Pasanikët e Europës fituan miliardat pas votës në Francë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pasuria e më të pasurve të Europës u rrit me 27.5 miliardë dollarë pas rrezikut të zgjedhjes së kandidaturës së ekstremit të djathtë.

Çmimi i aksioneve në të gjithë Europën kontinentale u rrit pas votimit në raundin e parë të zgjedhjeve që përcaktoi garën finale midis kandidatit të qendrës Macron dhe kandidates së ekstremit të djathë Marine Le Pen.

Bloomberg, i cili gjurmon pasurinë e miliarderëve, tha se pasanikët europianë e rritën totalin e pasurisë së tyre me 2.6% si rezultat i zgjedhjeve.

Miliarderi spanjoll Amancio Ortega, pronar i Zara-s, realizoi të ardhurat më të mëdha gjatë ditës, me pasuri neto 2.7 miliardë dollarë duke u renditur kështu personi i dytë më i pasur në botë.

Macron-i pritet të fitojë gjerësisht zgjedhjet në raundit e dytë dhe është kandidati më favorit në tregjet financiare, duke marrë parasysh se zgjedhja e tij do të mbajë Francën në Eurozonë dhe do të forcojë angazhimin e vendit në Bashkimin Europian.

Euro shënoi nivelin më të lartë të këmbimit në pesë muaj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *