Partizani, Hoxha: Për herë të parë luajmë një derbi me një diferencë prej 30 pikësh

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha, është shprehur se fitorja e të kuqve këtë fundjavë kundër Teutës si dhe zhbllokimi i sulmuesve është një sinjal mjaft i mirë në prag të përballjes kundër Tiranës.

“Sigurisht që fitorja me goleadë me Teutën na gëzon , pasi e mira është që në këtë pjesë të fundit të sezonit sulmuesit të jenë në formë , ndaj zhbllokimi i tyre është në të mirë të skuadrës. Tashmë duhet të mos gabojmë në 6 finalet e mbetura”

Në një prononcim për “Panorama Sport”, kapiteni i të kuqve u shpreh se synimi i vetëm i ekipit në sfidën e së premtes ndaj bardhebluve do të jetë marrja e tre pikëve.

Tirana rezervoi disa lojtarë në Kukës për ti patur të gatshëm për derbin. Ju si kapiten i Partizanit , si e shikoni këtë lëvizje të bardhebluve?


‘’Nuk di çfarë të them për këtë gjë ,do ta tregojë fusha e lojës. Për këtë ndeshje di të them që ne do të jemi të përgatitur dhe shpresoj që të rregjistrojmë një tjetër rezultat pozitiv ndaj Tiranës.’’

Derbet në këto sezonet e fundit kanë rezultuar si ndeshje të radhës për Partizanin , pasi keni 12 takime pa humbje . Mendoni se do të jetë i tillë edhe dueli i së premtes?

“Ne kemi ecurinë tonë në kampionat , nuk duhet të shikojmë se kë kemi përpara. Normalisht që derbi ka specifikat e tij, megjithatë ne na duhet në të gjitha ndeshjet vetëm 3 pikëshi deri në fund të kampionatit. Pra nuk shikojmë se kemi derbi , apo “X” apo “Y” skuadër përballë.’’

Keni përjetuar ndonjëherë derbi ku dy skuadrat kanë diferencë 30 pikëshe njëra me tjetrën , në këtë rast Partizani 62 pikë, Tirana 32 ?
“Kjo është hera e parë që ndodh me mua .Megjithatë derbi gjithmonë ka qenë i bukur dhe i paparashikueshëm. Ka pasur moment ku pozicionet e skaudrave në renditje , nuk kanë ndikuar fare në derbi , pasi në të tilla ndeshje motivimi vjen vetvetiu . Derbi tani luhet edhe për tifozët dhe për kryeqytetin”

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *