“Shqiptarët e mjerë presin që Europa të vijë sot a nesër t’i shpëtojë…”

25 Prill 2017, 19:56Politika TEMA

Më poshtë një përbledhje e thënieve të Faik Konicsë, për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri!

Shqiptarët e mjerë presin që Evropa të vijë sot a nesër t’i shpëtojë. Është nevojë të themi, të bërtasim të vërtetën: Evropa shqiptarët i ka për të egër e për të humbur… Le të themi pra të vërtetën, gjithnjë të vërtetën… të përpiqemi t’i fryjmë popullit tonë pak jetë e pak guxim.

Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit.

Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot.

Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten. Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla [dokrra], ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme… Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Valiu! trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie.

Populli është i duruar, po gjer në një pikë: e kur kupton dhe e zë zenga, tërbimi i tij bën çudira të shëmtuara.

Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.

Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo letrare, qoftë me bizantinët, qoftë me turqit. Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm.

Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen.

Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të qelbur ergjent [të holla], shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes? Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj.(Bota.al)

14 komente në ““Shqiptarët e mjerë presin që Europa të vijë sot a nesër t’i shpëtojë…””

  1. Flamuri says:

    Dhe ne skemi levizur nga vendi edhe pas 100 vjetesh

  2. Shpati says:

    Aktuale dhe sot i madhi Konica.

  3. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    sa keq me qen ………..korrak,nder shekuj vec i urryer!c’ti besh,Zoti nuk i beri te gjithe njelloj………………

    1. albaniafirst says:

      turkobythos, e paske nderruar prap emrin? Shko te hash ndonje pjate supe tek Omonia e mos u merr me shqipot se ju zvarraniket e Greqise zvarranike keni qene dhe do mbeteni, pa shqiponjave si gjithmone ju rruani tocin. Kemi c’kemi ne me njeri tjetrin, s’eshte puna jote. Juve ju kemi vene gjithmone ne rresht dhe perseri do ju veme.

  4. tropojani c100 says:

    teper i madh Konica edhe sot pas kaq vitesh siç ka thene ai jane me vlere mendimet e tija per ne shqiptaret sot e 100 vjet….

  5. Plaku Xhuxhumaku says:

    Konica eshte nga shqiptaret e rralle te mencur, tjetri eshte Edvin Pallhane Rama dhe pas tij Sali Rahmet Berisha.

  6. fizioterapisti i trunit says:

    opo ky sikur esht gazetar I pavarur I diteve te sotme.
    ky duhet zgjedh deputet nderi ne parlament dhe deputetet duhet vetem te lexojn fjalet e ktij qe I ka then nje shekull me pare..
    aman,komb te q*re I cilson shqiptaret. tamam. edhe athere edhe sot njesoj. q*hen ne myth per lek.
    q*hu shqiptar ne bythe q*hu,
    me hajdar ne myth ti shtrihu,
    dhe mos besoni ke atdhetarija
    feja e shqiptarit eshte bythqimnija!

  7. Shqiptar says:

    FIKS,NA MBYTEN KRIMINELET e HAJDUTET,INTRIGANTET e. ZILIQARET

  8. Na bashkoj kenga popullore says:

    i madhi Zoti Konica e thekson se problemi nuk eshte individi por Shqiptaret,per fatin e keq,prandaj mos te merremi me karapitikun(individin)por me njeri tjetrin

  9. j says:

    Ky eshtë intelektual që bën analiza që vërtetohen nga shekujt,
    Jo këta palo-intelektualët e sotëm që lehin pro atij që paguan më mirë.

  10. BB says:

    Ti xhuxhumak, Edi eshte cun Tirone e i kulturuar, eshte i vetmi qe do ti jape fund dinastive ne Shqiperi, ka popullin dhe te drejten qe i jep Ligji themelor i Shtetit , me vehte. Do beje ate qe Noli se beri dot perballe bajraqeve mesjetare dhe intrigave . Mjaft me.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Edhe une o B(ythe) B(ute) nuk e kam share Edin, perkundrazi e kam quajtur Pallhane. Me fal qe nuk kam vene ne dukje faktin qe eshte çun Tirone, qe perdoret si pune maskimi per çun Blloku dhe qe do te thote se shume shpejt do te kemi nje Bllok te Ri, mu ne mes te TirOnes.

  11. Xhufi says:

    I MADH Konica, por… kujt i thua…???!!! Një popull që s’di të lexojë, por vetëm i pëlqejnë “përrallat” për “lavdinë” (?!) e tij dhe bythëlëpirja për “të shijuar pordhët” e të fortëve…të cilët vazhdimisht do “ta shpëtojnë” dhe vazhdimisht … mbetet në batak…! Kjo është e gjithë “historia e tij e lavdishme”… të cilën asnjëherë nuk e ka shkruar vetë për dy arsye: E para, sepse nuk ka patur histori dhe e dyta sepse nuk ka patur shkrim e këndim…(?!)

  12. ILIRIA E BASHKUAR says:

    PSE THEMI GJITHMONE SA KEQ ? PO NGA KUSH KEMI KEQ ?
    PSE THEMI SHPESHE SE “MEROTONI QEVERINE QE KENI APO QE ZGJIDHNI”
    PRA, PARA SE TE THEMI SA KEQ NE AJER DO TE ISHTE ME MIRE TE THEMI SA KEQ QE UNE NUK BERA DICKA ME TE MIRE PER VEHTE DHE PER VENDIN.
    NE NUK DIME TE ZGJEDHIM DHE TE BEJME DIFERENCE.
    NUK JAME KUNDER OPOZITES POR KUSH E PERKRAH ATE KA HUMBUR MENT E KOKES SE ATO QE KERKONE AJO JANE VETE CMENDURI DHE KEQESI PER VENDIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje