj, më shumë se me të gazetarit, ngjason me të mafiozit”. Po bëhen pikërisht 20 vjet që edhe babai juaj më përkufizon si “mafioz”, si “të lidhur me Sacra Corona Unita-n” dhe të tjera shpifje të këtij lloji.

Për këtë, tre muaj më parë, unë kam ngritur një padi për shpifje ndaj babait tuaj: kam hapur një proces civil dhe nuk kam kërkuar arrest, siç po bëni ju me pesë kolegët e mi. Dëshiroj thjesht që, pas 20 vjetësh, të jetë një gjykatë shqiptare ajo që të vendosë qe babai juaj gënjen.

Por, në mënyrë kurioze, procesi vazhdon të hiqet zvarrë, sepse babai juaj bën çmos për të mos u paraqitur në gjyq dhe kërkon shtyrje pas shtyrjesh, për arsyen e thjeshtë se nuk ka asnjë provë që ta nxjerrë për të provuar akuzat e tij. Nuk është çudi fakti që ju i injoroni provat të cilat ua kemi vënë në dispozicion, ndërkohë që babai juaj nuk ka asnjë të vetme për të na i treguar? Kështu që pyes veten a mos vallë ju kërkoni arrestimin e kolegëve të mi pikërisht për t’u hakmarrë ndaj asaj padie kundër babait tuaj? Dhe, ndoshta, sjellja prej mafiozi të vertetë është pikërisht ajo juaja?

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Një sqarim i shkurtër për Shkëlzen Berishën”

  1. Valentyn says:

    Po po tani kohet e fundit shume honorare ke marre nga qeveria zot rote ,,,,,
    Sme interson shkelzeni e sala por dhe ju sjeni me ai qe keni qene keni ngrene supe te prishur mero…

  2. Luan says:

    Ky mafioz i vogel malok ka femije dhe ne vend qe te mendoje per tr ardhmen e tyre zhytet gjithmone e me teper ne llum.
    Pordhet e malokut qe boton foto playboy me nje kurve pa tru do ti shohim mire ne gjygj perpara atyre nenave qe ju ka vdekur femijet ne Gerdec.
    Mallkimi i nenave qe ju morre femijet mor ditezi kane per te ndjekur brez pas brezi. Do te shohim pordhet dhe arrogancen tende ne te ardhmen.
    As pjella jote ska per te te hedhur syte nje dite mor gomar me zile qe do e pmarresh nje mesim te mire qe te mos shkoje me mendja me pozuar me breke.

  3. Fshatari says:

    Shkelzeni mafioz? Jooooo Shkerdheni eshte kurve aromatike

  4. Arber Iliri says:

    O Carlo po pse merresh kot me gjela pa lesh ky eshte zog i rritur me hormone, lere se keta qe nuk jane burra ne adoleshence e marrin hormone kane probleme mendore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *